Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 08 Shtator 2005 - 23:45:

koncepti i riparimit te ADN(2)

Cod. A09092005

ndoshta tek postimi i kaluar e kam bere pak lemsh shpjegimin qe kam bere keshtu qe po mundohem te shpjegohem edhe nje here me qarte...aty del ne pah qe mund te kete lidhje Adenine me Citozine si dhe lidhje Guanine me Timine megjithse keto mund te jene te rralla.ne disa raste nuk eshte faji i enzimes pse ndodhin keto lloj lidhjesh sepse ka raste qe vete nukleotidet pesojne ndryshime ne rete e elektroneve qe ndajne elementet ne brendesi te tyrekjo eshte nje karakteristike qe e kane quajtur trasformacione tautomerizmi...ne figuren qe po postoj shihni se si ndryshojne lidhjet dyfishore dhe kjo gje con ne formimin e disa rasteve qe lidhjet nuk jane sic ndodhin normalisht dhe bejne qe citozina te beje 2 lidhje hidrogjenore me adenine dhe timina te kthehet me 3 lidhje hidrogjenore me guaninen(tek figura kam treguar vetem format dhe nuk kam bere skemen sepse nuk kishte mo vend )...pra kemi nje lidhje gabim qe ne disa raste njihet nga enzima dhe kjo mund te vije si pasoje e kthimit te rese elektronike ne formen e meparme ose ka edhe raste qe enzima se njeh me fare dhe ne ndarjen tjeter njeri nga zinxhiret te kete nje nukleotid te ri(kini parasysh se si ndahen keto zinxhire).pak a shume te njejten gje bejne edhe ato substanca qe jane kancerogjene...hiqen si nukleotide dhe formojne lidhje te perkohshme me nukleotidet dhe ne ndarjet e mevonshme fusin mutacione ne vende te ndryshme ku jane vendosur....shpresoj te jem treguar me i qarte ne kete pike...
tani kur enzima e njeh ate pike si gabim aktivizohen gjene si psh p53 ose gjenet BRCA1 e 2 qe jane ne fakt onkogjene(shihni tek tema e kancereve) dhe sidomos p53 eshte ai ne gjendje te bllokoje edhe fazen S dhe ciklin derisa te rregullohet ADN nga ato gabime qe ne raste te rrezatimeve mund te jene edhe me te shumta.nese nuk arrihet ky riparim atehere eshte vete p53 qe drejton qelizen drejt apoptozes...kjo gje na ben te mos cuditemi qe ka shume kancere ku eshte gjetur qe gjeni p53 nuk funksionon si pasoje mutacionesh te ndryshme....sidoqofte riparimit te ADN do ti kthehem serish kur te shpjegoj se cfare jane mutacionet dhe si mund te formohen ato...
per momentin "that's all folks"...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.