Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Fajtori datė 09 Korrik 2005 - 06:45:

Vetevrasje me shumice

Vetėmbytet gruaja e moshuar nė liqenin Artificial nė kryeqytet, por mbetet e paidentifikuar. Ngjarja mėsohet tė ketė ndodhur paraditen e djeshme, kur policia e komisariatit nr.1 nė kryeqytet ėshtė njoftuar se njė person ishte futur nė liqen dhe nuk kishte dalė mė qė andej. Menjėherė, policia ka mbėrritur nė vendin e lajmėruar dhe mė pas ka kryer veprimet e nevojshme pėr tė gjetur trupin e personit. Pas njė gjysmė ore punė, tė kryer nga policia dhe forcat polumbare tė repartit tė RENEA-s policia ka mundur tė gjejė jo shumė metra nė thellėsi tė liqenit trupin e njė gruaje. Policia ka konfirmuar se trupi qė ėshtė gjetur i mbytur i pėrkiste njė gruaje qė mendohet tė jetė mė shumė se 55 vjeēe. Ajo mendohet se ėshtė nga Tirana, ndėrsa hetimet e kryera paraprakisht, nuk kanė mundur ta identifikojnė atė. Ndėrkaq, trupi i tė mbyturės ėshtė dėrguar pėr autopsi nė morgun e Tiranės. Pas marrjes sė disa dėshmive dhe pas kryerjes sė veprimeve tė tjera hetimore, policia ka konfirmuar paraprakisht se gruaja e gjetur nė liqen duhej tė ishte vetėmbytur pėr shkak tė depresionit mendor. Nė ditėt e ardhshme, policia pritet tė kryejė veprime tė tjera pėr tė gjetur identitetin e saktė tė gruas sė mbytur dje nė orėt e mesditės.

07/07/2005

---------------------------------------------

Vetėhelmohet emigranti qė kishte ardhur pėr votime

BERAT- NJė 44-vjeēar qė kishte ardhur pranė familjes pėr votimet, ėshtė vetėhelmuar dje nė rrethana ende tė pazbardhura. Petrit Toska, 44 vjeē, baba i dy fėmijėve, nga fshatit Velabisht ka mbėrritur nė gjendje tė rėndė nė spitalin e Beratit. Mė pas ai ėshtė dėrguar drejt spitalit tė Tiranės, por ka gjetur vdekjen gjatė rrugės. Sipas burimeve pranė tė afėrmėve qė u referohet policia, viktima kishte ardhur para disa ditėsh nga Greqia vetėm pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e 3 korrikut dhe mė pas do tė kthehej sėrish nė vendin e punės, nė shtetin fqinj. Sipas tė afėrmėve, nė paraditen e djeshme Toska ka shfaqur shenja mėrzitjeje, por ata nuk kanė ditur tė thonė shkakun. Familjarėt e tij mėsohen tė kenė thėnė, ndėr tė tjera, se Toska ishte mėrzitur nga humbja e PS-sė, por ata kurrsesi nuk pranuan qė shkak i vetėlmimit tė kėtė qenė kjo arsye. Sipas burimeve, 44- vjeēari ka pirė helm nė momentin kur nė shtėpi nuk ndodhej njeri. Ka qenė kunata e tij ajo qė ka hyrė rastėsisht nė banesė dhe e ka gjetur atė pa ndjenja. Mė pas ajo ka lajmėruar tė afėrmit, tė cilėt e kanė dėrguar 44-vjeēarin me urgjencė nė spital. Mjekėt thanė se bėmė tė pamundėrėn pėr tė shpėtuar jetėn e babait tė dy fėmijėve, por lėnda helmuese qė ai kishte konsumuar, fotoksinė, kishte depėrtuar nė gjak. Madje ata thanė se pėr shkak tė gjendjes sė rėndė u vendos dėrgimi i Toskės nė Tiranė, por ai ndėrroi jetė gjatė rrugės. Kjo ėshtė viktima e dytė e vetėhelmimit nė rrethin e Beratit, gjatė 24 orėve tė fundit.

