Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga Fajtori datė 26 Mars 2017 - 04:16:

Ne shume fusha te shkences ekziston nje aksiome. Nese dy modele spjegojne realitetin dhe njeri eshte me i thjeshte, atehere modeli me i thjeshte zgjidhet per reference. Teorite e konspiracionit kane tendencen te jene te koklavitura. Une te thashe se modeli me i thjeshte qe spjegon mungesen e lajmeve te caktuara spjegohet nga injoranca gazetareske. Ka apo nuk ka aksion te pergjithshem per te lene popullin ne injorance eshte tjeter pune dhe nuk ka lidhje me lajmin ne fjale.

Nga eksperienca ime kam formuar bindjen se shtresa me e larte ne Shqiperi nuk ka as intelektin e shtreses se mesme ne Itali, Gjermani, France, apo Amerike. Nuk dine te formojne mendime, fjali, apo qofte edhe te shkruajne shqip pa gabime. Shqiptaret kane nevoje te fajesojne politikanet qe te mbulojne injorancen personale. Ne fakt gjithcka ne Shqiperi, nga politika, tek mediat, apo edhe tek drejtesia, reflekton injorancen e atij populli. Eshte e kote te fusin koken ne rere duke i vene fajin politikaneve. Dhe e keqja eshte se nuk bejne asgje qe te mesojne, nuk pretendojne lajme te plota, gjuhe shqipe te paster, shoke te ndershem, familjare te moralshem. Mblidhen ne cadra te gjejne te keqen neper institucionet e shtetit. Ja, per kete aresye kam kohe tashme qe mendoj se Shqiperia nuk ka aresye te jete shtet me vete. Eshte 100 here me mire nen protektoratin e ambasadoreve te huaj.

Nje shembull fare i vogel. Ne lajmet e djeshme te Balkanwebit thuhej se ndeshja Itali - Shqiperi "startoi". Startoi nuk ka qene ndonjehere fjale shqip. Ai gazetar duhet te pakten pushuar nga puna, por me e mira do ishte te rrihet per spital.


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.