Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parė ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datė 08 Shkurt 2007 - 23:29:

Smile foto 3: lidhur me nje kordon

Cod. A09022007

U bene 6 jave qe nga fekondimi dhe embrioni tani qendron ne ate leng amniotik qe e mbron. Eshte i lidhur me placenten me ane te nje kordoni qe quhet kordoni ombelikal (shpresoj qe te jete i njejti term ne shqip) dhe me ane te tij merr oksigjenin dhe te gjithe ushqimet qe i nevojiten per te zhvilluar,si dhe largon anidridin e karbonit dhe mbetjet e metabolizmit te vet. Placenta i lejon kalimin e molekulave te vogla por nuk lejon qe te kalojne ato me te medhate sic jane ato te gjakut,dhe kjo gje eshte themelore per mbrojtjen e embrionit. Kjo gje mund te kuptohet me mire nese mendojme rastin e nje femije qe ka grupin e gjakut ndryshe nga nena e vet . Nese nuk do te ishte kjo mbrojtje do kishim nje aktivizim te sistemit imunitar te nenes qe do ta konsideronte si dicka "te huaj" per organizmin e vet. Ne kete moment embrioni eshte nga 13 deri ne 22 milimetra i gjate. Eshte koha qe fillojne te formohen edhe gishtat e duarve dhe te kembeve...ju kujtohet procesi?Nje proces i autoprogramuar vdekjeje qelizore qe quhej apoptoze qe ne fund do beje qe gishtat te ndahen njeri nga tjetri.

Per me teper informacione,shikoni edhe postimet:
- si eshte e mundur qe nena nuk e konsideron te huaj embrionin (Cod. A 12042006)
-disa terma qe mund te ngaterrohen(3) (Cod. A 12032005)

vazhdojme...


  Gjithsej 128 faqe: « E parė ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.