Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 29 Qershor 2005 - 00:14:

procesi i dyfishimit

Cod. A29062005

Duke pasur parasysh kete rezultat vazhdojme. Eksperimentet me te medha jane kryer neper bakterie dhe rezultatet jane pershtatur tek eukariotet (organizmat shumeqelizor) me disa ndryshime te vogla. Keto eksperimente treguan qe dyfishimi i ADN fillon me hapjen e helikes gje qe ndodhte ne pika te caktuara qe cuditerisht kishin shume nukleotide adenine dhe timine(ndoshta per faktin qe ndermjet tyre ka 2 lidhje hidrogjenore dhe energjia qe duhet per te hapur zinxhirin eshte me e vogel. Shif strukturen e ADN dhe funksionet e enzimave dhe ATP per ndihme). Me siper thashe qe helikasi eshte ne gjendje te hape heliken dhe ta zgjeroje ate perpara qe pas saj te vijne enzimat e tjera qe te mund te bejne punen e tyre. ADN helikazi punonte me ATP keshtu qe ajo qe supozova me siper mund te kete baza te verteta megjithse 100% nuk jam i sigurte. Te me falni per kete mungese informacioni por nuk e di. Pasi hapet zinxhiri atehere futen enzimat e tjera qe jane polimerazi,primazi,ligazi etj.

Por lindte pyetja si mund te fillohej nje zinxhir i ri ADN sepse polimerazi nuk ishte ne gjendje te bente nje gje te tille. Ne kohen kur po kerkohej zgjidhja per kete problem dihej qe ARN polimerazi ishte ne gjendje te fillonte nje zinxhir nga fillimi keshtu qe u supozua qe te ishte kjo enzime qe fillonte zinxhirin e ri te ADN gje qe u konfirmua nga te dhenat eksperimentale. ADN primazi ishte enzima qe fillonte nje zinxhir te ri ADN-je.
Zgjidhur ky problem lindte nje tjeter: ADN polimerazi ishte ne gjendje te lexonte vetem ne nje drejtim(5'->3') dhe te shtonte vetem ne nje drejtim(3'->5')(ketu duhet me rishiku edhe nje here si lexohet nje zinxhir ADN-je). Ne kete menyre njeri zinxhir zgjatej ne menyre te panderprere kurse tjetri nuk dihej akoma.

Dolen 2 japoneze dhe bene nje supozim qe zinxhiri i dyte i ADN formohej me nderprerje dhe me pas keto fragmente bashkoheshin. Bene eksperimente me isotope per ta konfirmuar kete gje. Doni ju qe kishin pasur te drejte ato japonezet . Edhe sot ato fragmente mbajne emrin e njerit prej tyre dhe i quajne fragmentet e Okazakit...
Pra zinxhiri i dyte formohej ne menyre te nderprere. Ne fillim ADN primazi shtonte nje sekuence te shkurter nukleotidesh ne nje distance te caktuar dhe me pas polimerazi shtonte ashtu sic lexonte normalisht dhe ne fund zevendesonte edhe nukleotidet e vendosura nga primazi. Lidhjen e fundit e kryente ligazi qe bashkonte 2 nukleotidet e fundit. Duhet te them si informacion shtese qe vetem ADN polimerazi I eshte ne gjendje te hiqte nukleotidet e vendosura nga primazi sepse vetem kjo enzime ka aftesine te kepuse nukleotide ne drejtimin 5'->3'. Do mundohem te gjen ndonje figure qe ti shpjegoj ne menyre permbledhese keto qe po them...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.