Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkrimtari juaj i preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=199)
Shkrimtari juaj i preferuar
Pėr mua shkrimtari shqiptar mė i preferuar ėshtė Ismail Kadare por natyrisht ky eshte mendoj per shumicen e shqiptareve, ndaj do te sjell nje alternative qe me duket se keto vitete e fundit eshte harruar disi.
Shkrimtari i madh dhe modest Dhimitėr Xhuvani.
Kam lexuar me ėndje librat e tij qė nė kohėn e diktaturės. Librat "Bota ime", "e nesėrmja e njė gruaje", "tuneli", etj kanė shėnuar formimin tim. Mė pas adhurimi pėr veprėn e kėtij shkrimtari u rrit ndjeshėm me romanin "Shpirtin nuk e shes". Mbaj mend qė ky libėr ka dalė pothuajse nė tė njėjtėn kohė me romanin e Kadaresė "Koncert nė fund tė dimrit". Ishte shokuese nė atė kohė qė tė dilnin nė shtyp dy libra kaq liberalė dhe shitja e tyre pėrfundoi nė pak ditė. Edhe pse vepra e Kadaresė ėshtė e madhe, romani "shpirtin nuk e shes" per mua qendronte mė lart. Por kėtė roman e kam ndjerė mė tepėr kur u largova nga Shqipėria. Xhuvani e kishte shkruar kėtė roman sikur tė kishte jetuar vėrtet nė perėndim dhe tė kishte bėrė jetėn prej emigranti qė bėja unė. Realiteti ishte ngjethės, dhe e kam kėrkuar pėr kaq vjet rrjesht nė treg kėtė libėr dhe nuk e kam gjetur. Ėshtė gjynah qė perla tė tilla nuk gjenden nė shitje.
Njė roman tjetėr i Xhuvanit qė mė ka bėrė pėrshtypje ėshtė "I mbyturi i Otrantos" dhimbja dhe fantazia e shkrimtarit kėtu kalojnė cdo kufij. Mė pėlqen qė Xhuvani preket dhe ngacmohet tė shkruajė nga ngjarje tė tilla, pasi mesazhi vjen i qartė, i pastėr.
kam shumė dėshirė ti rilexoj librat e tij, por pėr fat tė keq nuk gjenden nė qarkullim.
ska me Ismail kadarene
Me pelqen Ismail Kadare.Eshte nje shkrimtar i madh.Dhimiter Xhuvani ka nje stil te lezetshem,por nuk mund te krahasohet me Kadarene.Tek :"Dimri i vetmise se madhe" qe e kam lexuar me nje fryme p.sh.pershkrimi qe i ben Kadareja Kremlinit eshte i njejte me ate qe kam pare ne televizor.Pra une e pashe Kremlin tek Kadareja para se ta shikoja ne emision.Kurse Xhuvani si desident,qe e provoi vete punen e krahut mbas :"Tunelit"gjej tamam realizmin mbytes socialist,por jo ndonje formim apo ndikim.Kadarene do ta krahasoja me shume me jakov Xoxen pavaresisht nga specifikat,por do ti krahasoja nga madheshtia.Kjo eshte cfare une pelqej dhe mendoj.
Nuk e di se sa e njihni ju historine e Dhimitėr Xhuvanit
Po ju kujtoj se pas "Tunelit" Dhimitri i ka marre mbare tere fermat e shqiperise per te lare ate guxim qe pati per te shkruar tunelin.
pas nje riedukimi te tille besoj se ishte minumumi qe te shkruante ndonje liber qe ta riafirmonte. Por ne vitete fundit te diktatures nxorri perla
i love
i love Isabel Alende
Pershendetje
shkrimtari qe me pelqen me shume eshte PETRO MARKO
me librein''NATA E USTKES''ky liber ka lene shume mbresa dhe me pelqen sa bukur i shkruan vuajtetet
sikur ti kishte jetuar vete.
