Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- C'fare eshte Globalizimi ?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14678)


Postuar nga Tulipani datë 09 Tetor 2007 - 14:06:

C'fare eshte Globalizimi ??

Vështirësitë fillojnë pikërisht me përcaktimin e konceptit. As në debatin shkencor dhe as në atë të gjerë publik nuk ka një përkufizim të njohur si të tillë nga të gjithë.





Globalizmi eshte :

„... nje proces i kapërcimit të kufinjve të lindur historikisht. Kështu ai nënkupton të njëjtën gjë si erozioni (pra nuk është zhdukje) i sovranitetit kombtaro-shtetëror dhe prezantohet si shkëputje e ekonomisë së tregut nga  ‚shtrati‘ i rregullave morale dhe detyrimeve të institucionalizuara të shoqërive ...“
[Elmar Altvater]
 
„... Intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal...”
[Ulrich Menzel]
 
„Dinamika e globalizimit shtyhet përpara nga forca ekonomike, por efektet e tij më vepruese ndihen në fushën e politikës“ [Klaus Müller].
 
„... varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit...”
[Meghnad Desai]
 
„... është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si ‚shans‘ ...“
[Johannes Varwick]
 
„... Kthesa më e madhe ekonomike dhe shoqërore që prej revolucionit industrial ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
 
„... çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit ...“
[Schumann/Martin]
 


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.