Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datė 04 Qershor 2013 - 12:36:

Pasi besojmė se lexuesi e ka gjetur ironinė e Alfredit, ne e tregojmė kėtė nė analizėn tonė. E para, Alfredi ynė bėn sikur i pėrket atij grupimi njerėzish sot, tė cilėt e marrin me dyshim, apo edhe nuk e pranojnė fare evolucionin e llojeve gjatė historisė sė krijesave gjallore. Deri kėtu nė rregull. Edhe kundėrshtarėt e evolucionit tė llojeve do tė kenė fjalėn e tyre, kėshtu merr edhe mė shumė vlerė teoria e evolucionit.
Mirpo ai nuk vazhdon me fakte dhe argumenta tė kohėve tė sotme pėr mbrojtjen e kėsaj ideje jo-shkencore (antidarviniste), por ai na kthehet 2700 vjet mbrapsh, duke na pėrmendur Hesiodin dhe Teogoninė e tij, vepėr kjo qė pėrmbledh mitet e lashta tė shoqėrisė para-helene dhe helene mbi krijimin e Universit, zotave, perėndive, hyjnive, tokės, diellit, yjeve, etj.. Pra, ai pėrdor simbolikėn e tij, kthimin mbrapsh nė dijet njerėzore, si tė dojė tu thotė lexuesve: kush ka mend e kupton se unė po tallem, budallenjtė le tė vazhdojnė tė lexojnė me interes mė tej!
Nė kohėn e Hesiodit dhe pak pas tij, njeriu sapo kish nisur tė kuptonte ndryshimin nė shumė aspekte tė Jetės, Natyrės dhe Universit. Por ai akoma nuk kish arritur deri aty sa tė dallonte ndryshimin e llojeve, proēes ky tė cilin e quajmė evolucion. Ai kish nisur tė dallonte proēesin e evolimit, por jo nė kuptimin e sotėm, se sa nė atė tė ndryshimit dhe njė farė zhvillimi. Pėr kėtė kemi rastet qė na tregon Zenoni mbi kėndvėshtrimet e ndryshme ndaj njė objekti tė caktuar, kemi dialektikėn e Hera-klitit, Parmenidit, etj., qė tregon ndryshimin dhe zhvillimin, kemi dallimin e ndryshimit tė gjuhės nga Herodoti, kemi ide tė Anaksimandrit mbi prejardhjen e njeriut nga peshku, kemi ide tė prejardhjes sė ēdo sendi nga tre apo katėr elementė bazė, kemi metamorfozėn e Pitagorės, kemi elementė llogjik tė parimit shkak-pasojė, etj., kemi pra shumė e shumė ide qė janė pranė konceptit tė evolucionit. Kemi pra dallimin e konceptit tė ndryshimit dhe zhvillimit, por akoma jo nė atė tė ndryshimit tė llojeve, siē e kemi tek Darvini. Kaq gjė e di ēdo nxėnės i klasės sė tetė, (apo e dinte tė paktėn nė kohėn time). Kjo dije bėhet sikur anashkalohet nga autori ynė, sepse ai do na sjelli gjėra edhe mė fantastike mė tej.
"Nga kėto teori pranohet se tė bardhėt kanė ardhur pėr herė tė parė nė planet nga yllėsia e Andromedės, nga i ashtuquajturi niveli i dytė i dendėsisė sė vibrimit."