me rrespekt Beni
Ka shume shkrimtare te mir dhe nuk mundem qe te zgjedh me te preferuarin por ka libra te vecante te cilet nuk te hiqen nga mendja si psh ( The Trial )i Franz Kafka-s i cili eshte nje liber qe e kam lexuar tre here dhe prap e kam te veshtire ta kuptoj boten e ketij autori. Franz Kafka mbetet nje nga shkrimtaret me te medhenj dhe me misterioz i te gjitha koherave.
mendimi im
Nuk mund te bej krahasime,se kam lexuar pak libra nga shkrimtaret shqipetar por mund te them se me kane pelqyer disa libra te I.Kadarese.
Shkrimtari shqiptar i preferuar eshte P.Marko. Nga te huajt me preferoj H.Hesse e N.Hikmet pa perjashtuar aspak klasiket.
Tung
Pershendetje!Persa i perket shijeve letrare ato jane diverse.Varet edhe nga lloji i letersise.per mua nga autoret shqiptare Diana Culi me pelqen shume dhe tematika e saj ne letersi,ndersa nga autore te huaj James Joyce .Lexoni portretin e artistit ne rini te kuptoni vetveten.P>S Sa per Kadarene Ami.,s eshte vecse nje letrar deshtak dhe nje ish servil i regjimit famekeq komunist dhe nje tradhtar qe braktisi atdheun ne momente dramatike.;p
Re: Pershendetje
Citim:
Po citoj ato qė tha Ben-SHkodrani
shkrimtari qe me pelqen me shume eshte PETRO MARKO
me librein''NATA E USTKES''ky liber ka lene shume mbresa dhe me pelqen sa bukur i shkruan vuajtetet
sikur ti kishte jetuar vete.
me rrespekt Beni
Pershendetje
Teme e bukur!
Por e veshtire ti pergjigjesh me pak rreshta.Mua me pelqejne klasiket:Balzaku,Tolstoj,Gogol,Mopasan etj.Nder ta me i miri eshte Dostojevski.
Me pelqen realizmi magjik:G.G.Markez,I.Allende,E.Sabato,J.L.Borges etj.
Me pelqejne shkrimtare gjermane : S.Cvajg,Th.Man,H.Hese,E.M.Remark etj.
Shkrimtare evro/lindore :Hashek,Kazanzakis,N.Hikmet,Kundera etj. Edhe italianet kane disa :Eco, Calvino etj.
Te kthehemi tek shqiptaret. Klasiket : Poradeci,Kuteli,Koliqi,Noli etj. Nga me te rinjte :Kadare " Kronike ne gur", D.Agolli "Arka e djallit", Djana Culi "Dreri i trotuareve",Dh.Xhuvani (per ata qe e pelqejne shume rekomandohen edhe "Fan Smajli","Perseri ne kembe") Sorry nje pjese e emrave s“po me kujtohen Nga te rinjte fare, poet i mire eshte Ervin Hatibi.S“kam asnje liber te tij.
Besoj se shkrimtarja me e mire femer,qe jeton, eshte Isabel Allende.
Vleresoj Ismail Kadarene si nje nder penat me te fuqishme Shqiptare , askush nuk mund ta hedhi poshte kete , por le per te deshiruar pozicionimi i tij si gjate periudhes se komunizimit ne shqiperi, zgjedhja e tematikave te tij neper romane si "Dasma" etj... Duke u nisur nga kjo them se preferoj Lasgush Poradecin
Shkrimtari juaj i preferuar
Per mua shkrimtari i preferuar i ndjenjes se erotikes eshte ,i madhi L.poradeci.Ndersa per levrimin e romanit dhe prozes artistike ne pergjithsi mbetet i pa arritshem I.Kadare.
Shkrimtari im me i preferuar pa diskutim I.Kadare
pershendetje te gjitheve!
shkrimtari im i preferuar shqipetar eshte I. Kadare ndersa i huaj jam i pavendosur midis V.Hugo dhe R.Burns
Teme interesante!
