Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Fajtori datė 09 Korrik 2005 - 07:10:

Tani fillojme me vrasjet dhe vdekjet per ...shkaqe natyrale

Lexojini lexojini. Kjo eshte Shqiepria sot. Mos i kaloni shpejt e shpejt se ka secila histori me vete.


Polumbarėt gjejnė trupin e 19-vjeēarit ne Kukes

KUKĖS- Polumbarėt kanė mundur tė nxjerrin nga thellėsitė e liqenit tė Fierzės, trupi e 19-vjeēarit, qė u mbyt nė mesditėn e dy ditėve mė parė. Polumbarėt e ardhur nga distrikti detar i Vlorės, duke pėrfituar dhe nga temperaturat e larta dhe kthjelltėsia e ujit, kanė arritur tė nxjerrin nė mėngjesin e djeshėm trupin e tė riut Fation Nerguti; thanė pėr gazetėn burime nga vendngjarja. Mėsohet se polumbarėt kanė mbėrritur nė mbrėmjen e sė dielės dhe menjėherė filluan punėn pėr gjetjen e trupit tė 19- vjeēarit, qė u mbyt nė afėrsi tė urės sė madhe qė lidh qytetin e Kukėsit me pjesėn tjetėr tė vendit. Trupi i tij u gjet pas 12 orė kėrkimesh, nė njė thellėsi prej rreth 50 metrash, thanė burimet e mėsipėrme. Brenda tre ditėve tė fundit, nė qarkun e Kukėsit janė mbytur dy tė rinj. Tė shtunėn pasdite, njė vajzė 11- vjeēare, nga fshati Vicidol i rrethit tė Tropojės, u mbyt nė lumin pranė fshatit tė saj.


28/06/2005
---------------------------------------------------


Kjo vajza ketu u vra ne Velipoje pas nje sherri ne lokal para pak ditesh.
Aurora kishte humbur dy vjet mė parė dhe motrėn

PUKA- Lajmi pėr vrasjen e Aurorės u ka rėnė si bombė prindėrve dhe dy motrave tė saj. Familja Ahmeti ende kishte tė pashėruar plagėn qė u kishte hapur vdekja e vajzės sė madhe tė shtėpisė, Armandės, e cila dy vjet mė parė ndėrroi jetė nė moshėn 22-vjeēare, gjatė lindjes, kur zija tani i pllakosi sėrish. Tė afėrmit e studentes ngrenė supet kur i pyet se si ka ndodhur ngjarja. Ata nuk dinė tė thonė asgjė, pasi sipas tyre "askush nga policia nuk u ka dhėnė njė version". Pėr ta Aurora ishte njė vajzė shumė e rregullt, e cila ėndėrronte qė tė bėhej mėsuese dhe tė ndihmonte familjen e saj tė varfėr. Njė fqinje e familjes Ahmeti, tė thotė se Rifati dhe Nexhmija paskan pasur fat tė zi.

Fatmiri, djali i tezes sė Aurorės, ėshtė i vetmi person i familjes qė pranon tė prezantohet me emėr dhe tė thotė diēka. "Ėshtė njė fatkeqėsi e madhe dhe e papritur. Aurora ishte nė Shkodėr me sezon provimesh. Ishte njė vajzė e mrekullueshme. U tronditėm dhe u ēuditėm kur mėsuam se ajo ishte vrarė",- thotė mes dėshpėrimit Fatmiri. Ndėrsa njė e njohur e familjes, qė punon nė spitalin e Pukės bashkė me nėnėn e viktimės, shton se "Nexhmija ende nuk kishte hequr rrobat e zeza pėr Armandėn qė vdiq pas lindjes, kur tani i vdes papritur edhe Aurora". Sipas saj, bashkėshortėt Ahmeti ishin prindėr tė katėr vajzave, por tani, u kanė mbetur vetėm dy, Arta dhe Fatbardha. "Ata prisnin qė vajza e tyre tė mbaronte shkollėn dhe t“i ndihmonte, por..",- thotė mė tej shoqja e nėnės sė Aurorės. Kryefamiljari, Rifati, dikur kishte punuar si traktorist dhe tani punonte ku tė mundte. Mė sė shumti ishte i papunė, ndėrsa nėna e Aurorės punon si infermiere nė spitalin e Pukės


29/06/2005

-----------------------------------------------

Vdes 80-vjeēari buzė Bistricės

DELVINĖ- Njė i moshuar ėshtė gjetur i pajetė buzė lumit tė Bistricės nė afėrsi tė fshatit Krane. Me marrjen e njoftimit nė vendin ku u gjet viktima ka shkuar grupi i ekspertėve, tė cilėt kanė identifikuar me ndihmėn e fshatarėve se i moshuari ka qenė 80-vjeēari Anastas Kaishi nga fshati Krane, i komunės sė Mesopotamit. Familjarėt e Kaishit, nė shpjegimet qė i kanė dhėnė policisė thanė se i ndjeri kishte dalė si ēdo ditė pėr shėtitje, pėrgjatė rrjedhės sė lumit. Ekspertėt mjeko-ligjorė, pas kėqyrjes sė kufomės, kanė arritur nė pėrfundimin se vdekja e tė moshuarit nga Kraneja ka qenė natyrale, duke pranuar versionin e njė ataku kardiak tė menjėhershėm.

