Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 22 Tetor 2007 - 23:09:

bashkimi i 2 proberthamave nga e njejta prejardhje

Cod. A23102007

thame qe gjenoma e njeriut eshte e perbere nga 46 kromozome dhe dhame disa karakteristika te percipta rreth tyre,se si jane ndare,gjatesia e tyre,si eshte struktura e nje kromozomi si dhe menyra e emertimit te tyre.thame qe ato 46 kromozome formohen nga bashkimi i gametit mashkullor (spermatozoidi) qe trasporton 23 kromozome dhe atij femeror (veza) qe trasporton 23 te tjere.te dy bashke formojne zigoten qe do formoje individin e ri.
ne kete pike dikush mund te beje arsyetimin e tipit:
nese duhen 46 kromozome gjithsej,pse te mos i bejme duke bashkuar 2 gamete femeror ose 2 gamete mashkullor?dmth ne rastin e 2 gameteve femerore,marrim njeren veze qe do sherbeje si baze dhe nga nje veze tjeter marrim vetem kromozomet (me pak fjale ate qe merr emrin proberthame) dhe i trasportojme tek tjetra (deri diku ajo qe behet tek klonimi)...kurse ne rastin e 2 gameteve mashkullore do merrnim nje veze te ciles ja heqim kromozomet dhe i vendosim kromozomet nga 2 spermatozoide.ne fund gjithsesi do kemi 46 kromozome! a eshte e mundur kjo gje dhe a do zhvillohej nje individ prej kesaj?

pergjigja eshte qe kjo gje nuk eshte e mundur te formohet nje individ i ri nga bashkimi i 2 proberthamave mashkullore ose femeroredhe kjo gje eshte vertetuar diku rreth viteve '80 me ane te eksperimenteve tek minjte. ne keto eksperimente u pa qe nese bashkoheshin 2 proberthama mashkullore mund te nisej nje jete embrionale por fillonin te formoheshin vetem ato inde qe do ishin jasht fetusit (dmth placenta etj) kurse embrioni kishte nje zhvillim shume te paket! e kunderta ndodhte nese bashkoheshin 2 proberthama femerore . dmth fillonte zhvillimi i nje embrioni por nuk zhvilloheshin indet e jashtme (ektraembrionale). ne te dy rastet embrioni ndalte zhvillimin ne fazat e para dhe vdiste.
keto eksperimente treguan qe per te zhvilluar nje individ tek gjitaret,nevojiteshin te dy gjenomat mashkullore dhe femerore si dhe tregon qe gjate rritjet,keto gamete i nenshtrohen nje procesi te quajtur "imprinting" gjenomik qe eshte i ndryshem per te dy gametet. jane pikerisht keto shenja qe vendosen gjate atyre proceseve qe i bejne te njohur kur bashkohen dhe formojne zigoten. duket sikur zigota eshte e afte te njohe prejardhjen e te dy gameteve

imprinting gjenomik ben pjese ne ate qe quhet epigjenoma,nje nga fushat e kerkimit me te reja te gjenetikes qe ka sjelle nje interes shume te madh ne kerkimet e sotme mbi funksionimin e gjeneve do ta permend serish kur te flas per kromozomet seksual.

thene keto rikthehem serish ne strukturen e kromozomeve. permenda centromeret,permenda krahet e shkurter dhe te gjate,por ajo qe me duket se nuk kam permendur jane telomeret.telomeret jane pak me ndryshe se pjesa tjeret e kromozomeve dhe kjo vecanti i ka bere te mundur qe te kene nje enzime te teren per vehte qe ti dyfishoje gjate procesit te dyfishimit te ADN-s,nje enzime qe quhet telomerazi.por ajo qe e ben edhe me interesante ceshtjen eshte qe telomerazi funksionon vetem gjate jetes intrauterine dhe pastaj disaktivizohet. atehere,vazhdimi i temes do jene telomeret,telomerazi...pastaj te shofim se cfare mund te themi per "chromosome stretching...me pas ti hedhim nje sy kromozomeve seksuale dhe ndonje kromozomi tjeter ne vecanti...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.