Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 25 Qershor 2005 - 00:32:

tipi i procesit te dyfishimit dhe metoda e gjetjes

Cod. A25062005

Se pari duhet te themi qe dublikimi i ADN eshte nje proces semikonservativ. Cdo te thote kjo gje dhe si u zbulua qe eshte nje proces i tille?
Kur u mesua struktura e ADN zbuluesit e saj paten menjehere nje mendim se si mund te funksiononte procesi i dublikimit te saj. Duke pasur parasysh konceptin e komplementaritetit mendohej se njeri zinxhir mund te funksiononte si zinxhir origjinal dhe duke perdorur ate mund te formohej zinxhiri i ri. Por pyetja ketu ishte nje tjeter: kush ishte origjinali?
Mund te hidheshin menjehere 3 hipoteza:
-Njeri zinxhir vlen si kopje dhe formohet i riu nga ai,dhe ne ADN e re do te kishim nje zinxhir te vjeter dhe nje te ri (semikonservativ)
-Si kopje sherben nje copez njeri zinxhir,nje copez zinxhiri tjeter,dhe ne ADN e re do te kishim copa te reja dhe copa te vjetra.
-Ose ose qe do te sherbente si kopje helika dhe ne ADN e re do te kishim 2 zinxhire te rinj dhe asnje te vjeter(konservativ)

Si mund te vertetohej se cila nga hipetezat ishte e sakte?
Avancimi bashkohor i teknologjise se asaj kohe beri te mundur zhvillimin e teknikave me elemente radioaktive qe jepnin mundesine e lokalizimit te tyre ne brendesi te nje strukture. Atehere cfare u be?
Duke pasur parasysh qe ne strukturen e bazave qe perbenin ADN ka azot atehere u perdor azot por nje izotop radioaktiv i tij dhe me sakte N-15 qe eshte nje izotop me i rende i tij.

Duke qene se bakteriet mund te rriteshin shpejt dhe te ndaheshin shpejt,si dhe ishin qelize e vetme u zgjodhen ato si baze e eksperimentit. U rriten qeliza te Esklerikia Kolit ne ambient ku kishte N-15 dhe keshtu pas nje kohe te mire u morren bakterie qe kishin ADN te perbere nga isotopi i azotit-15 dhe u kaluan ne nje ambient qe kishte azot-14 (azot normal). Ne kete menyre u formua gjenerata e pare dhe u analizua ADN e saj. Me pas u rrit gjenerata e dyte dhe u analizua edhe ADN e kesaj e keshtu me rradhe. Analizat nxorren qe metoda semikonservative ishte ne perputhje me rezultatet e eksperimentit. Kjo u gjet duke perdorur dendesine e ADN krahasuar me nje solucion qe permbante klorur cesiumi(ky solucioni ma beri jeten malore ne provim te gjenetikes ) 6 Molar, i cili kishte nje dendesi rreth 1.7g/cm^3. ADN-ja me azot-14 kishte nje dendesi 1.710 g/cm^3 ndersa ajo me azot-15 kishte nje dendesi 1.724 g/cm^3(dmth e gjitha per te arritur qe te formonin nje pike ekuilibri pasi te kalonte ne centrifuge). Duke pasur parasysh kete gje ADN qe merrej nga qelizat centrifugohej(centrifuga eshte nje aparature qe kryen rrotullime me shpejtesi/min ne varesi te kerkesen dhe perdoret shume sidomos ne esperimentet kur kerkohet ADN nga qelizat. Psh nese kerkojme ADN nga qelizat zakoniht keto vendosen ne nje solucion qe ben te mundur plasjen e qelizes dhe pastaj me centrifuge ndan ADN nga organelet e tjera si dhe nga membranat e ndryshme)dhe shihej se ne cilen lartesi do te formohej nje ekuiliber ndermjet ADN dhe solucionit dhe aty matej densiteti(per kete ka shume detaje teknike qe ta them te drejten nuk i di dhe nuk me kane interesuar pervecse rezultati i ketij eksperimenti). Sic mund ta imagjinojme duhet te kete qene ndermjet 1.710 dhe 1.724 gje qe tregon qe ka pasur ADN nga te dy llojet e azotit. Me pas gjenerata e dyte nxorri ne dukje qe ADN ishte gjysem me azot-14 dhe gjysem me te dy llojet e azotit,e keshtu me rradhe. Perfundim i eksperimentit ishte qe dyfishimi i ADN eshte nje proces semikonservativ ku njeri zinxhir sherben si origjinal dhe i dyti formohet duke lexuar te parin dhe duke vendosur nukleotidet komplementare...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.