Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kėrkimet dhe Punimet Gjeologjike tė kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datė 11 Prill 2003 - 04:14:

• Siē u permend edhe me lart, gjate viteve 1956-1960, punimet gjeologjike per kerkimin dhe zbulimin e mineraleve te dobishme, moren zgjerim te madh. Per te krijuar nje ide me te plote mjafton te permendim disa tregues te volumeve fizike: shpimet gjeologjike nga disa mijra metralinear (ml) ne vit te kryer deri me 1955, ne vitin 1956 u bene 38 500 ml, ndersa me 1960 u realizuan rreth 90 000 ml, galeri nga 2 600 ml te hapura me 1956, ne vitin 1960 u realizuan 14 000 ml, puse nga disa qindra ml, me 1960 u realizuan mbi 2 600 ml, kanale nga 9 000m3 nė 80 000m3. Kryerja e ketyre volumeve beri qe jo vetem te siguroheshin rezervat e nevojshme ne vendburimet ne shfrytezim, por u zbuluan vendburime te rinj dhe rezervat u tejkaluan ne nje mase te konsiderueshme. Ne keto rezultate ndikoi edhe fuqizimi i bazes materialo-teknike te gjeologjise gjate viteve 1958-1960, qe u be e mundur me kredine qe u nenshkrua me 22 nentor 1957 ne Moske midis dy qeverive asaj Sovjetike e Shqiptare. Nga kjo kredi per sektorin e gjeologjise u dhane 10 milion rubla, me ane te cilave u siguruan makineri, paisje e materialet e nevojshme.
Ne orientimin dhe kryerjen e punimeve gjeologo zbuluese per minerale te dobishme te ngurte, dhe te studimeve tematiko pergjithesuese, kontribut te veēante kane dhene gjeologet shqiptare Z. Sinoimeri, T. Biēoku, E. Pumo, Xh. Lesha, L. Peza, S. Dede, F. Prenjasi, R. Shehu, F. Arkaxhiu, Xh. Karkanaqe, R. Bulaj, A. Spiro, H. Caslli, N. Shkodrani, M. Shallo, I. Turku, V. Buda, Q. Caku, etj. dhe ne kerkimet hidrogjeologjike Xh. Sheganaku, A. Gjata, I. Tafilaj. Sidomos pas largimit te specialisteve te huaj, keto i dhane nje ndihme e mbeshtetje gjeologeve te rinj ne orientimin e punimeve, ne perpilimin e projekteve e raporteve gjeologjike dhe ne llogaritjen e rezervave.
* *
*
Me 1 janar 1960 Komiteti Shteteror i Gjeologjise u bashkua me Drejtorine e Minierave dhe sektore te tjere, qe deri ne ate kohe kishin bere pjese ne Ministrine e Industrise e Minierave, dhe u krijua Ministria e Minierave dhe Gjeologjise, minister u emerua Adil Ēarēani, kurse Xhaferr Spahiu u emerua minister i Industrise. Ish Komiteti Shteteror i Gjeologjise u riorganizua ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjeologjise, duke ruajtur strukturen organizativo teknike si dhe detyrat qe kishte pasur, ndersa struktura administrative u be nje unike per te gjithe Ministrine. Zenel Hamiti u emerua zev.minister i pare dhe njekohesisht Drejtor i Pergjithshem i Gjeologjise, kryegjeolog i Drejtorise se Pergjithshme ishte Teki Biēoku, kryetar i Deges Gjeologjike Eshref Pumo, ne 1 nentor te vitit 1962 me emerimin e Eshref Pumos drejtor te Institutit, kryetar dege emerohet Rexhep Shehu, kryetar i Deges se Ruajtjes se Nentokes ishte Fetah Prrenjasi dhe kryetar i Deges Teknike ishte Elmaz Leka, Ligor Gurra kaloi kryeinxhinier ne Drejtorine e Minierave.


  Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.