Edhe nė kėtė fjali shohim qartė se si autori ynė kopjon shkrime fantazistėsh tė tjerė, tė cilėt i injorojnė zbulimet shkencore dhe bazohen vetėm nė mitollogjitė e lashta. Nė kėto mite tė lashta, nė kėtė dije antike, „ylli“ mjegullor me emrin Andromeda kujtohej se i pėrkiste kėsaj galaksie me emrin Kashta e Kumrit (Rruga e Qumėshtit), sepse nė atė kohė mendohej se nė qiell ekzistonte vetėm njė galaksi (ndonėse jo kaq qartė sa sot). Mendimi se ky yll, e mė vonė ky grumbullim yjesh, i pėrkiste Galaksisė tonė, vazhdoi deri nė shekullin e sapo-lėnė, atė tė 20. Vetėm me anė tė teleskopėve modernė u dallua se ky „yll“ apo ky grumbull yjesh me rrathė mjegullorė, na qenkėsh njė Galaktikė tjetėr jashtė Galaktikės tonė, Rrugės sė Qumėshtit. U zbulua gjithashtu se kjo Galaktikė ėshtė e ngjashme me Galaktikėn tonė dhe ca mė e madhe se e jona, si dhe lėviz nė drejtimin tonė, mė saktė, ne lėvizim nė drejtim tė saj, si mė tė vegjėl qė jemi, pra tėrhiqemi ndoshta nga ajo. Kjo dashuri platonike e dy galaktikave mund tė pėrfundojė nė njė dashuri materiale aty pas disa miliarda vjetėsh, -kjo sipas matjeve tė sotme tė shkencarėve.
Tani, tė gjithė kėta fantazistė alfredianė qė gjurmojnė llozhat masonike nė cilėndo kohė dhe cilindo aneks tė globit tonė, e pse jo dhe tė Universit, e njėkohėsisht nuk lenė film Hollivudi pa parė mbi ngjarje fantastike Matriksėsh dhe Luftra Yjesh tė regjizorve (bie fjala) Xhorxh Lukas apo Stiven Spilberg, tė gjithė kėta fantazistė gjurmojnė pėr ngjarjet e tyre vetėm mito-llogjitė e lashta, tė cilat e mbanin Andromedėn akoma si pjesė tė Galaksisė tonė tė vetme tė Universit, (ėshtė njė mitollogji e bukur mbi Andromedeėn), ndaj dhe bėjnė fjalė pėr ardhjen e njeriut nga kjo Galaksi, duke harruar se kjo nuk ėshtė ai yll apo yjllėsi qė kujtonin mitet dhe dija e lashtė, por ėshtė njė krejt tjetėr Galaksi, ku dritės i duhet rreth 2.5 milion vjet tė mbėrrijė nga kjo Galaksi tek ne; pra ne e shohim sot kėtė Galaksi ashtu siē ka qenė ajo 2 milion e gjysėm vjet mė parė.
Pra, ndėrsa kėto „tė fshehta“ qė po na tregon Alfredi ynė mbi ardhjen e banorve tė tokės nga yllėsitė e afėrme, bazohen nė njė farė llogjike (po themi), pėr shkak se kėto yllėjsi janė larg nga Toka jonė disa vjet-dritė deri disa qindra vjet-dritė, (bie fjala kjo e Plejadės ėshtė aty tek 380 vjet-dritė larg, -shiko Vikipedia-, ēfarė d.t.th. se drita e tyre do rreth 380 vjet tė mbrrijė tek ne, pra ne shohim si kanė qenė kėto yje para rreth 380 vjetėsh), nė anėn tjetėr, Galaksia e Andromedės ėshtė larg 2.5 milion vjet-dritė larg nesh, pra asnjė qėnie nuk do tė mundte tė vinte prej andej tek ne, apo nga ne atje. Kėshtu kėta fantazistė ngatėrrojnė distancat, duke e bėrė dhe Universin ēorap.
Dhe imagjinoni sa qesharake duket pėr njė nxėnės mesatar nė lėndėn e astronomisė, tek ai lexon ardhjen e njeriut "…nga i ashtuquajturi niveli i dytė i dendėsisė sė vibrimit". Unė nuk e di nga kush e ka kopjuar autori ynė kėtė dėndėsinė e dytė tė vibrimit, por besojmė se kjo duhet tė jetė pėrmendur nė ndonjė film hollivudi, skenaristėt e tė cilėve bazohen tek mitollogjitė e lashta, ku Galaksia e Andromedės dukej si njė yll me dridhje mė tė mėdha nga yjet e tjerė.