29/06/2005

-------------------------------------------------

Shkon pėr t“u larė, mbytet 11-vjeēari

PĖRRENJAS- Shkon nė lumin e shkumbinit pėr t'u freskuar nga vapa, por ka gjetur vdekjen.Viktima, sipas policisė, ėshtė 11- vjeēari Dorjan Fatmir Belba, lindur dhe banues nė fshatin Skroskė tė komunės Qukės, 10 km larg nga qyteti. Ngjarja ndodhi rreth orės 14:00 tė ditės sė djeshme, nė njė degėzim tė lumit tė Shkumbinit, teksa 11- vjeēari Belba, sė bashku me disa shokė tė tij, po notonin nė pellgjet e lumit. Papritur 11- vjeēari ėshtė pėrfshirė nga vorbulla e ujit, pa mundur qė tė dalė prej saj, duke humbur jetėn. Tė miturit i ėshtė ofruar ndihma e parė dhe mė pas edhe ajo mjekėsore, por ai nuk ka mundur tė jetojė. Burime tė policisė thanė se mbytja e 11-vjeēarit ka qenė aksidentale.

08/07/2005

---------------------------------------------------

Gjendet i vdekur nė hotel 54- vjeēari

BERAT- Gjendet i vdekur nė njė hotel tė Beratit njė 54-vjeēar nga Shkodra, ndėrsa mendohet se ai ka ndėrruar jetė pas njė ataku nė zemėr. Burimet thanė pėr gazetėn se 54- vjeēari Agim Hameti, baba i dy fėmijėve, kishte 7 ditė qė strehohej nė hotelin e lagjes "10 Korriku", nė Berat. Nė paraditen e djeshme ai ėshtė gjetur i pajetė nga pastruesja e hotelit, e cila mė pas ka lajmėruar menjėherė pronarin dhe ky i fundit policinė. Trupi i pajetė ėshtė dėrguar nė morgun e Beratit, pėr t“iu nėnshtruar autopsisė ndėrsa mendohet se 54-vjeēari ka gjetur vdekjen natyrale. Sipas burimeve tė policisė qė shkuan nė vendngjarje, viktimės i ėshtė gjetur njė prokurė pėr bashkim familjar. Kėto dokumente vėrtetonin se gruaja dhe dy fėmijėt e tij ndodheshin nė Itali. Roja i natės nė hotel mėsohet tė ketė thėnė se e kishte parė viktimėn nė orėt e vona tė sė hėnės, duke ngrenė diēka nė dritare. Mendohet se 54-vjeēari nga Shkodra ka ndėrruar jetė 48 orė mė parė.

07/07/2005

----------------------------------------------------

[b[Goditet nė zemėr me kaēavidė, vdes 23- vjeēari[/b]

DURRĖS- Njė grindje e ēastit pėr makinat i ka marrė jetėn njė tė riu, ndėrsa njė tjetėr ka mbetur i plagosur. Viktimė e kėtij krimi ėshtė 23- vjeēari Andi Deliallisi, lindur dhe banues nė lagjen nr.6 tė qytetit tė Durrėsit. 23- vjeēari ka gjetur vdekjen nė mėngjesin e djeshėm, nė spitalin e Durrėsit. Burimet thanė pėr gazetėn se i riu ishte goditur nė zemėr me kaēavidė dhe nuk mundi tė mbijetojė, pavarėsisht ndihmės sė menjėhershme.

Ngjarja ka ndodhur nė mbrėmjen e dy ditėve mė parė, nė lagjen nr.11 nė Durrės. Sipas hetimeve tė para tė policisė, pas njė grindjeje tė ēastit pėr njė sherr makinash, 25-vjeēari Ruga tashmė i vetėdorėzuar nė polici ka goditur me njė kaēavidė nė gjoks 23-vjeēarin Andi Deliallisi si dhe bashkėmoshatarin e tij Shyqyri Kėrtusha, lindur dhe banues nė lagjen nr.11 tė qytetit. Dy tė rinjtė janė dėrguar me urgjencė nė spitalin e Durrėsit, ku dhe kanė qenė nėn kujdesin e mjekėve. Por Deliallisi, sipas burimeve, nuk ka mundur tė mbijetojė, pasi goditja me kaēavidė i kishte prekur atij arterien e zemrės. Ndėrsa i plagosuri tjetėr, Shyqyri Kėrtusha, kishte marrė goditje nė kofshė dhe ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. Pas ndihmės sė marrė nė spital ai ėshtė larguar nė shtėpi.

