Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- nje pjese nga mendja ime... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12880)


Postuar nga NS-6 datë 15 Shtator 2007 - 23:39:

Sekreti (pjesa 1)

Ishin oret e para te mengjesit te 6 janarit 1918 dhe doktor Kotrolaň , doktorri i qytetit te Nocera Terinese-s e gjeti veten ne dhomen e ndenjes se familjes D’Aquino , me e pasura e qytetit fqinj kalabrez te San Mangos. Ulur afer tij ishte zonja D’Aquino . Ajo kishte veshur nje fustan te zi te gjate, te mbyllur ne fyt me nje kapse , me mbante koken larte , sic i shkonte nje personi te rangut te saj.
Kotrolaňn e kishin zgjuar ne mes te nates nga gjumi ne Nocera dhe e kishin sjellur me nje karroce , mes rrugeve te malit , deri ne San Mango.
“Vajza jone ka qene e semure , ju e dini .” Ai pohoi me nje tundje te kokes . Ai e dinte . Vajza e vogel 3 vjecare ishte semure prej shume muajsh me temperature, djersitje naten dhe nje paaftesi per tu rritur . Babai i saj, Doktor Gaspare D’Aquino , ishte mjeku i qytetit te San Mangos por kishte ikur ushtar dhe po i sherbente vendit te tij ne Luften e Madhe, ne Kaporeto ne frontin Austriak. Ne mungese te tij, doktoret e Altilias , Konflentit , Martiranos dhe Nocera Terisenes e benin me turne dhe kujdeseshin per njerezit e San Mangos . Kotralaň kishte qene i pari mjek qe kishte pare vajzen e vogel ne tetor 1917 kur ajo u semur per here te pare . Duke pasur frike per me te keqen, ai e kishte drejtuar zonjen ta conte femijen menjehere ne Universitetin e Napolit dhe kishte kerkuar nese burri i saj mund te thirrej nga Fronti.

Vetem ore me vone, me 24 tetor 1917, 37 divizione austro gjermane sulmuan zonen e Alpeve Italiane te mbrojtura nga 25 divizione te Armates se Dyte Italiane, duke perfshire edhe ate te doktor Gaspare D’Aquinos. Brenda 2 javesh trupat italiane ishin terhequr nga 5 provinca verilindore italiane dhe kishin pesuar humbje te medha – 10.000 te vrare , 30.000 te plagosur, 293.000 te kapur rob dhe 350 000 te humbur. Lufta dukej e humbur. Ishte folur edhe per nje dorezim te mbretit te italise Viktor Emanueli III dhe ekzistenca e Italise ishte ne loje.
“ Gjate nateve te erreta te nentorit , i dergova nje telegram burrit ne front duke i treguar qe vajza jone ishte shume e semure dhe ju luta qe te kthehej ne shtepi. Duke qene se nuk mora asnje pergjigje mendova qe mesazhi nuk kishte arritur dhe se burri im ishte nje viktime e luftes.”
Ne mungese te burrit te saj, nena e femijes e kishte sjelle vetem ne Napoli dhe pastaj ne Rome per ta vizituar tek profesoret e mjeksise. Pergjigja e tyre nuk mund te kishte qene me e tmerrshme.
“Atehere Doktor besova se isha ne ferr. Ferr , doktor i dashur , eshte kur mendon qe gjerat nuk mund te shkojne as me mire as me keq . Kotrolaň veshtronte luften e heshtur te Zonjes qe zhdukte kujtimet e saja te atyre diteve te tmerrshme. “Kur, mengjesin e dites se krishtlindjeve,Gaspare u shfaq tek dera, akoma I veshur me uniformen e tij. Me tha qe kriza ushtarake kishte marre fund dhe se armiku ishte ndalur prane lumit Piave dhe se me ne fund pushtuesit do te nxirreshin nga Italia. Me tha se ishte lejuar te largohej qe te kujdesej per bijen tone.”

Ajo buzeqeshi tani duke menduar qe nuk kishte qene nje mengjes i larget. “ Isha e gezuar qe burri ishte kthyer,sic mund ta imagjinoni,por me shume isha e gezuar per Xhanen . Ju e dini,ajo ishte nje vajze aq e zgjuar…”
Ishte , mendoi Kotrolaň, duke kuptuar. Atehere , kishte mbaruar,me ne fund. Ja pse ai ishte aty.
“… edhe pse isha munduar ta fshihja semundjen prej saj duke mbajtur seriozitetin , ajo kishte kuptuar cdo gje. U ndjeva e pafuqishme. Ajo nuk do te me linte te flisja me te . Vajza ime e vogel ishte e pashprese dhe nuk kishte asgje qe mund ti thoja per ta qetesuar” tha ajo , duke fshire syte e saj me nje shami.
“Por Gaspare,” tha ajo ,“e dija qe ai do te gjente nje menyre.” Ajo shikoi direkt Kotrolaňn. “Ai eshte nje mjek i pervetshem.”

vazhdon...


  Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.