Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 14 Shtator 2005 - 23:53:

sekuencimi i ADN:koncepti sipas nje metode te vjeter

Cod. A15092005

ateher per sa i perket metodes se sekuencimit te ADN qe ka qene perdorur ne kohen kur akoma nuk kishte nje zhvillim i madh i teknologjise dhe sekuencime te tilla ishin akoma ne fillim:personi qe e gjeti kete perdori nje veti te vecante te ADN qe e kemi pare edhe ne strukturen e ADN.nese shifni edhe nje here si eshte i ndertuar sheqeri i nukleotideve te ADN (deoksiriboza) do te vini re qe pozicioni 3 ishte ai qe kishte nje grup OH dhe qe nevojitej per te formuar lidhjen me nukleotidin tjeter...ideja eshte kjo: nese modifikohet sheqeri ne menyre qe pozicioni 3 mos te kete grup OH por et kete vetem hidrogjen,dhe kete ta futesh ne nje sekuence ADN qe eshte ne formim e siper,kur kjo te futet ne sekuence do te shkaktoje ndalimin e formimit te zinxhirit te ADN.pra si koncept eshte i thjeshte. normalisht qe ka edhe me shume detaje si procedure.sekuenca qe formohet duhet te shenohet ne njeren ane (thame qe ADN polimerazi nuk mund te filloje nje zinxhir te ri keshtu qe si ne zinxhirin qe do jete origjinali po ashtu edhe ne ate qe do filloje shtohet nga nje primer qe i dihet sekuenca dhe per me te teper ai i zinxhirit te ri eshte i shenuar me fosfor radioaktiv i cili mund te gjehet me vone.pra keshtu shtohen nukleotidet qe jane modifikuar pak e nga pak(ne fillim shtohen vetem ddATP(dideoksiadenozintrefosfat))me pas te tjerat me rradhe.normalisht do te formohen sekuenca me gjatesi te ndryshme dhe kur keto futen ne nje xhel elektroforeze copat levizin ne saje te gjatesise qe ato kane: copat me te shkurtra shkojne me teper se sa ato me te gjatat.kur keto kalohen ne nje laster radiografie dhe behen procedurat ne fund ngelin vetem disa vija te zeza qe jane edhe ato qe tregojne se cili nukleotid ka qene ne ate pozicion.ketu duhet me pase kujdes sepse sekuenca qe nxjerrim eshte ajo qe komplementarja dhe per te mesuar ate te origjinalit duhet te llogaritim se me cilen lidhet secila.pak a shume ne fund ne radiografine qe del d ote shifni nje figure te tille si kjo qe kam bere.sekuenca qe paraqitet eshte nje per nje dhe nuk ka hapesira.per te gjetur sekuencen fillestare duhet te gjeni zinxhirin komplementar.nukleotidi i pare eshte T(meqenese eshte A ketu)

metoda ne fjale i ka vlejtur cmimin nobel per gjetesit e saj!

p.s: ne shpjegimin e mesiperm une kam lene disa detaje qe ta them te drejten edhe nuk i kam ditur,si psh menyra se si e marrin ate sekuence ADN fillestare,dhe disa detaje te tjera si psh si i shtojne primer-at etj.ketu jam munduar te shpjegoj pak a shume si koncept ate qe ndodh...ndoshta me vone kur te marr vesh me sakte si jane keto gjera do ti shkruaj.te me falni per keto mungesa!!!


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.