Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- "Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17113)


Postuar nga X-File datė 21 Qershor 2009 - 16:54:

Si u ndal BIA? Bisedat e incizuara...

Express sjell rrėfimin ekskluziv pėr arrestimin e pjesėtarėve tė BIA’s nė Kosovė, tė cilėt provuan tė manipulojnė dėshmi tė rrejshme kundėr UĒK’sė. Si u pėrcollėn ata, si u pėrgjuan dhe si arriti Policia e Kosovės t’i arrestojė nė flagrancė? Express ka siguruar dokumente tė pėrgjimit tė tyre. Lexoni bisedat, fjalė pėr fjalė.

Takime tė fshehta nė vende tė ndryshme tė Kosovės, fotografi, vendi ku ata kanė qendrėn pėr operime nė Kosovė, ofrimin e shumave tė parave pėr deklarata tė rrejshme kundėr luftės sė UĒK’sė, e shumė detaje tė tjera, Express ka arritur t`i sigurojė nė lidhje me rastin e arrestimit tė tre serbėve, qė besohet tė jenė pjesėtarė tė Shėrbimit Informativ Serb, BIA.

Tė gjitha kėto dėshmi e detaje tė operimit tė tyre nė Kosovė, Express i ka siguruar pak ditė pas arrestimit tė tre serbėve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.

Nė dokumentet qė ka gazeta, janė evidentuar takimet e fshehta mes tyre, aranzhimet e takimeve me persona tė ndryshėm nga tė cilėt ėshtė kėrkuar tė dėshmojnė rrejshėm pėr kohėn e luftės qė ka ndodhur nė Kosovė, e posaēėrisht pėr tė dėshmuar pėr transplantimin e supozuar tė organeve qė kanė bėrė ushtarėt e ish UĒK’sė.

Po ashtu, nga kėto dėshmi shihet se nė rrethin e kėtij grupi janė tė pėrfshirė edhe shqiptarė nga Kosova, e po ashtu edhe zyrtarė tė lartė tė Policisė sė Kosovės.

Sipas kėtyre dokumenteve zyrtare, thuhet se qendra kryesore e kėtij grupi tė Inteligjencės Serbe dhe personave tė tjerė tė udhėhequr nga Qeveria e Serbisė ėshtė nė veri tė Mitrovicės dhe nė Kopaonik.

“...Kėta persona dyshohet se janė duke mbledhur informata tė rrejshme dhe janė duke bėrė pagesa nė mėnyrė tė paligjshme pėr gjoja mbledhjen e fakteve pėr transplantime tė organeve gjatė luftės nė Kosovės”, thuhet nė raportin hetues, tė siguruar nga gazeta.

Hetimet rreth kėtij grupi tė dyshuar, bėhet e ditur se kanė filluar qysh prej fillimit tė muajit prill tė kėtij viti.

Kėshtu, me datėn 8 tė muajit prill, hetuesit policorė kanė kuptuar se ky grup i pėrbėrė nga disa persona do tė takohen nė fshatin Prevallė tė Prizrenit, nė afėrsi tė Brezovicės.

Rreth orės 11 tė mėngjesit, nė restorantin N.N nė Prevallė, janė takuar katėr persona. Bėhet e ditur se ky takim ėshtė udhėhequr nga dy persona nga Beogradi, pėr tė cilėt thuhet se me profesion janė mjekė.

Nė kėtė incizim tė policisė ėshtė kuptuar se kėta persona kanė kėrkuar njė person tė nacionalitetit shqiptar (emri i njohur pėr redaksinė), me qėllim qė nga ky tė marrin dėshmi tė rrejshme pėr kohėn e luftės qė ka ndodhur nė Kosovė.
Ky takim ėshtė aranzhuar nga polici serb i Kosovės, tashmė i arrestuari, Igor Josinac.

Pėr deklarata tė rrejshme dhe pėr njė bashkėpunim tė mundshėm me kėtė person shqiptar, nė kėtė takim ėshtė cekur se ai mund tė pėrfitojė 50 mijė euro.
Pas takimit nė Prevallė, tashmė i arrestuari Igor Josinac, i shoqėruar me dy personat nga Beogradi me veturėn Opel Vectra nė tabela tė Novi Pazarit (NP) nisen nė drejtim tė Shtėrpcės, ku gjatė rrugės marrin edhe personin e katėrtė pėr tė vazhduar udhėtimin e tyre drejt Prishtinės.

