Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datė 04 Qershor 2013 - 12:39:

Francezi Marcel Griaule i ka pyetur kėta banorė qysh herėn e parė, po ashtu edhe herėn e dytė me shoqėruesene tij, dhe paska marrė nga ‘ta disa tė dhėna qė ishin tė habitshme, tė dhėna kėto qė ata tė dy i botuan mė 1951 nė librin „Njė sistem Sirius sudanez“, tė dhėna kėto qė pak tėrhoqėn vėmėndjen asaj kohe ndėr studjuesit e tjerė, tė dhėna kėto tek tė cilat ėshtė bazuar nė vitet ’70 studjuesi amerikan i gjuhėve, Robert Temple, i cili tėrhoqi vėmėndjen e gjithė botės me librin e tij mbi fisin Dogon dhe dijet e tyre.
Ky fis na festoka ēdo 50 vjet njė festė me maska tė ēuditshme dhe sipas tregimeve tė njėri pas tjetrit, (nga fshatari dogon tek francezi Marcel dhe nga ky tek studjuesi amerikan Robert), na del se ky fis e ditka qė ekzistoka njė yll me emrin po tolo qė d.t.th. ylli i siguit, ku sigui ėshtė identik me yllin real sirius; dhe po tregon tek fisi i dogonėve kokrrėn mė tė vogėl tė drithrave tė tyre, emri i kėsaj tė fundit nė latinisht ėshtė digitaria exilis, nga ky emėr i njohur -sipas kėtyre studjuesve- u pėrhap dija e tyre pėr rrotullimin e yllit tė vogėl digitaria rreth yllit tė madh tė siguit, qė ėshtė Siriusi i njohur qysh nga antikiteti.
Kėtu problemi ėshtė, (na tregon fantazia masoniste), se shkencėtarėt zbuluan vetėm nė shek. e XIX, qė rreth yllit tė njohur Sirius vėrtitet njė yll tjetėr mė i vogėl e mė i rėndė, i cili u quajt Sirius B. Pra, dogonėt kishin tė dhėna pėr kėtė yll pėrpara se ky tė zbulohej, thotė Robert Temple, duke e zgjeruar edhe mė tej mitin e dogonėve afrikanė, nga sa kish dashur apo aluduar Marcel Griaule.
Duke ndjekur nė internet materiale tė shumtė mbi kėto tė dhėna tė shpalosura nga dy studjuesit francezė dhe ai amerikan, shikon se edhe artikujt qė e hedhin poshtė kėtė tė ashtuquajtur dije dogone, nuk janė tė pakėt. Kemi p.sh. dy autorė, belgun etnolog qė ka jetuar tek fisi dogon shumė vjet, Valter van Beek, kemi njė artikull nga Dr. Klaus Richter, e plot komentues tė tjerė. Nga kėta kundėrshtarė jepet e dhėna se, pyetjet e francezit Griuale kanė qenė sugjestive dhe si tė njė hetuesi qė pret vetėm njė rezultat. Kjo ka bėrė qė treguesit dogonas tė japin mite tė impovrizuara pėr hir tė mikut tė tyre. Ata kanė folur thjesht pėr njė mit krijimi tė botės, siē kanė tė gjithė popujt, por nuk kanė bėrė fjalė pėr yllin Sirius dhe bashkshoqėruesin e tij.
Pastaj, tė dhėnat se nė kėto yje paska planetė dhe qėnie inteligjente, siē na e zgjeron mė tej „mitin“ dogon amerikani Temple, duken tepėr entuziazte, pasi nė jetėn e tyre tė shkurtėr tė kėtyre yjeve Sirius, nuk ka si tė zhvillohet jeta atje aq shpejt. Pėrveē kėsaj, rrotullimi dhe tėrheqja e dy Siriusve, A dhe B, ėshtė aq e madhe sa nuk mund tė lejojė formimin apo ekzistencėn e planetėve nė sistemin e tyre tė ngjitur.
Tė gjitha kėto kundėrti tė tezės entuziaste tė amerikanit Temple, gjinden po ashtu nė artikuj tė ndryshėm nė internet. Mjafton tė klikosh „fisi dogon“ (gjerm.: Stamm Dogon) nė Gogle, dhe tė dalin tė gjitha tė dhėnat mbi realitetin dhe trillimin. Nė pėrgjithėsi kėta fantazistė u pėrngjajnė fetarve, ndoshta edhe vijnė nga familje fetare, siē duket nga mbiemri i amerikanit, Temple; si tė tillė kėta kanė vėshtirėsi tė hyjnė nė debate tė hapura, sepse e shohin menjėherė zvoglimin e tyre.
Autori ynė Alfred ka rėnė duket nė kontakt me lloj-lloj shkrimesh interneti, ndonėse kėto teorira fantastike sot lulėzojnė gjithashtu nė libra tė ndryshėm, dhe ai ka dhėnė variantin mė tė shkurtuar tė tyre, ndaj dhe vetėm sa e pėrmend kėtu fisin Dogon. Kjo ėshtė tipike e kėtyre fantazistėve, pasi kėta e shohin se njė mit i ri fantazist nuk ka bazė pėr tu provuar dhe dallohet qė ėshtė njė trillim fėminor, kėta vetėm sa e pėrmendin kėtė mit shkurtimisht, duke pretenduar se tė dhėna tė tjera mė tė rėndėsishme janė nė plan tė parė. Dhe ja shikoni si vazhdon autori ynė me tė dhėna tė mėtejshme, pas zbritjes sė tė bardhve tek fisi i tė zinjve nė Afrikė, ai Dogon.