07/07/2005

-------------------------------------------------

Vdes nė aksident polici i plagosur 5 vjet mė parė


PEQIN- I kishte shpėtuar vdekjes 5 vjet mė parė, kur u plagos nė krye tė detyrės, por dje ka ndėrruar jetė pas njė aksidenti tragjik. Polici i grupit tė gatshėm tė drejtorisė sė Durrėsit, Fiqri Haskasa, 43 vjeē, me banim nė Durrės, ka gjetur vdekjen nė njė aksident qė ndodhi dje nė mėngjes. Burimet thanė pėr gazetėn se babai i tre fėmijėve, kishte mbaruar shėrbimin dhe po kthehej nė shtėpi, kur automjeti i tij tip Benz, me targa DR 277 D, ka dalė nga rruga dhe ka pėrfunduar nė njė kanal vaditės jashtė saj. Aksidenti, sipas burimeve, ka ndodhur afėr *****ės, nė rrugėn nacionale Elbasan- Peqin. Kalimtarėt tė rastit janė pėrpjekur t“i japin ndihmėn e parė tė aksidentuarit, por gjithēka ka qenė e pamundur. Mendohet se aksidenti ka ndodhur pėr shkak tė lodhjes pasi ditėt e fundit polici Haskasa ka qenė nė gatishmėri pėr zgjedhjet. Fiqiri Haskasa ishte plagosur rėndė nė krye tė detyrės, pesė vjet mė parė. Sipas burimeve, ai ka tentuar tė kontrollojė njė automjet, por drejtuesi i tij ka nxjerrė armėn dhe e ka plagosur atė. Pėr shkak tė plagėve tė rėnda, polici Haskasa u dėrgua nė spitalin e Janinės, ku dhe arriti t“i shpėtojė
vdekjes. Pas pėrmirėsimit tė gjendjes shėndetėsore Fiqiriu u kthye nė detyrėn "truprojė gatishmėrie", nė repartin e policisė sė rendit nė komisariatin e policisė sė Durrėsit. Nė maj tė kėtij viti ai u emėrua komandant nėngrupi nė repartin e policisė sė rendit. Babai i tre fėmijėve ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit.

07/07/2005

-----------------------------------------------

Terror nė Valias, 23-vjeēari qėllon me armė mbi familjarėt
Tiranė

Leonard Sadiku ka hapur zjarr nė shtėpi, nė gjendje tė dehur. Arrestohet teksa po largohej nė drejtim tė Tiranės

TIRANE- Orė ankthi kanė kaluar 4 pjesėtarėt e njė familjeje dje nė mėngjes nė fshatin Valias tė Tiranės, kur njė prej djemve tė saj ka derdhur njė breshėri tė tėrė "kallashnikovi", duke tentuar tė vrasė dy motrat, nėnėn dhe vėllanė e tij, nė gjendje tė dehur. Shkaku: nuk kishte para pėr tė emigruar nė Greqi. Kėshtu ka ndodhur mėngjesin e djeshėm, rreth orės 06:00 nė banesėn e familjes sė Agron Sadikut, qė ndodhet vetėm 200 metra nė krahun verior tė zyrave tė ish- minierės sė Valiasit. Djali i madh i familjes, Leonardi, ka hapur zjarr ndaj pjesėtarėve tė familjes sė tij pėr tė vrarė nėnėn, dy motra dhe vėllanė e tij. Fatmirėsisht asnjė nga tė sulmuarit nuk ka pėsuar dėmtime apo tė ketė marrė plagė nga plumbat. Policia ka mundur tė kapė pas 4 orėsh nė Kamėz 23- vjeēarin qė tentoi tė shuante familjen e tij, ndėrsa tashmė rrezikon sė paku 10 vjet burg.