Per mua nga shkrimtaret shqiptare me pelqejne.Culi,I.Kadare,Dh.Xhuvani,P.Marko,J.xoxa,Naimi i madh,A.Z.Cajupi,L.Poradeci,e shume te tjere qe tani nuk me kujtohen.Nga shkrimtaret e huaj e preferuara ime eshteDaniel Steell,me pelqen edhe I.Aliende,S.Cvajg,T.Drajzer,V.Hygo,T.Kapot,Molier,Balzak.
PERSHENDETJE TE GJITHEVE
Me pelqen shume tema qe keni hapur.
shkrimtaret qe me pelqejne jane vertet shume
shqiptare jane: kadareja me pallatin e enderrave(i pakrahasueshem) petro marko me naten e ustikes (qe e ka perjetuar vete historine) lazgushi shuume romantik, azem shkreli, migjeni, mimoza ahmeti, diana culi me drerin e saj te trotuareve,
Te huaj jane:izabel aljende me shtepine e shpirtrave, markez me dashuria ne kohen e koleres,te realizmit magjik. pastaj te brezit t e humbur: remark,( harku i triumfit,)heminguej(lamtumire arme me ka pelqyer shume) kafka me metamorfozen, perroi i ndergjegjes: xhejms xhojs, virginia woolf. dhe pa tjeter poetet:
aleksander pushkini (poezi kushtuar ana kernes eshte my favourite) tatjana dhe onegini,) Sharl Bodeleri me spleen dhe ideal, pol eluar, Eminesku, Majakovski .poetet rus dhe franceze i pelqej shume. nqs doni te shkruaj ndonje poezi te tyren do t'jua plotesoj deshiren me shume kenaqesi.
Hi Lorie
Na shkruaj ndonje poezi te P.Elyar,ose fundja cfare te duash,vetem te jete e mire ama.
per Lakanderin poezi nga pol eluar
Ju lutem
Ju lutem
Ma merrni kokene ma perkedhelni pakez!
Ju lutem
Ne duart tuaja te zbrazura
Dergjet pritja ime.
Gjuha e ngjyrave
Ju njoh mire ,ngjyra te burrave e grave
Ngjyra te luleve dhe kurorave te frutave te kalbur,
Ngjyra te harmonise se brinjeve e te mjegujve qumeshtore te
mbremjes
Mes ngjyrave te gjalla, te ngrohta syte t'i cel gezimi
Mes ngjyrave te shuara,te murrme fytin te ndryshk trishtimi
Ju njoh mire,ngjyra shendeti,ngjyra deshire ,ngjyra frike,
Ngjyra te perkedheljes se embel dhe ngjyra te diteve qe vijne,
Ngjyra te vrasjes e cmendurise ,te burrerise dhe revoltes,
Ngjyra te qeshjes pa vend,kur lumturia na cmend,
Ngjyra te arsyes se qete,kur dukemi krejt si hutaqe!
Me ngjyrat e arsyes shpirtin e kemi te paster
Dhe gjaku rinorpulson damareve te rrugeve te tokes.
Le ta copetojne naten e zeze ngjyrat e deshperimit,
Le te na trembin ngjyrat e pagjumesise se turbullt,
Mbi toke ngjyrat e bukurise ndizen.
Ne njeren gjysme te zemres sime e keqja ngre fole
dhe hesht,
Ne tjetren gjysme te zemres sime une pres,shpresoj
dhe qesh
Dhe si pasqyra e jap gezimin jetedhenes te trupit.
I dehur nga gazi i ngjyrave luftoj per ngjyren e jetes
Dhe shkoj mbuluar me drite duke gatuar fitoren.
Lorie
Faleminderit !
Po shkruaj edhe une dicka qe tema te behet edhe me interesante.
Stanislav Jerzy Lec (nje nga aforistet me te medhenj)
Buka hap cdo goje.
Nga nje grumbull zerosh mund te krijosh lehte nje zinxhir.