Unė e mbaj mėnd nga tetvjeēarja akoma mėsimin qė na sqaronte dallimin e yjeve nga planetėt e sistemit tonė diellor; yjet dallohen sepse ato „dridhen“, si tė thuash, fiken dhe ndizen gjatė gjithė kohės, pra lėshojnė dritėn e tyre me dridhje, ndėrsa planetėt e sistemit tonė diellor nuk lėshojnė pikė dridhje, ata shihen qartė pa fik-ndezjen yjore. Kjo vjen -na thuhej- ngaqė drita e yjeve pėrplaset nė valėt e sistemit tonė diellor. Duket, edhe drita e miliarda yjeve tė Andromedės pėrplaset mė parė nė valėt e galaksisė tonė, pa pėrfillur pastaj valėt e sistemit tonė diellor, pėrveē kėsaj mundet qė edhe vetė dritat e spiraleve tė saj tė difraksojnė me njėra-tjetrėn, -pėr kėtė mund tė shikoj ēdokush vetė nė libra tė ndryshėm apo nė Internet. Nuk ėshtė ky problemi ynė tani, por tė paktėn ne dimė se ky vibrim i Andromedės duhet tė jetė dalluar qysh nė kohė tė lashta, pėrderisa miti e vendos kėtė bukuroshe tė dhėnė tek njė pėrbindėsh deti, pra tek ky det toksor qė ka kėto valė-vibrime, gjė qė nė fantazitė e mėtejshme tė sotme, ėshtė quajtur dėndėsi vibrimi. Kjo na tregon, se kėta njerėz qė kopjojnė njėri-tjetrin pėr zbukurimin e fantazisė sė tyre, kanė parasysh pikėrisht kėtė Andromedė, nė dritėn e sė cilės shohim kėto difraksione tė forta (vibrime), pra kėta fantazistė e fusin padashur Galaksinė e Andromedės nė Gaksinė tonė, panvarsisht se ajo e para ėshtė edhe mė e madhe se e dyta, duke vazhduar me mendėsitė e kohrave tė lashta, tė cilat e kujtonin ndriēimin vibracional tė Andromedės njė yll brenda Galaktikės tonė, e mė vonė njė yllėjsi tė caktuar, po ashtu brenda Galaktikės tonė!!! A nuk ėshtė pėr tė qeshur kjo!?!
Vazhdojmė aty ku e lamė, tek kėta parakaluesit tanė tė bardhė, tė ardh nga yllėsia e Andromedės, (duket kjo ngaqė shpėtimtari Andromedės mitollogjike, Perseu, ishte verior, pra i bardhė).
"Pėr herė tė parė Toka u kontaktua prej tyre nė Afrikė, nė shtetin e Malit tė sotėm, tek fisi Dogon."
Kjo fjali na bėri kureshtar, ndaj hapėm kompjuterin dhe pamė kush ėshtė ky fis Dogon nė Malin e sotėm. Ky qenka njė fis afrikanėsh, i shtrirė nė Burkina Faso e nė Mali, ka lėvizur duke u ngrejtur lart drejt Malit, vazhdon rite tė vjetra afrikane, ndėrmjet tė cilave edhe prerjen tek femrat, njė pjesė janė sot myslimanė e njė pjesė kristianė, por pėrzihen edhe ritet e tyre afrikane, gjithsej janė sot nja 400 mijė banorė tė fisit Dogon.
Pėr fatin e tyre tė mirė, kėta i paskan vizituar dy europianė, francezi Marcel Griaule mė 1931 dhe mė 1946 sėrish Griaule me studjuesen Germaine Dieterlen. Nė disa komente kėta klasifikohen si etnologė, si etnografė, diku Griaule edhe si antropolog. Kjo nuk na prish ndonjė punė, pasi kėto shkenca kanė pak a shumė tė njėjtin qėllim, studimin e jetės sė njeriut dhe popujve tė ndryshėm, ritet e tyre, veshjen, gjuhėn etj..
Thamė fatin e mirė, sepse nė disa fshatra tė kėtij fisi kanė vazhduar kėto dekadat e vona vizitorė nga bota, duke ēuar kėshtu tek ‘ta dollarė dhe sende tė tjera tė nevojshme pėr ‘ta. Kjo ka ardhur nga kureshtja qė kanė ngjallur shėnimet e dy studjuesve francezė, si dhe njė studjues i mėvonshėm amerikan.


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.