Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datė 06 Prill 2016 - 16:17:

Gazeta MAPO po mi ngre vlerat, ndonese nuk kemi te bejme me artikuj dhe komente te kalibrit te larte. E shikoj me ralle MAPO-n dhe shkruaj nje-dy komente ne muaj tashme tek MAPO, meqe mi ka rritur vlerat ne menyre te padrejte, teksa nuk mi nxjerr komentet, ndonese keto (po si dhe artikujt) jane te notes mesatare! Kjo mosnxjerrje komentesh -mendoj se- nuk tregon thjesht fiksimin e tyre ndaj meje, se sa mosnxjerrjen e mjaft te vertetave te hidhura sot, qe nuk ben ti dijne lexuesit. ne kete rast MAPO eshte bazuar tek shtypi anglez, ndaj komenti im mund te dilte ca bllof, mirpo ata serish nuk e nxorren kete koment, sepse ka te beje me ato te verteta qe lexuesi (budalla, sipas tyre) nuk duhet ti dije! Ja me pare ketu artikulli i MAPO-s dhe pastaj komentin tim i panxjerre.

"Edhe kėtė tė mėrkurė, Erion Veliaj u shfaq mė shumė me kostum kryeministri, teksa priti presidentin hungarez.
Mediat po ziejnė me spekulime se ai do jetė pasaardhėsi i Edi Ramės si kryetar i Partisė Socialiste dhe ndoshta si kryeministėr.
Kaq i zjarrtė ėshtė ky debat, sa e pėrditshmja Standard i kushton kryeartikullin e saj njė interviste me mjeshtrin e teorive konspirative, Kastriot Myftaraj.
Ai thotė se lobi sorosian e ka pėrgatitur Veliajn si pasaardhės tė Ramės.
“As Saimir Tahiri, as Ben Blushi dhe aq mė pak Pandeli Majko nuk kanė mbėshtetjen e kėtyre forcave ndėrkombėtare, tė cilat pas vitit 1997 pėrcaktojnė se ēfarė do tė ndodhė nė PS. Shikoni, PS erdhi nė pushtet me ēmimin qė iu nėnshtrua Sorosit”.
Por ndėrsa Myftaraj nuk e sheh Blushin si kryetar tė PS, njė e pėrditshme tjetėr, “Sot”, e njohur po ashtu pėr spekulimet, shkruan se Blushi nė shtator do tė themelojė njė parti tė re."

Ky ishte artikulli i MAPO-s. Tani komenti im i panxjerre:

Qysh para se Veliaj te zgjidhej kryebashkiak i Tiranes, ishin me dhjetra komentues ne faqe te ndryshme interneti, perfshi dhe keto te gazetave, qe "profetizonin" zgjedhjen e tij kryebashkiak dhe zgjedhjen e tij kryeminister ne te ardhmen. Keshtu, Kastriot Myftaraj eshte i vonet ne kete "profeci". Por gazetat, si dhe MAPO me pare, kane nje mani te terbuar ne monotonine e tyre, per ti kategorizuar disa figura, ngjarje, kategori, keshtu edhe per ti sherbyer pagatorve te tyre, te cilwt i kane ndare me pare rolet e ketyre figurave, kane sistemuar prezantimin e ngjarjeve, e te tjera paraprogramime. Keshtu Ngjela eshte stamposur si kritikues ne sferen e drejtesise. Kur ky flet, te gjithe ata te drejtesise ia fusin gjumit edhe me teper, pasi e dine se eshte nje kritike brenda programit te caktuar me pare. Kur Kastriot Myftaraj ben nje "profeci", te gjithe ata qe gjoja jane te prekur, flene edhe me qete, sepse e dine qe eshte "profeci" e programuar. Keshtu dhe lexuesit flene te qete, pasi mendojne se dikush po kritikon, dikush po profetizon, keshtu po shkakton dridhje andej lart. Gjithshka eshte nje film me skenar te parapregatitur, si e si gjithshka te duket demokratike, si e si te mos futen te tjere ne skenarin "demokratik".


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.