Mos i quaj gjerat me emer nese nuk u di mbiemrin.
Pa njohur gjuhen e huaj,s“ke per ta kuptuar kurre heshtjen e te huajit.
Mos e sharro degen ku je ulur,pervecse nese duan te te varin ne te.
Martesa eshte nje institucion.Po a mjaftojne nepunesit?
Nuk ka taban.Ka vetem pengesa drejt thellesise.
Mos i zer shume bese vetes.
"Me eunuket mund te bisedosh gjate"-tregonte nje dame haremi.
Vete heshtja e tij permbante gabime gjuhesore.
Sikur te shkurtonim metrin do te ishim me te gjate !
Vetmi sa e mbipopulluar qe je!
A ka vegjetariane mes kanibaleve?
Ne qendronim aq prane njeri-tjetrit sa mes nesh nuk kishte vend per ndjenja.
Disa e dashurojne aq fort pathosin,sa sś ben me pershtypje teksti.
Ne na deformojne formulat!
Sikur te kishte aq degjuesa sa dhe pergjuesa.
E mjera toke,te gjitha hijet tona bien mbi te.
Une do te kisha kuptuar shume gjera ,sikur te mos mķ kishin shpjeguar.
Me thuaj me ke fle te te them per ke enderron.
Te ecin kembezbathur u pelqen vetem atyre ,qe kane kepuce.
Ndryshim gjeneratash:Ne enderronim me njeri-tjetrin ;keta flene me njeri-tjetrin.
Edhe drama e jetes ka nevoje per nje regji.
...
Duke qene, se eshte teme e lire po shpreh dhe une deshiren time. Mendoj, se nga shkrimtaret shqiptare i pa'arritshem eshte Migjeni prandaj po e ve si timin te preferuarin ne letersine Shqipe. Ndersa nga letersia boterore eshte i madhi Erih Maria Remark. Leximi i ketyre dy autore jo vetem qe ja vlen, por dhe ke c'meson prej tyre.
Gjithe te mirat!
Agatha Kristi, Siegmund Freud, Heinrich Böll, Franz Kafka.......nga shqiptaret......Ismail Kadare, Rexhep Qosja...etj etj
kurre me asnje nuk nderroi Fishten, Konicen, Naimin, Migjenin, dhe te gjithe Rilindasit tane....
le te jem...une.....
Me terheq shume G.G.MARKEZ...
Thesaret e mija
Pelqej me shume :
Nder shkrimtaret dhe poetet Shqiptar :
Poradeci,Ate Gjergj Fishta,Agolli,Qosja,Kuteli,Kadare,Koliqi.
Nder te huajt :
Dostojevski , Heminguej ,Burns ,Hygo,Cvajg,Esenini,Tolstoj,
Kundera,Artur Miller,Garcia Lorka.Remark.
*****************************************
I respect the truth.
o brunia motrushi
rregulloje ate dreq poste se kudo qe vemi ne forum shohim shenimet e rokes "rregullo posten rregullo posten"
nejse shkrimtaret me te mire me mua shvajci, buber, aquinas. dy te fundit do vecoja me teper per idete e tyre radikale.
NUK JA MOHOJ TALENTIN
HEJ BEACH
NEQOFTESE KETA DY TE FUNDIT JANE RADIKAL, IPARAFUNDIT NGA
SHQIPTARET ESHTE KRIMINEL. UNE NUK JAM E NJEANESHME, KUR FLAS PER PUNEN LETRARESKE EDHE KRIMINELIT NUK JA MOHOJ,
VLERAT DHE TALENTIN. SA PER SHENIMET E ROKES NUK KAM IDE
SE KUSH ESHTE.
********************
I RESPECT THE TRUTH
Ismail Kadare
MALL
Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.
Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veē".
Ne ē'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seē ndjeva mall
E bukur tema qe keni hapur por pergjigje te prere nuk ka.
