Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Fajtori datė 09 Korrik 2005 - 06:24:

Kur lajmet behen prekese

Var veten 56-vjeēari, i vodhėn paratė e rrogės

Reshat Kapedani mbante familjen me lekėt qė fitonte nė ndėrtim. Vjedhja e parave tė rrogės dhe celularit dyshohet tė jetė motivi i vetėvarjes sė tij.

Reshat Kapedani ėshtė gjetur i varur nė degėn e pemės sė oborrit. I kishin vjedhur 10 mijė lekė

TIRANĖ- Njė 56-vjeēar ka varur veten nė pemėn e oborrit, pasi i kishin vjedhur paratė qė kishte nė xhep dhe njė telefon celular. Reshat Kapedani, 56 –vjeē, banues nė lagjen "Frutikulturė" tė bashkisė sė Kamzės ėshtė gjetur mbrėmjen e sė martės, rreth orės 23:00, i varur nė njė pemė hurme nė oborrin e shtėpisė sė tij, ndėrsa ka qenė nė gjendje tė dehur. I vetėvaruri, sipas bashkėshortes sė tij, ka hyrė nė shtėpi dhe ka kėrkuar njė palė rroba tė lara. Vetėm pesė minuta mė pas, e shoqja e tij, Safetja e ka gjetur nė krahun e pasėm tė shtėpisė, tė varur nė degėn e hurmės. Ndihma e njė infermiereje, nuk ka mundur ta rikthejė nė jetė 56 -vjeēarin. Sipas policisė dhe familjes, pėrveē faktit qė ai kishte varur veten, nė vdekjen e shpejtė tė tij kishte ndikuar edhe gjendja e tij shėndetėsore e pėrkeqėsuar nga konsumimi i alkoolit. Si motiv kryesor, tė afėrmit e tė vetėvarurit pohojnė vjedhjen e 10 mijė lekėve tė reja, gjė qė ka ndikuar nė gjendjen psikologjike tė 56-vjeēarit tė varfėr. Kapedani u kishte pohuar atyre se persona tė panjohur e kishin grabitur gjatė kohės qė ka qenė duke u kthyer nė shtėpi dhe i kishin marrė rreth 10 mijė lekė dhe njė aparat telefonik celular.

Tė afėrmit edhe familja e Reshat Kapedanit, dje nuk kanė pasur para as pėr tė kryer njė ceremoni mortore pėr njeriun e tyre tė vetėvarur. Ata pohojnė pėr "Shekullin" se me shumė mundim, kanė mundur tė mbledhin paratė pėr tė kryer ceremoninė e varrimit. Familja jetonte vetėm me paratė e punės sė Reshatiti i cili megjithėse nė moshė tė thyer punonte nė njė punė tė rėndė, nė ndėrtim. Mėsohet se tashmė e shoqja e 56-vjeēarit dhe tė afėrmit e tij kanė mbetur pa asnjė tė ardhur, pasi asnjė prej tyre nuk ka mundėsi tė punojė. Ndėrkaq, ata kanė kėrkuar qė pushteti vendor apo shoqatat e ndryshme t“i ndihmojnė sado pak ekonomikisht, duke qenė se tė ardhurat e tyre ishin nė nivelin zero, ndėrsa vetė gruaja e tė vetėvarurit ende nuk ka mbushur moshėn e pensionit, e gjendja e dobėt fizike nuk i jep mundėsinė pėr tė kryer ndonjė punė. Varfėria e skajshme ka ndikuar nė aktin ekstrem qė ndėrmori Kapedani, pasi i kishin vjedhur edhe ato pak para qė siguronte nga puna e rėndė nė ndėrtim.


  Gjithsej 376 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.