02/07/2005

--------------------------------------------------

Ekzekutohet nė makinėn e tij 35-vjeēari


Tre vjet mė parė, viktima kishte vrarė vėllanė e tij pas njė grindjeje banale. Pėrjashtohet hakmarrja e tė afėrmėve

FIER- Gjendet i vrarė nė makinėn e tij njė 35-vjeēar. Motivet dhe rrethanat e kėtij krimi qė mendohet tė ketė ndodhur nė mėngjesin e djeshėm, mbeten mister, ndėrkohė qė policia e ka cilėsuar njė vrasje mafioze ekzekutimin e 35-vjeēarit Maksim Lamēe. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se Maksim Lamēe, lindur nė fshatin Gorishovė tė komunės sė Cakranit dhe banues nė lagjen "Apollonia" nė qytetin e Fierit ėshtė vrarė me katėr plumba pistolete. Mėsohet se Maksim Lamēe kishte vuajtur njė dėnim si autor i vrasjes sė vėllait tė tij. Por sipas hetimeve tė deritanishme tė policisė, kjo ngjarje nuk ka tė bėjė me vrasjen e 35-vjeēarit.

02/07/2005


--------------------------------------------------

Mbytet nė lumin Drino studenti


GJIROKASTĖR- Njė student i Universitetit "E. Ēabej" nė Gjirokastėr u mbyt dje pasdite teksa ishte duke u larė nė ujėrat e lumit Drino. Drini Halili, 22 vjeē, nga qyteti i Memaliajt, kishte shkuar me disa shokė dhe shoqe, tek vendi i quajtur “"Ura e Subashit", nė kufirin ndarės mes Gjirokastrės dhe Tepelenės, pėr tė kaluar disa orė tė qeta. Ai ėshtė futur nė lumė pėr t“u freskuar, por nuk ka mundur tė dalė mė prej andej. Sipas ekspertizės mjeko-ligjore, studenti 22-vjeēar ka pėsuar njė atak nė zemėr, teksa ishte duke u larė nė lumė. Halili ishte student nė vitin e katėrt, dega Gjuhė- Letėrsi. Sipas dėshmive tė shokėve, Drini nuk ishte ankuar nga ndonjė shqetėsim nė zemėr. Po sipas tyre, ai ishte futur disa herė nė ujin e lumit, qė frekuentohet nga pushuesit ditorė. Shokėt e tij kanė lajmėruar policinė pėr ngjarjen dhe njė punonjės i shėrbimit policor ka mundur tė nxjerrė nga uji trupin e 22-vjeēarit. Rasti i djeshėm e ēon nė tre numrin e personave qė humbin jetėn nga ataku nė zemėr, brenda 48 orėve nė qarkun e Gjirokastrės.


30/06/2005

-----------------------------------------------------

Gjendet i vdekur nga alkoli 45-vjeēari


SHKODĖR- Njė 45-vjeēar ėshtė gjendur dje i vdekur nė njė nga rrugėt e qytetit tė Shkodrės, ndėrkohė qė sipas hetimeve tė para, rezulton se ai ka ndėrruar jetė nga alkoli. Burimet thanė pėr gazetėn se Adem Shaqir Meti, 45 vjeē, lindur nė Shkodėr dhe banues nė Tiranė, u gjet i pajetė rreth orės 14:30, nga kalimtarė tė rastit. Trupi i pajetė i 45-vjeēarit u gjet nė njė rrugė tė lagjes "Salo Halili" dhe mė pas ėshtė njoftuar menjėherė policia. Burimet thanė se pas ekspertizės, ka rezultuar se 45-vjeēari ka gjetur vdekjen si pasojė e pėrdorimit tė njė sasie tė madhe alkooli. Nga dėshmitė qė kanė dhėnė tė njohur tė viktimės, ėshtė mėsuar se Meti kishte konsumuar pije alkolike gjatė gjithė ditės.


28/06/2005

-----------------------------------------------------

Aksidentohet pėr vdekje 70-vjeēari


KORĒĖ- Aksidentohet pėr vdekje njė i moshuar, ndėrsa mendohet se shkak i kėtij aksidenti ka qenė shpejtėsia me tė cilėn ecte drejtuesi i mjetit. Burimet thanė pėr gazetėn se aksidenti ka ndodhur nė hyrje tė Korēės. Gjithēka ka ndodhur nė aksin e superstradės Korēė – Kapshticė, nė vendin e quajtur Ura e Ēifligut. Valo Xhihalli, banor i qytetit tė Korēės, qė ishte duke ecur nė atė tė autostradės, ėshtė goditur pėr vdekje nga njė Benz me targa greke, qė drejtohej nga 31- vjeēari Olger Rosaku, lindur dhe banues nė fshatin Dishnicė. Autori i aksidentit ka qėndruar nė vendngjarje dhe ėshtė shoqėruar nė komisariat. Mendohet se aksidenti ka ndodhur pėr shkak tė shpejtėsisė.



28/06/2005
--------------------------------------

Dhe s'kam vene as plagosjet.


  Gjithsej 376 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.