I gjithė ky takim i pjesėtarėve tė BIA’s ishte nėn vėzhgimin e hetuesve tė policisė sė Kosovės.

Sipas transkriptit, hetuesit e policisė kishin kontaktuar njė njėsi tė trafikut afėr qendrės tregtare ‘Ben Af’, nė Ferizaj, ku kishin kėrkuar qė vetura me tabela NP tė ndalohej pėr tė identifikuar personat qė po udhėtonin me Igor Josinac.

“Me tė ndaluar veturėn, Igor komunikon me policėt e trafikut, ku ai paraqet ID kartėn e tij duke treguar se ėshtė pjesėtar i Policisė sė Kosovės. Nė momentin kur policėt e trafikut kėrkojnė identitetin e pasagjerėve, Igor reagon duke thėnė se kėta janė mjekė nga Beogradi, tė cilėt i ka takuar pėr njė shėrbim mjekėsor”, thuhet nė raport.

Pas kėsaj, policėt e trafikut nuk kanė reaguar mė shumė, duke lejuar qė vetura e Igor Josinac dhe pasagjerėve tė tjerė, gjegjėsisht pjesėtarėve tė BIA’s, tė vazhdojė rrugėn e tyre drejt Llapnasellės tė Ēagllavicės.

“Ndalohen nė njė oborr tė njė shtėpie nė kėtė fshat (Express ka shlyer tė dhėnat specifike tė shtėpisė pėr ēėshtje tė sigurisė) ku zbresin tė katėr personat. Kjo shtėpi dyshohet tė jetė shtėpi koordinuese e kėtyre personave, tė cilėt janė duke mbledhur dėshmi tė rrejshme nėpėr territor tė Kosovės. Nė kėtė grup, janė tė pėrfshirė njė grup shumė i madh personash tė cilėt janė tė dirigjuar nga Qeveria e Serbisė pėr qėllime tė caktuar”, thuhet mė tej nė kėtė raport.
Nė vazhdėn e kėtij misioni, pjesėtarėt e BIA’s, mė 11 prill tė kėtij viti, aranzhojnė takime tė tjera nė rrethinėn e Prizrenit, pėr t`u takuar me njerėz tė cilėt po ndihmonin nė mbledhjen e informatave dhe gjetjen e personave tė tjerė, tė cilėt janė tė gatshėm tė japin deklarata tė rrejshme nė disfavor tė shtetit tė Kosovės, e posaēėrisht pėr luftėn e fundit.

Pėrveē disa personave qė kanė ndihmuar nė mbledhjen e informatave, hetuesit policorė kanė vėrejtur se nė misionin e BIA’s pėr deklarata tė rrejshme kundėr ish-UĒK ishte i angazhuar edhe njė zyrtar i lartė i policisė sė Prizrenit.

“Igor Josinac dhe personi tjetėr rreth orės 14 e 28 minuta, nė vendin e quajtur Shatėrvani nė Prizren, takohen me kapitenin e Policisė sė Kosovės (emri i njohur pėr redaksinė) i cili nė kėtė takim vjen me veturė zyrtare tė policisė Toyota Land Cruser”, sqarohet mė tej nė raport.
Takimi me kapitenin e policisė dhe dy pjesėtarėve tė BIA’s kishte zgjatur vetėm pak minuta, ku zyrtari i lartė i policisė sė Kosovės nxjerr njė dokument nga xhepi, tė cilin Igor Josinac e fut me shpejtėsi nė xhepin e tij.
Pas kėsaj, bėhet e ditur se tė dy personat ndahen nga kapiteni i PK-sė dhe rreth orės 15 e 15 minuta ata hipin nė njė veturė Ford Orion me targa KS, ku nisen nė drejtim tė fshatit Reēan.

Sipas kėtij dokumenti, thuhet se dy ditė mė vonė, pikėrisht me 11 prill, hetuesit policorė kanė vėzhguar njė shtėpi nė hyrje tė fshatit Llapnasellė, nė tė cilėn dyshohet tė jetė shtab i krizės i formuar nga personat e lartcekur.

Fakti se kjo shtėpi ėshtė kthyer nė qendėr takimi tė pjesėtarėve tė shėrbimit sekret serb, pohohet se para kėsaj shtėpie shpeshherė shihen tė parkuara automjete tė ndryshme dhe se atė e vizitojnė persona tė shumtė.


  Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.