Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 16 Qershor 2007 - 00:19:

struktura e jashtme e nje kromozomi

Cod. A16062007

kur kam permendur strukturen e ADN dhe menyren se si paketohej ajo permenda deri ne piken e nukleozomeve.ne figuren qe po paraqes me siper po e sjell edhe nje here ndermend ate strukture. me pak fjale siper kemi ADN ne zinxhire dhe keto mbeshtillen rreth disa strukturave proteinore qe merrnin emrin e nukleozomeve (1) dhe keto paketohen tek ajo qe merrte emrin kromatine e cila ne formen e ngurtesuar formon kromozomet.tani e kapim ne kete pike



kromozomit, ne strukturen e vet te jashtme,mund ti dallohen 3 pjese kryesore. kemi nje krah te shkurter te tij (qe shenohet ne shkronjen "p" qe me sa kam degjuar vjen nga fjala "petit",i vogel ne frengjisht) dhe nje krah me te gjate (qe shenohet ne shkronjen "q" qe e ka marre kete emertim sepse vinte pas "p" ) dhe nje zone qendrore qe quhet centromer.
centromeri eshte zona ku lidhen fibrat qe vijne nga centriolet,organele qe marrin pjese ne ndarjen qelizore.



me pak fjale centriolet,gjate mitozes dergojne disa fibra qe marrin emrin "KINETOKORE" dhe qe shkojne dhe kapen pikerisht ne kete zone dhe prej ketu pastaj terheqin per ti ndare kromatidet njeri nga tjetri.

kini parasysh qe normalisht kromozomi eshte nje kromatid dhe se ky dyfishohet perpara mitozes per tu bere me 2 kromatide dhe ne fund te procesit perfundon serish me 1 kromatid (figura me poshte)



kjo besoj se eshte e mjaftueshme per momentin per sa i perket struktures se jashtme te nje kromozomi. nese kam harruar gje,ishallah,do shtohen me kalimin e kohes per faktin se do kete serish rast per tu bere kur te merren kromozomet ne analize per ndonje semundje te vecante ose kur te shpjegoj mutacionet.

ajo qe doja tu terhiqja vemendjen eshte tek ato 2 shkronja qe permenda me siper, "p" dhe "q". kjo per faktin se kur shpjegohen vendndodhjet e gjeneve perdoren keto shkronja kur vjen puna per te permend se ne cilin krah ndodhen. me pas ka nenndarje te tjera qe e bejne edhe me te detajuar vendndodhjen.



sic e shihni ne figuren ketu me siper,ku paraqitet kromozomi X, krahet jane ndare ne nendarje me te imta (secila me nje gjatesi te caktuar) per te treguar me ne detaj zonat (p22.33,p22.31,p22.2 etj).
kur perdoren metoda si "chromosome stretching" qe konsiston ne terheqjen e kromozomeve per te vene ne dukje zona me te imta te kromozomit,keto emertime marrin nje kuptim te rendesishem...

(1)nukleozomet (Cod. A 14022005)


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 112 113 114 115 116 117 118 119 120 [121] 122 123 124 125 126 127 128 129 130 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.