Pyetja eshte "shkrimtari qe ju pelqen me shume" dhe jo shkrimtaret qe ju pelqejne me shume,kjo do te thote se duhet te zgjidhni vetem nje shkrimtar dhe jo nje grupim.Sigurisht qe nuk e keni te lire te zgjidhni (gje qe e provoj tek vetja) sepse e tille eshteLetersia.Nuk ka nje shkrimtar te persosur qe te kete shkelqyer ne proze e poezi,te jete romantik e realist ne te njetjen kohe,te jete disident e klasik njeheresh.
Shkrimtaret mbartin brenda vetes nje mision teper fisnik qe nuk e kane te shkruar gjekundi,ata perpiqen te plotesojne njeri tjetrin duke sjelle ide dhe metoda te reja ne artin e te shkruarit.Keshtu Letersia mer jete dhe mbetet arti me i zhvilluar ne bote.
Shkrimtaret nuk u ngjasoje gladiatoreve qe ndeshen me njeri tjetrin,perkunder ata japin e marin nga njeri tjetri jete.Nje tjeter detaj qe verejta eshte se disa e ngatrojne shkrimtarin me jeten e tij private a politike.
Dikush nuk e pelqen Kadarene sepse ai iku ne 91' por personi nuk na thote asgje se cfare ka ai kunder "Gjenerali i ushtrise se vdekur" apo "Ura me tri harqe".Nje tjeter nuk e do Agollin se ai shkroi nje poezi kunder Berishes ne 97,nje tjeter nuk e do Qosen se ky nuk dashka Rugoven e duke humbur ne keto hulli harojne te vleresojne shkrimtarin,por vleresojne idete politike apo jeten private.
Se fundi (pasi u lodha koken) zgjedh Kadarene si mjeshtrin e prozes,ndersa ne poezi Fishta!
Eshte e papranueshme ta duash letersine dhe bashke me te mos te duash edhe Ismail Kadaren.Eshte shkrimtari qe i dha emer shqiperise persa i perket botes se letrave.
Kurse nga shkrimtaret e huaj do te vlersoja shume Dostojevskin,nuk e di por sa here lexoj nje veper te tij gjej nje pjese te vetes dhe te realitetit tone brenda.``Idioti`` i tij do te ngelet per mua nje himn i vertete i realitetit qe jetojm.
Gjithsesi cdo shkrimtar eshte i pavdekshem sepse vepra e tyre jeton dhe do vazhdoj te jetoj deri ne perjetesi.........
ADELAIDA
Ashtu eshte lol, ke te drejte. Cdo shkrimtar ka te vecanten e tij. BYE!!!
Persa i perket Kadarese nuk eshte se me pelqen shume,dhe sjam me nje mendje qe i dha emer shqiperise (deri diku po) Nuk duhen harruar shkrimtaret e Rilindjes qe ishin BUm-i i letersise...
Pesa i perket Dostojevskit me ke prek ne tela (mbaroj per ate shkrimtar) Nuk dua t'ia pemend te gjitha veprat por qe me kane ngel ne mendje jane : "Krim dhe ndeshkim" "Kumarxhiu" "Idioti" dhe "Vllezerit Karamazov" etj etj...
Nuk le mbrapa edhe Balzakun , Markez ,Gette , etj etj etj
BLEDUMI
Cfare te ka pelqyer me shume nga MARKEZ, lol?
Se fundmi kam lexuar "Dashuri ne kohen e koleres" ..Shume i lezetshem..
Por kryevepra e tij ngelet "100 vjet vetmi"
shume e bukur "100 vjet ne vetmi" lol! eshte shume e trishtme!
dhe mua me pelqen shume marquez. kurse nga shqiptaret kam pak ore qe kam njojtur kadarene dhe mund te them qe me pelqen shume dhe pse s'njoh te tjere shqiptar.
"100 vjet ne vetmi", kur e lexoj kete kryeveper, qaj. Mund ta thuash me gojen plot qe eshte "kryeveper".