07/07/2005

----------------------------------------------

Ludovik Luca, baba i dy fėmijėve dhe kuzhinier nė njė lokal tė njohur nė Tiranė ėshtė gjetur i vdekur nga e shoqja

Sipas burimeve policore, mėsohet se dyshimi kryesor pėr kėtė ngjarje tė rėndė ėshtė vetėvrasja e Ludovik Lucės. Mėsohet se ai ka qėlluar veten nė korridor, veten njė herė nė zemėr, ē“ka i ka shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Kjo ėshtė skema qė policia mendon se mund tė ketė ndodhur, pasi sipas hetuesve, Luca mbante pistoletė nė shtėpinė e tij. Personi i parė qė ka parė trupin e kuzhinierit Luca tė shtrirė nė korridor, tė mbytur nė gjak ka qenė bashkėshortja e tij, Albana. Menjėherė ajo ka lajmėruar policinė, qė nuk ka vonuar tė vijė pėr shkak se banesa e tyre ndodhet vetėm 50 metra larg komisariatit nr.1. Njė grup hetuesisht tė komisariatit nr.1, kanė mbėrritur nė vendngjarje, sė bashku me ekspertėt e policisė kriminale dhe tė mjekėsisė ligjore. Veprimet e kryera prej tyre kanė hedhur paraprakisht dyshimin se Luca mund tė ketė kryer njė vetėvrasje nė kushet e depresionit.

30/06/2005

---------------------------------------------
Velipojė, vret veten pushuesi nga Elbasani

Mustafa Karakyza, baba i njė fėmije, i ka dhėnė fund jetės nė kushtet e depresionit psiqik

SHKODĖR- Njė 25-vjeēar i jep fund jetės nė plazhin e Velipojės, teksa po kalonte pushimet e verės sė bashku me familjen. Ngjarja e rėndė ka ndodhur paraditen e djeshme, kohė kur njė pushues nga Elbasani ėshtė vetėvrarė me pistoletė nė dhomėn e hotelit. Burime nga policia lokale pohojnė pėr "Shekullin" se Mustafa Karakyza, baba i njė fėmije, i ka dhėnė fund jetės me njė plumb pistolete. 25-vjeēari ka qenė vetėm nė dhomė, kur ka kryer aktin ekstrem. Bashkėshortja dhe fėmija i tij ndodheshin nė oborrin e hotelit, kur qetėsia ėshtė "thyer" nga njė krismė pistolete. Menjėherė, pushues tė tjerė kanė vrapuar pėr nga dhoma e Karakyzės, ku e kanė gjetur atė nė njė pellg gjaku. Kanė qenė punonjėsit e hotelit ata qė kanė lajmėruar punonjėsit e policisė, tė cilėt pas mbėrritjes nė vendngjarje pohuan se 25-vjeēari i kishte dhėnė fund jetės nė kushtet e depresionit. Pas kėqyrjes sė trupit pa jetė, punonjėsit e policisė kanė marrė nė pyetje gruan e tij, megjithėse ajo ka qenė e tronditur. Burimet e mėsipėrme tė policisė lokale pohojnė se bashkėshortja e Mustafa Karakyzės ka thėnė se i shoqi nuk ishte i qetė kohėt e fundit, madje as pas vajtjes pėr pushime nė plazhin e Velipojės. Pas marrjes sė dėshmive, punonjėsit e policisė sė Shkodrės kanė vazhduar hetimet, pėr zbardhjen e motivit tė plotė qė ēoi nė vetėvrasje 25-vjeēarin nga Elbasani. Ndėrkaq, mėsohet se trupi pa jetė i tij ėshtė dėrguar nė vendlindje, ku do tė zhvillohet edhe ceremonia mortore.


