Forumi Horizont Gjithsej 77 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)


Postuar nga shelgu datė 19 Maj 2010 - 12:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha AmonAmarth
.. lene fare .......... ketij muhabeti nuk di nga t'ia nisesh ............. ne ate vend cdo gje eshte per se mbrapshti .....................


Pikerisht kjo ndjenje te kaplon, sa here perpiqesh te analizosh femomenet shqiptare dhe jo vetem ne fushen e mjeksise.
Megjithate, edhe pse hyjne studente qe nuk e meritojne, prape atje, gjate viteve te fakultetit, fillojne skartimet dhe shtresezimet. Lufta e te aftit me te paaftin eshte kontradikte zhvillimi. Struktura e demtuar socialo-ekonomike ndihmon kaosin, por progresi eshte i pandalshem. I afti natyrisht qe do dale ne linjat e para. Jo te gjithe mund te mbarojne me nivele te larta. Profesori, te paaftit mund t'i jape nje note kaluese, ose mund t'i ngrere nje note, por as qe duhet menduar se do t'i japoe noten maksimale.
Eshte gjithmone instinkti i vetembrijtjes:
"hej ky te ze neser vendin, po te marre noten e larte"

Keshtu edhe vazhdohet.

Nje aspekt.

Nje gjinekolog, ka nevoje qe te ruaje nivelin e tij, duke ndjekur te rejat mjeksore.
Eshte nje menyre qe kirurget e perdorin mjaft sot ne bote-lidhja me internet dhe ndjekja e operacioneve ne nivel universitar nepermjet lidhjeve te caktuara me universitete te ndryshme.
Kjo behet sigurisht duke u abnonuar tek kete linja dhe abonimi duhet paguar. E eshte ca i kripur, por mjeku ka mundesi qe te shohe teknika te reja operacionesh dhe mbi te gjitha qe te mbaje te ngritur nxitjen shkencore.
Sa per kuriozitet, nje abonim i tille kushton rreth 170$ ne muaj. Keto $ duhet te dalin nga diku. Normalisht mesimdhenesve ua siguron shkolla kete lidhje, por ketu behet fjale edhe per pjesen tjeter ku futen spitalet rajonale, apo spitalet e tjera te ragut te dyte, ku edhe mjekohet 90% e popullsise.


  Gjithsej 77 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.