Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga lorie datė 12 Shtator 2003 - 06:11:

endrra ime e zakonshme

nga Pol Verleni,te jep ndjesine e nje melodie trishtimi te embel, nje shije te pakapshme qe le endrra.

Shpesh here gjumin e nates nje enderr ma trazon
nje grua e panjohur qe e dua e me do
e qe s'eshte asnjehere gjithmone po ajo
po as ndonje tjeter ,e me do ,e me kupton

nga se me kupton ,ndaj shpirtin tim prej femije
vetem ajo mjerisht ! ma sheh si nje pasqyre
vetem ajo dhe brengen e rrudhat ne fytyre
vetem ajo m'i largon me ledhe dashurie

brune eshte ,bardhoshe e zeshkane?-nuk e di
emri i saj?di qe rrjedh i bute ,i ngrohte plot magji
si emrat e atyre per te cilet shpirti u tha

veshtrimi i saj i thelle i ngjan detit qe nuk fle
dhe ai ze disi i larme ,e i qete e i shtruar ka
kumbimin e zerave te shtrenjte qe s'rrojne me.


  Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.