" Nė shkėmbim tė njė teknollogjie mė tė lartė ndaj tė zinjve qė kishin ardhur 1 milion vjet para nė Afrikė, andromedianėve apo pellazgjianėve ju lejua pjesa veriore e planetit, i cili nuk ka pasur kėtė lloj sipėrfaqe. Pellazgjianėt, ku natyrisht bėjnė pjesė edhe ilirėt (vetė fjala yllir ka lidhje me ardhjen nga yjet tė kėsaj race) e lashtė dhe pasardhėsit e tyre, shqiptarėt, shtriheshin nga Esperia (Amerika e sotme), Atlantida, Europa dhe deri nė ishullin e Aenus (Japonia e sotme e cila edhe sot, nė veri, e ruan gjurmėn pellazgjiane tė saj."
Duke parė zhvillimin teknollogjik tė dy mijė vjetėve tė fundit, apo qoftė edhe tė dyqind vjetėve tė fundit, ne mund tė nxjerrim njė ide mbi teknollogjinė e lartė tė asaj kohe para 3.5 milion vjetėve. Ka mundėsi qė ky majmun i bardhė, me tė dalė nga anija kozmike, pra nga disa guva kodra aty pėrreth, i ka treguar atij majmunit tė zi se si mund tė kėrcente e tė kapte kokrrėn e mollės nė degėt e holla tė pemės. Kjo duhet tė ketė qenė teknollogjia e pėrparuar! Dhe ky majmun i zi ėshtė ējerrė duke e detyruar kėtė shkencar tė bardh tė shkonte drejt veriut. Nuk e di nėse ndokush do kishte mendim tjetėr.
Pėrveē kėsaj shohim se fiset ilire (yllire) u quankan kėshtu nga shkaku se kanė ardhur nga kėto yje andromedianė (miliona vjet larg tokės tonė). Mirpo kėtu na del njė problem. Kjo fjalė, yll, ka ardhur nga gjuha e kėtyre andromedianėve (pellazgjianėve), apo ėshtė gjuha e kėtyre afrikanėve dogonas? Duke parė se afrikanėt kanė gjuhė tjetėr nga e jona, i bie qė kjo fjalė ka ardhur me kėta pellazgjianė nga yllėsia e Andromedės. Ēudia ėshtė, pse nuk u quajtėn tė gjithė kėta yllirė apo yllas, por u quajt vetėm njė pjesė e tyre? Ēudi si nuk pėrmenden ilirėt (apo yllirėt) nė librin mė tė vjetėr, Iliadėn e Homerit? Apo kemi prej 3.5 milionėsh lozha masonike qė i mbajnė disa gjėra tė fshehta? Vazhdojmė.
"Para vitit 9,600 pr.Kr., nė vend tė Detit Mesdhe ka ekzistuar lugina Aegis, e cila u fundos kur lėvizėn pllakat litosferike tė planetit nga goditja e Atlantidės prej forcave andromedane tė Zeuesit. Nė qiell kishte ndodhur lufta e tretė qiellore, luftėra qė kishin zgjatur 1.5 milion vjet nga rebelimi i reptilianėve tė yllėsisė sė Drakos-Alpha Draconis dhe Epsilon Bootus & Opheos (yllėsia e gjarpėrit) ndaj andromedianėve superiorė tė galaktikės."
Shihet nga vetė pėrdorimi i shkronjave „ph“ kopimi i shkrimeve anglo-gjermane dhe termave tė filmave hollivudia-nė nga njerėz tė ndryshėm, midis tė cilėve edhe autori ynė Alfred Cako. Zakonisht, nė shqip dhe shumė gjuhė tė tjera kjo ėshtė shkronja „f“, pasi dhe tonizimi i „ph“ ėshtė nė anglishte dhe gjermanishte „f“, por ata e shkruajnė me ph.
Ēfarė na habit nė fjalinė e mėsipėrme ėshtė numri i vitit, 9600 para Krishtit, i cili korrespondoka me zbritjen nė tokė tė racės sė verdhė, nė Atlantidė. Duke patur parasysh se Dragoi ėshtė pjesė e miteve kineze dhe aziatike, i bie se kėta reptilėt qenkan raca e verdhė e zbritur nė tokė, ose tė paktėn vėllezėr tė tyre. Ēudi, sepse aziatikėt ngjajnė mė shumė me ne njerėzit e bardhė dhe tė zinj, se sa me reptilėt (e filmave hollivudianė)!
Dhe tjetra gjė qė na bie nė sy ėshtė se Zeusi paska luftuar me kėtė racė reptilėsh gati 1.5 milion vjetė. Pra, luftrat e racės sė bardhė andromediane me racėn e verdhė, apo miqtė e tyre reptilianė, qenkan zhvilluar njėherė nė yllėjsi tė tjera larg, pėr gati 1.5 milion vjetėsh. D.m.th. vėllezėrit tanė andromedianė (pellazgjianė) prej tė cilėve u shkėputėm ne yllirėt, (raca e bardhė), 3.5 milion vjet mė parė, paskan filluar luftėn nėn udhėheqjen e Zeusit, 2 milion vjet mė vonė me kėta reptilėt; shkaku ka qenė se parakaluesit tanė tė yllėjsisė sė Andromedės nuk e paskan duruar qė reptilėt tė fitonin panvarsinė ndaj sundimit tė tyre. Dhe si vajti mė tej kjo luftė, le ta ndjekim autorin tonė.


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.