O macke,te garantoj une qe jane shume te mire letraret tane...Sidomos shkrimtaret e kohes se lavdishme te Rilindjes...
Te sygjeroj ti lexosh se nuk do zhgenjehesh...
Kurse mua me pelqen shume brunilda Zllami edhe pse esht e re
romanet e saj me kane pelqyer jashte mase per mua eshte nje shkrimtare shume ezonja.
DORINA_KV
Jam mese dakort me mendimin tend per kete shkrimtare.....
Brunilda Zllami ka bere me te vertete libra qe mund te vleresohen si te medhenj,pasi ka prekur tamam ato probleme qe jane shqetesuese per realitetin tone....
Kijeni mire parasysh emrin e kesaj shkrimtare se nje dite do te behet ajo shkrimtarja me e vlersuar e Shqiperise dhe pse jo te zer vendin e Kadares......Une ja uroj pasi me aq sa mare vesh une nga letersia ,ajo premisat i ka.
Per mua shkrimtari me i preferuar eshte dhe mbetet Kadare.
Lexoj pothuaj cdo veper te tija.
Natyirshte qe pelqej edhe shkrimtare tjerė.
u pafshim!
Edhe mua me pelqen shume Brunilda Zllami.Kam lexuar librin e saj "Diozauret e ndergjegjes" dhe me ka bere shume pershtypje stili i saj.I perafrohet realizmit magjik, dhe ka edhe shume filozofi brenda.
hi !!!!
spo flasim per preferenca te vecanta, po per shkrimtarin e preferuar qe 100 here tia lexosh librin kenaqesh edhe mos u merrni me dinozaure po merruni me gjgandet e vendit tone.,
pikerisht keshtu me ndodh ,njemijehere tia lexoj librin ,kenaqem .libri i saj flet per gjendjen e tranzicionit te 97 me shume imagjinate dhe intriga dhe i perfshin edhe "gjigandet e famshem "po nejse, me mire shkruaj per preferencat e tua letrare...
hej..
a eshte fjala vetem per shqiptar e? po te huajt nuk u peqejn juve?
mua me pelqejne keta te huaj...hobbes, locke, socrates(plato i shkruan mendimet e tij dhe e kam lexuar mbi tre here),O'brian, marks (po eshte e vertet sado qe njerzit nuk e kan lexuar dhe kujtojne se eshte komunist) Jefferson, dhe disa te tjere qe kane shkruar libra te zakonshem.
Rastesisht hapa kete teme dhe lexova shume cudira te them te drejten. Dikush vlereson si "me te madhin" dike qe ka bere vetem nje liber, dikush tjeter mburret me emrin e nje shkrimtari per faktin qe pas botimit te atij libri i ka marre te gjitha femrat e Shqiperise me rradhe(besoj se dhe vete Xhuvanit do i vinte turp nga ky krahasim apo vleresim i vepres se tij etj etj.
