Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 15 Korrik 2005 - 23:57:

ndryshimet e procesit te dyfishimit mes eukarioteve dhe prokarioteve

Cod. A16072005

Pak a shume keto jane proceset qe ndodhin gjate nje dyfishimi te ADN. Do shpjegoj ne nje postim vecmas punen e nje enzime qe nuk kam permendur ne listen e enzimave te mesiperme qe eshte telomerazi e cila ka si funksion te dyfishoje pjeset anesore te kromozmeve. Iher per iher mbani mend kete gje sepse do te shpjegoj me vone me detajisht kete fakt si dhe do ta lidh me arsyet pse qelizat vdesin dhe cfare roli ka telomerazi ne kete proces(si edhe ne ate te kloneve).

Tek eukariotet ndryshojne pak menyra se si vendosen enzimat(lidhjet ndermjet tyre) si dhe struktura e enzimave por jane te njejtat faza ndodhin. Ajo qe ndodh me shume eshte dyfishimi i nukleozomeve. Duhet te kujtoj qe bakteriet nuk kane nukleozome dhe nuk e kane kete dyfishim. Fakti qe nukleozomet dyfishohen eshte e konfirmuar edhe nga nje prodhim i madh histonesh gjate fazes S megjithse pjesa me e madhe e gjerave qe do te duheshin per ndarjen formoheshin qe para se te fillonte dyfishimi. Tjeter pastaj dime qe nese nukleozomet nuk hapen nuk eshte e mundur nje aktivizim i enzimave per te punuar ne ate zone keshtu qe nuk mund te themi qe enzimat kalojne ne menyre indiferente keto nukleozome. Po ashtu eksperimente te bera me histone te markuar me izotope(forma te elementeve qe ndryshojne nga numri i grimcave ne berthame) kane treguar qe nukleozomet e rinj kishin histone te vjeter dhe te rinj.

Me kete pak a shume mund te them qe dyfishimi i ADN eshte i mbaruar.

Por mund te shtoj edhe dicka te lezetshme ketu qe secilit mund ti linde si pyetje sepse ka lidhje me kete pjese qe po shpjegoj: si behet sekuencimi i ADN? Si arrijne psh ato te CSI qe me nje pike gjaku ose me nje gje te vogel te zbulojne sekuencen e ADN? Ketu jane dy metodat qe perdoren me shume. E para eshte metoda baze e perdorur neper laboratore per analizat citogjenetike si dhe per diagnozen e semundjeve gjenetike kur kerkohet prezenca e nje gjeni ose nje mutacion i tij kurse e dyta eshte nje konseguence e se pares dhe te lejon te shofesh ADN si nje liber para. Po flasim per PCR(polymerise chain reaction) dhe sekuncimin e ADN-s. Mos u trembni nga konceptet sepse do ti them se cfare jane (do shpjegoj metoden qe duket pak si e vjeter por qe eshte ideja baze per ato te rejat.me kalimin e kohes do them edhe se cilat jane ato te rejat)

Po ashtu kam harruar edhe te hap nje pike tjeter te dyfishimit te ADN:
Si eshte e mundur qe nuk ka gabime te shpeshta ne sekuencimin e ADN? Cilet mekanizma e ndalojne pasjen e gabimeve ne kete proces dhe cfare roli kane ne pergjithsi. Keto do vijojne ne vazhdim.
Nese nuk shkruaj me tani ne korrik ne shtator. Sidoqofte para se te iki me pushime do tu jap nje liste te atyre qe do jene te rejat e ardhshme ne kete teme duke filluar nga shtatori...

p.s nese keni ndonje kritike ose do korregjoni ndonje gje ose te shtoni ndonje gje bejeni!!!


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.