Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Prill 2006 - 13:49:

Ftuta_Ilace Popullore per te mposhtur anemine

Cod. C18042006

Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pijnė kafe, ēaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajnė kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.
Hurma
Per kurimin e kesaj semundjeje nė mjekesinė popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė.
KARROTA
Karrota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karrotės nė sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt, qė vuajnė nga anemia. Karrota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
Rrepa e kuqe
Tė sėmurėve u kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Duhet tė marrin, gjithashtu, ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė.
Gjethe Hithre
Njė kurė e efektshme ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė.
Luleshtrydhja
Ėshtė bimė shumėvjeēare me shije tė hidhur nė tė ėmbėl. Nė fitoterapi pėrdoren gjethet, rrėnja dhe lulet. Gjethet e reja tė kėsaj bime janė mjaft tė pasura me vitaminė C, me kripėn natyrore, e cila bėn pastrimin e gjakut. Nė shumė vende pėrdoret si sallatė, sidomos pėr ata qė vuajnė nga anemia. Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn, taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė, pektinėn, holinėn etj.
FIKU
Ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi. Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve kafeje nė ditė nga masa e pėrftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikė. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithė masa e krijuar zihet derisa tė mpikset mirė dhe pihet ēdo ditė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


  Gjithsej 62 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.