Respektoj mendimet e te gjitheve por disa me duket sikur vetem mbajne mend emrat e shkrimtareve apo poeteve qe kane lexuar ne shkollen e mesme, (kjo kuptohet nga menyra dhe gabimet trashalleqe ne te shkruaren e emrave, jam dakord ti shqiperojme por deri aty ku nuk ndryshohet emri) apo dikush tjeter qe perpiqet te kopjoje. Te thuash qe Ismail kadare eshte antishqiptar dhe qe smund te vleresohet me duket pak si teper guxim. Kadare e pare e punes, eshte perkthyer ne me shume se 32 vende te botes, vetem deri ne 1990, Dimri i madh lexohej ne 27 gjuhe te ndryshme. Te vleresosh nje veper apo shume vepra me fjalet "trathetoi vendin" me duket jo vetem absurde por dhe e thene nga nje njeri qe ka nevoje per kura psikike (pse ne te tjeret qe jemi me miliona qe nuk jetojme ne shqiperi jemi trathetare mah)? ndersa 300 kritike qe "jane budallenj e smarrin vesh, vetem ne forum kuptojne letersine", e kandidojne dhe deri per cmimin Nobel per letersine, atehere nje derrase mangut eshte pak. Mund te mos te pelqeje Kadareja dhe te them te drejten dhe mua personalisht nuk eshte se me terheq ne menyre te vecante, por nuk mund te thuash qe nuk eshte shkrimtari me i madh shqiptar. Nese do lexojme shume vepra te Kadarese, eshte e kote te flasesh sepse jane si pune e Bibles, te duhet shume kohe per ti kuptuar, duhet ti lexosh e ti lexosh por ama vlerat.... skane nevoje per fjale. Nese flasim per Kadarene e viteve te fundit, (rreth tre viteve te fundit) mund te themi qe "ka rrjedhur pak nga trute" dhe po perserit veten, por jo se shkruan keq apo nuk eshte i madh, thjesht dhe te medhenjte dine te plaken. Nese duam te flasim per Kadarene si "person", si "njeri" apo si "karakter" jam shume dakord ta gjykojme si te duam por pa ia hequr vlerat.
Qe te mos zgjatem, eshte thjesht mendimi im.
Ah per mua 1-Kadare 2-Petro Marko 3-Mimoza Ahmeti
1-Markez, (lexoni te fundit "Vivere per raccontarla" eshte ++++)
2-Aliende (Ritratto di Signora)
3-Neruda (poezite e tij me bejne te fantazoj dhe te shkruaj poezi)
FRANZ KAFKA MBAN KAMPION
FRANZ KAFKA ME LIBRIN (THE TRIAL) MBAN KAMPION.KADAREJA ME PALLATIN 176 NUK ESHTE KEQ.KURSE FATOS GOGOLIN NUK E KAM LEXUAR AKOMA SE ME MUNGON FAKTORI KOHE.EJ KUSH E MBAN MENDE XHIM KOPSEN DHE 13 TE TERBUARIT.
Me ka pelqyer tej mase "Hasta la vista" i Petro Markos, Gjithashtu si shkrimtar e adhuroj
Hahaahaaaaaa sa kam qeshur Dido. Ai ka shkruar fermat dhe jo femrat looooooll
Pallatin 176 e ka shkruar Adelina Balashi.
pershendetje...
looooooool black per koken time tani e pashe dhe e lexova tamam. me duket kam nevoje per syze. Kerkoj ndjese Ami- per ate qe kam shkruar mbi femrat , per te tjerat jo e se ndryshoj dot postimin se me del mesazhi qe ka kaluar koha. i lutem administratorit ta heqe ate punen e femres se eshte ferma
Dido!
Nuk i ndryshoj asnje presje mesazhit tend sepse jane te bukur edhe keqkuptimet
Meqe japim preferencat edhe une dhashe preferencat e mia te atij momenti pasi shijet i kam shume te ndjeshme dhe te ndryshueshme per ate periudhe ne kohen e adoleshences sime ata ishin shkrimtaret shqiptare me te medhej. Tani eshte shtuar disi numri sepse kam zbuluar edhe shkrimtare te tjere qe kane shume vlera madje jio vetem modernit por edhe ata te rilindjes kane pasur vlera qe ne kohen qe studjoja ne shkolle nuk ua kisha zbuluar sepse na tregohej vetem ana patriotike e krijimeve te tyre.
Une preferencat i kam dhene edhe me pare dhe nuk po zgjatem me tej.
Pershendetje te gjitheve
LORIE
Te falenderoj nga zemra qe me korigjove.
Se per pak harrova sepse direkt mbas Kadarese vin I.ALENDE me (the house of spirits).
lorie e kisha fjalen per pallatin e enderave dhe jo per fatos gogolin por per fatos kongolin por heren tjeter do te perpiqem ti shkruaj gjerat drejteperdrejte megjithese na lejohen nje sere alternativash shprehjesh ne tema letrare.
faleminderit zemer.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.