Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=181)
-- Humb jetėn njė komando shqiptar, tjetri nė gjendje kome (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18561)


Postuar nga Fajtori datė 22 Shkurt 2012 - 22:55:

Mua kjo histori me duket komike. Ne fillim thane u vrane dy veta. Pastaj thane prit pak se njeri s'paska vdek. Hajt me, keq na vjen, por nderkohe plasi histeria e nje populli idiot. Ose me sakte e pjeses idiote te popullit. Njeri tek Balkanweb shkruante se shpreson te bombardojne gjithe qytetin, ti vrasin te gjithe, sidomos policet afgane. Dolen brenda dites ministra e presidente te dekorojne dhe te thone se jeta ushtarit shkon per paqen. Po mire xhanem, cilen paqe? Se nuk e mora vesh ca ka per buje kaq te madhe. Ke cuar ushtare ne toke te huaj, me arme dhe me municione, pra je ushtarakisht ne lufte me ate popull, i cili kulturen myslimane talebane e ka te rrenjosur. Nejse... kalojme te tjetra.

Doli ish.presidenti Mojsiu dhe tha: "Humbje e rende, por nuk duhet te terhiqemi nga Afganistani". Te terhiqemi??? Po 70 ushtare ke a derbar, ce mban veten sikur ke pushtuar afganistanin. 70 ushtare me pak apo 70 me shume nuk bejne asnje ndryshim, qe te flasim me llogjike.

Pastaj vjen me e bukura. Nderkohe qe shqiptaret rrihnin gjoksin per fuqine ushtarake te derguar ne Afganistan, ku mbrohej paqja e botes, CNN publikon versionin real te ngjarjeve. Nuk ishin 11 persona te veshur si police, por police qe kane bere sherr me ushtaret shqiptare dhe i kane vrare. Opssss, keta nuk u vrane ne krye te detyres, nuk u sulmuan nga ndonje grup i armatosur. U vrane per sherr te momentit, per llafe goje, njesoj sic vriten shqiptaret ne Itali, Shqiperi, Greqi, etj. Kjo ishte me komikja, deshmoret e pare te atdheut ne Afganistan nuk rane ne beteje, nuk rane pre e ndonje sulmi, por u vrane per zenie te momentit me vendalinjte. Ec e mere vesh ku duhet gjetur krenaria tek kjo histori, e cila me preku vetem ne planin personal te familjeve qe humben njerezit (sepse keta zgjodhen te behen ushtare ne Afganistan). Nejse, padyshim keto jane zgjedhje ekonomike dhe ndoshta prirje ushtarake personale, por lajmet ne TV vertet behen komike.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.