Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 115 116 117 118 119 120 121 122 123 [124] 125 126 127 128 129 130 131 132 133 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 11 Janar 2008 - 23:01:

efektet e telomerazit ne trupin e njeriut

Cod. A12012008

pra,permendem telomerazin,funksionet qe ka dhe si i kryen ato funksione. po ashtu permendem edhe qe kjo enzime eshte kryesisht aktive ne fazen intrauterine (para lindjes) dhe se pas saj c'aktivizohet. me te thene te drejten nuk kam mekanizmat e detajuar te momentit te c'aktivizimit por sido qe te jete duhet te jete nje mekanizem mjaft i nderlikuar por ajo qe eshte me e rendesishme i kthyeshem! pse them qe eshte i kthyeshem? tek nje sit shkencor bera nje pyetje per sa i perket klonimit duke perdorur berthama te qelizave te rritura. nese ne marrim keto berthama nga qeliza qe tani jane te rritura ku telomerazi eshte e c'aktivizuar dhe i kalojme ne nje veze te ciles i jane hequr kromozomet,cfare ndodh me telomerazin? pergjigja ishte qe per te pasur sukses nje trasferim kesaj natyre dhe per tu zhvilluar nje embrion,kerkohet qe te gjithe gjenet qe jane te nevojshem per embrionin te trasferohen ne vendin e ri! nga kjo mund te kuptojme qe edhe telomerazi eshte e nevojshme dhe si pasoje duhet te behet aktive edhe ne ambientin e ri!
nje aspekt tjeter interesant i telomerazit eshte ajo e lidhjes ndermjet gjatesise se telomereve dhe mplakjes! sic permendem,telomerazi ishte i nevojshem per ruatjen e telomereve dhe ne mungese te saj,kromozomet humbnin copeza nga anet. kjo gje limiton edhe numrin total te ndarjeve te qelizave qe eshte rreth 70 here para se keto humbje te godasin ndonje gjen i cili eshte jetesor per mbijetesen e qelizes dhe te shkaktoje vdekjen e saj. sa me shume rritet mosha e qelizave aq me shume shkurtohen telomeret.
prova te tjera qe tregojne se gjatesia e telomereve ka lidhje me mplakjen vjen edhe nga patologjia. eshte nje semundje me emer Sindroma e Hatkinson-Gilfold,semundje gjenetike qe karakterizohet nga shenja mplakjeje te hershme (figura me poshte) tek individet qe prek dhe eshte pare qe qelizat e ketyre personave kane telomere me te shkurter dhe paraqesin nje aftesi me te ulet ndarjeje.



ne figuren qe po ju paraqes me siper femija ne krahun e djathte eshte vetem 8 vjec ndersa ai ne krahun e majte eshte 9 vjec!

dicka te ngjashme paraqet edhe nje semundje tjeter qe futet tek i njejti grup si sindroma e mesiperme vetem se shenjat jane me pak te renda dhe se mplakja fillon ne nje moshe pak me te vone. kjo semundje quhet Sindroma e Werner-it!

telomerazi nuk ka lidhje vetem me keto qe thashe me siper por edhe me kancerogjenezen! eshte pare qe qeliza te ndryshme ne eksperimente in vitro (ne keto eksperimente vendosen qe me para kushtet ne te cilat do te rriten keto qeliza dhe kryhen edhe veprime te ndryshme mbi to per te pare se si sillen) fitojne aftesi te ndahen ne menyre te palimituar dhe keto qeliza aktivitetin e telomerazit e kane te aktivizuar! studime te ndryshme kane pasur si qellim njohjen e detajeve te ketij procesi dhe kane treguar qe nese kontrollohet telomerazi si dhe shkurtimi i telomereve,atehere mund te ndikoje edhe ne moszhvillimin e kancerit!

mendoj qe per momentin,keto informacione jane te mjaftueshme per sa i perket efekteve te telomerazit ne trupin e njeriut...ne te ardhmen shpresoj te gjej informacione te tjera rreth kesaj enzime!


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 115 116 117 118 119 120 121 122 123 [124] 125 126 127 128 129 130 131 132 133 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.