30/06/2005

---------------------------------------------

Studentja e infermierisė tenton vetėvrasjen

SHKODĖR- Njė 19-vjeēare, studente e fakultetit tė infermierisė, tentoi t“i japė fund jetės, pas rezultateve tė dobėta nė provime. Burime nga policia e Shkodrės pohojnė se dje, rreth orės 14.30 minuta, 19-vjeēarja nga Rubiku me inicialet F.M ėshtė dėrguar me urgjencė nė spitalin e Shkodrės, Burimet nga ky spital pohuan se ajo kishte konsumuar njė sasi lėnde toksike, qė i ka shkaktuar gjendjen e rėndė shėndetėsore. Mjekėt e spitalit i kanė dhėnė 19-vjeēares ndihmėn e parė mjekėsore, duke bėrė tė mundur edhe shpėtimin e jetės sė saj. Sipas burimeve nga grupi hetimor mėsohet se studentja e infermierisė kishte kaluar njė periudhė tė rėndė psikologjike, pėr shkak tė notave tė dobėta nė provimet e fundvitit. Ky dyshohet tė ketė qenė edhe shkaku i tentativės sė vetėvrasjes sė saj. Pas marrjes sė mjekimit, studentja duket se e ka kaluar gjendjen kritike pėr jetėn, falė ndėrhyrjes sė menjėhershme tė mjekėve.

30/06/2005

-------------------------------------------------------

Policia i arreston tė atin, tenton vetėvrasjen

Njė 17-vjeēare ka kėrcėnuar me hedhje nga ballkoni policinė, e cila kapi tė atin pėr kultivim droge

POGRADEC- Njė 17-vjeēare tenton t“i japė fund jetės pėrpara punonjėsve tė policisė, qė kishin shkuar nė banesėn e saj pėr t“i arrestuar tė atin. Ngjarja qė fatmirėsisht pėrfundoi pa viktima ka ndodhur dje nė fshatin Buēimas tė Pogradecit, gjatė njė aksioni tė policisė. Burime nga policia lokale bėjnė tė ditur pėr "Shekullin" se agjentėt e Antidrogės kishin shkuar nė banesėn e 46-vjeēarit Myrteza Jashallari, pas informacioneve se ai mbillte kanabis nė vazo plastike. Pas informacioneve, punonjėsit e policisė kanė kontrolluar banesėn e Jashallarit dhe kanė gjetur nėpėr vazo 10 rrėnjė kanabis sativa. Pas sekuestrimit tė bimės narkotike, punonjėsit e policisė kanė tentuar tė shoqėrojnė nė komisariat 46-vjeēarin dhe djalin e tij. Pikėrisht nė kėtė moment, nė ballkonin e katit tė tretė tė shtėpisė ka dalė vajza 17-vjeēare e Jashallarit dhe ka tentuar vetėvrasjen. "Nėse nuk e lironi babanė dhe vėllanė, do tė hidhem me kokė dhe do t“i jap fund jetės",-mėsohet tė ketė kėrcėnuar ajo. Kjo situatė ka vazhduar pėr rreth njė orė, kohė gjatė sė cilės punonjėsit e policisė kanė tentuar tė negociojnė me adoleshenten. Burimet e mėsipėrme tė informacionit pohojnė se gjatė kohės qė inspektorėt po ndėrmjetėsonin qė 17-vjeēarja tė mos ndėrmerrte asnjė akt qė i cėnonte jetėn, njė tjetėr punonjės policie ka mundur t“i dalė nga pas vajzės, duke mos e lejuar tė hidhet nga ballkoni. Mėsohet se 17-vjeēarja Jashellari ka kaluar mė pas njė krizė nervore, ndaj edhe ėshtė shoqėruar nga policia nė spitalin e Pogradecit. Ndėrkaq, agjentėt e Antidrogės kanė arrestuar babanė e saj me akuzėn e kultivimit tė lėndėve narkotike.

29/06/2005

------------------------------------------

Ka me kile. Doni te tjera? Lexoj se paku nje vetevrasje cdo dy dite ne Shqiperi.


  Gjithsej 376 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.