Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datė 04 Qershor 2013 - 12:32:

"Natyrisht qė tre racat bazė kanė lidhje me jetėn nė Galaktikėn tonė. Vetėm nė sistemin Pleyades me qendėr diellin Alcyne [,] ku vėrtitet dielli ynė pėr 26,7 mijė vjet [,] banojnė mbi 70 milionė qenie inteligjente."
I kujtojmė lexuesit ato mėsime tė shkollės qė duhet ti dij ēdo kush, se Galaksia jonė quhet Kashta e Kumrit ose Rruga e Qumėshtit; nė ‘tė bėjnė pjesė miliarda yje (diej), nja 20 mijė grupime yjesh si kjo qė pėrmend autori ynė, nė kopimin qė i ka bėrė ndonjė shkrimi nga anglishtja, gjė qė shihet se si ai e shkruan: pleyades dhe Alcyne, pasi nė njė shumicė gjuhėsh kėto shkruhen: plejade-n-s dhe Alkione. Dhe siē thotė fjala e urtė: kopjuesit mbeten tėrė jetėn e tyre nxėnės tė dobėt, edhe autori ynė e tregon veten se ai ėshtė njė nxėnės shumė i dobėt nė degėt e astronomisė dhe historisė, pėrderisa i tregon lexuesit broēkulla mė tė mėdha nga ato tė Saliut tonė. Qė dielli ynė rrotullohet sė bashku me planetėt e tij rreth njė pike po ashtu lėvizėse, kjo dihet. Kjo pikė quhet apeks (Njohuri astronomike, T. 1973, f.52). Por kjo pikė ėshtė e lėvizshme, pra teorike, pasi ky rrotullim nuk ėshtė saktėsuar nė radhė tė parė, pėr vetė tėrheqjen e yjeve dhe grumbujve tė ndryshėm tė yjeve. Dihet nga ēdo nxėnės gjimnazi se dielli ynė afrohet me yllėsinė e Lirės dhe tė Herkulit. Por dihet se yje tė ndryshėm tė tjerė gjithashtu afrohen tek njėri-tjetri apo largohen. Kėto lėvizje tė tyre pėr jetėn e njeriut janė tė ngadalda. Pra, panvarsisht se yjet lėvizin nė hapsirė me dhjetra kilometra nė sekondė, hapsira ndėrmjet tyre ėshtė kaq e madhe, sa pėr syrin tonė ato duken tė palėvizshėm. Pra akoma nuk mund tė paraqesim njė hartė e tė themi se kjo ėshtė lėvizja rrotulluese e kėtij ylli apo e kėtyre yjeve kėtu. Dihet vetėm se dielli ynė, me gjithė grumbullin e yjeve tė tjerė tė afėrt me ‘tė rrotullohen rreth qėndrės sė Galaktikės tonė, Kashtės sė Kumtrit (Rruga e Qumshtit) nė rreth 250 milion vjet, apo diēka mė pak, -tani e kam harruar shifrėn e saktė. Por nuk ėshtė provuar e dhėna e rrotullimit tė sistemit tonė diellor rreth sistemit yjor tė Plejadės, qė unė nuk e di nga e ka nxjerrė Alfredi ynė!?! Ndonėse ai i ėshtė shmangur fjalės rrotullim duke pėrdorur termin vėrtitet, pas tė cilit ēdo kush mund tė spekulojė pastaj si tė dojė, duke thėnė: po jo more, unė nuk parakuptoj me ‘tė rrotullimin e diellit rreth kėtyre yjeve, por thjesht njė vėrtitje si ajo vėrtitja nė bulevard, qė e lemė veten tė iki nga tė na ēojnė kėmbėt, ashtu kuturu! Po, do thonim ne nė kėtė rast, edhe kėto fantazi lėshohen kėshtu kuturu pėr tė budadallėpsur edhe mė shumė miletin, i cili pak e ka sot mangėsinė arsimore tė daljes nga bangat e shkollės!
E sqarojmė lexuesin, se yjet e ndritshėm tė Plejdės janė nga mė tė njohurit nė kurorėn e qiellit. Kėto yje janė nė tė gjitha mitet e popujve tė ndryshėm tė vjetėr, pėr ‘to nuk ka libėr Astronomie, Historie-Mitollogjie, Natyre dhe, biles edhe Gjeografie nganjėherė, qė tė mos ketė disa rreshta mbi yjet e Plejadės. Mitollogjia greke e vjetėr dhe ajo e lashtė ka histori nga mė tė bukurat pėr ndjekjen e kėtyre Nimfave nga gjahtari Orion, disa yje tė tjerė kėto nė kurorėn e qiellit, nė formė drejtkėndėshi me njė tė mbledhur paksa nė mes dhe disa yje qė zgjaten si shigjetė, si dhe ca yje tė tjerė si punė e harkut tė shigjetės. Kjo formė e kėtyre yjeve ka bėrė duket qė njeriu i lashtė tė shihte nė kėtė formė yjesh njė shigjetar, dhe meqė ky shigjetar kot nuk ishte aty, ky njeri i lashtė gjeti ato yje tė bukur tė yllėsisė sė plejadės si nimfa tė sulmuara nga ky shigjetar.
