Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga lorie datė 17 Shtator 2003 - 04:34:

himni i bukurise

A zbret valle nga qielli,a del nga ferr i zi
O bukuri? Syri yt demoniak e hyjnor
nxit per krim te ulet ose kall lumturi
njesoj si gota e veres kur zbret ne kraharor

ti mban ne drite te syrit zjarr edhe debore
ti perhap parfume si muzg e si agim
puthjet e tua jane filter e goja si amfore
qe heroin e ben femije dhe femijen trim

A del valle nga humnera apo zbret nga yjte?
fati pas fustanit si qen te ndjek shtigjesh
ti mbjell paqe e mjerim si asnje e dyte
se ti drejton gjithcka e per asgje s'pergjigjesh

Ardhsh nga qielli a ferri ,a ka rendesi
O bukuri ,perbindesh qe nuk ke te share
nese syri yt a kemba me ngjallin kureshti
per te persosuren qe e dua e kurre s'e kam pare

Nga Djalli a nga Zoti a ka rendesi?Engjell
a sirene ,a ka rendesi nese ti
ritem parfum, drite,O Zana ime e embel
e ben kete ferr te zi disi me pak te zi?
Sharl Bodeler


  Gjithsej 104 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.