Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datė 12 Janar 2007 - 22:08:

shkaqet e aborteve

Cod. A12012007

deshtimet mund te ndodhin si pasoje e nje demi nga nena ose e nje demi te brendshem tek femija.
demtime nga jashte mund te jene aksidentet qe mund te cojne ne trauma direkte mbi zonen ku qendron fetusi dhe te shkaktoje hemoragji qe mund te cojne brenda pak kohesh ne nje vdekje te fetusit si dhe vendosje ne rrezik te jetes se nenes se tij.
mund te ndodhe ne raste hemoragjish te nenes per arsye te ndryshme si psh koagulopati.
ka raste qe mund te provokohet me ane te teknikave te ndryshme (kjo me deshire te nenes).ky, me shume, eshte rasti i atyre qe kane mbetur shtatzene "gabimisht".
po ashtu mund te kemi abort spontan kur femija ka vdekur ne uterus dhe nxirret ne menyre spontane.vdekja mund te vije per pasoja te ndryshme: kam lexuar per raste qe femijes i perdrydhet kordoni ombelikal (ai qe lidh kerthizen e femijes me placenten) rreth trupit ose qafes dhe con ne nje hipoksi dhe mund te coje ne vdekjen e femijes ne uterus. mundesi tjeter mund te jene probleme me kordonin ombelikal vete nese ky peson nje ngushtim ose bllokim qe do te conte ne nje ulje te qarkullimit te gjakut (dhe hipoksi) si dhe nje mbledhje te materialeve qe fetusi normalisht ja kalon nenes per ti hequr.

tek vdekjet spontane te femijeve (qe shoqerohen me abortin spontan),mund te permend rastet e nje mosrritjeje normale te trurit (ne pergjithsi jane te nje grade shume te avancuar keto raste.ka raste qe jane nenat ato qe kerkojne abortin kur shohin nje grade te avancuar te nje semundje neurologjike tek femija.me ka qelluar nje autopsi e nje femije te abortuar qe e kishte deshtuar nena per nje arsye te tille) ose te organeve si zemra qe cojne shume ne nje vdekje te fetusit.

dhe ne fund,ashtu si edhe ne shume semundje te tjera,ka gjithmone raste qe nuk kuptohet se nga se mund ti ndodhe vdekja.

keto di une si arsye...nuk di me saktesi se sa eshte ne gjendje nje abuzim substancash qe te shkaktoje abort (probleme neurologjike dihet qe le tek femija por nuk di se sa eshte % per abortet)...

nese dikush mund te shtoje me teper eshte i lutur ta beje...


  Gjithsej 128 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.