Por ne nuk do tė merremi kėtu me mitollogjinė greke, e as ato tė tjerat, tė cilat kushdo mund ti lexojė nė shumė libra dhe ti gjejė edhe nė Vikipedia. Nuk do tė merremi as me pllakėn (die Himmelscheibe von) e Nebra-s, e gjetur para disa vjetėve kėtu nė Gjermani, e mbi tė cilėn nuk kalon java pa mos u pėrmendur nė TV, dhe e cila pėrmban diellin, hėnėn, 7 yjet (kryesorė) e plejadės dhe njė objekt tjetėr, pėr tė cilin diskutohet akoma. Kėtu duam tė theksojmė, se nuk ka mėsime shkollore apo tekste qė tė vėrtetojnė tezėn e lėshuar nga Alfredi ynė, tė ndonjė lidhje tė veēantė tė pėrbashkėt vėrtitje tė sistemit tonė diellor dhe kėtyre yjeve tė plejadės…
…Tashti sa unė pashė nė internet, mos ndoshta shkenca ka zbuluar gjatė kėtyre vjetėve apo muajve tė fundit ndonjė rrotullim tė sistemit tonė diellor rreth plejadės dhe, pėr habinė time gjeta disa forume tė tjera qė flisnin pėr kėtė problem. Duket, fantazistė tė ndryshėm, tė cilėt ua kalojnė me fantazinė e tyre edhe miteve tė popujve tė vjetėr, kanė hedhur nė internet kėto ide tė rrotullimit tė sistemit tonė diellor rreth plejadės, (fakt jo-shkencor ky), biles diēka e bukur ishte pyetja e njė diskutanti nė njė forum, pasi ai pėrmendte moshėn e sistemit tonė diellor midis 5 dhe 10 miliardė vjetėsh, -ēfarė mėson edhe ēdo kush nė shkollė-, dhe moshėn e yjėsisė sė plejadės, e cila vėrtitesh aty tek +- 100 milionė vjet; pyetja e tij ishte, ku ėshtė rrotulluar dielli ynė gjatė asaj kohe prej miliarda vjetėsh, para se tė lindtnin kėto yje?! A nuk duket e bukur kjo pyetje, drejtuar kėtyre fantazistėve,qė i bėjnė faktet shkencore ēorap!?
Me figurat e yjeve dhe me kopime tė shtrembėra nga fantazitė e popujve tė lashtė, ne mund tė krijojmė sot historira nga mė tė bukurat fantastike, pėr tė cilat kompanitė e filmit nė Hollivud do tė tregonin interes. Por vetėm kaq. Bie fjala, pamė se nė mitet e shumtė e tė ngatėrruar tė kėtij gjahtarit Orion qė ndjek yjet e bukur tė Plejadės, kishte edhe tė dhėna sporadike tė lashtėsisė qė flisnin pėr ecjen e tij mbi ujė. Mirpo, duke ditur edhe se ky „gjahtar“ ėshtė nė shumė mite tė popujve tė ndryshėm, duke parė nė internet se ėshtė edhe nė atė judeas, tek krahasohet rripi i tij lidhės, (nja tre yje kėto qė duken rallė edhe me sy nė mes tė drejtkėndėshit qė pėrmendėm), pra, tek krahasohet ky rrip lidhės me njė rrip nė ijen e Jakobit biblik, i cili u plagos nga njė Hyjni-Perėndi-Zot-Njeri-Xhind, (aq e ngatėrruar ėshtė nė Bibėl kjo pėrrallė pa fantazi!), ne mund tė krijojmė disa histori hollivudiane pėr ndikimin e njė sekti tė veēantė judeas nė krishtėrimin e hershėm, tė cilėt i dhanė Jezuit edhe cilėsinė tė ecte mbi ujė, nga fakti i kėtij Orioni; biles nė historitė tona hollivudiane (mite moderne) ne kemi shumė mbėshtetje edhe nga fakti, se ky gjahtar ėshtė i ngjashėm me Apollon shigjetarin, (hyu i Hėnės hershmėrisht ky), feja e tė cilit (helenizmi) pati disa filtrime me judaizmin e disa shekujve para Krishtit. Ngado tu vėrtitesh miteve tė vjetėr e sido ti vėrtitėsh ato nėpėr gishtrinj, -siē bėnte njė autor tjetėr, Arsim Spahiu, me tė cilin jemi marrė nė njė nga librat tonė tė kaluar-, ne mund tė krijojmė cilėn histori tė duam dhe si ta duam. Vazhdojmė aty ku e lamė, tek numri simbolik antik grek, 7-ta, pra tek 70 milion qėniet inteligjente qė banojnė nė sistemin Plejade, ku na u vėrtiska dhe Toka jonė (!):
"Tė thuash se Toka jonė nuk ka patur komunikim me JT (jashtėtokėsorėt) dhe se jeta e njeriut vjen nga zhvillimi cilėsor i amembave njėqelizore, kjo ėshtė njė gafė e rėndė e qėllishme e darvinizmit apo atyre qė e sponsorizuan atė. Historinė mė tė pėrafėrt dhe mė tė saktė se ēfarė ka ndodhur nė qiell e ka paraqitur Hesiodi me veprėn e vet Teogonia."
E kuptuat tė dashur lexues? Nėse nuk e keni kuptuar ironinė e madhe tė autorit tonė, lexoheni edhe njė herė. Nėse nuk e keni kuptuar, se gjithė ē’shkruan vetė autori ynė nuk i beson, lexoini edhe njė herė tė dyja fjalitė. Dhe derisa ta keni gjetur, ne i shpjegojmė shpejt dhe si shkarazi lexuesit se amembat njėqelizore quhen ameba, pra pa njė „m“ tė dytė dhe pa pėrcaktimin (ndajfoljor?) njėqelizor, pasi me ameba kuptojmė protozoarė tė vegjėl njėqelizorė, (Fjalori i Mikrobiologjisė nga Robert Andoni, T.1980, f.12). Pra, nuk ėshtė e nevojshme tė shtojmė pas termit amebė edhe termin njėqelizorė, sepse kemi njė tautollogji tė shquar, pra njė pėrsėritje tė qartė tė kuptimit qė na jep termi i parė.


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.