Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datė 14 Shtator 2006 - 23:59:

"droga" e perditshme

Cod. A15092006

Kafeina: Nje "droge" qe e marrim perdite. Eshte me te vertete e cuditshme sepse ajo futet ne te njejtin grup qe ben pjese edhe morfinen,nikotinen dhe kokaina (grupi i alkaloideve) qe njihen per efektet e veta mjaft te fuqishme.Alkaloidet jane perdorur shume per efektet e tyre qe shkojne nga ato toksiket e deri tek ato mjeksore.
Kafeina vete eshte toksike por vetem atehere kur merret me doza te medha qe shkojne ne ekuivalentet e rreth 100-200 kafeve qe kane nje sasi rreth 10 mg kafeine.
Tek njeriu ka efekte mbi sistemin nervor duke qene nje stimulues i tij. Qelizat nervoze ngaterrojne kafeinen me adenozinen ,duke qene se kane nje strukture te ngjashme. Adenozina ne tru lidhet ne nje receptor te vetin dhe shkakton nje gjendje gjumi kurse kur lidhet kafeina me te njejtin receptor nuk shkakton gjume (ka mundesi qe te veproje si lidhje "nul" mbi receptoret ,ose si mund te shprehet me term farmakologjik "si antagonist" per keto receptore).
Per ato qe mendojne se kafeina dhe teina jane struktura te ndryshme, eshte koha qe te mesojne qe eshte gabim kjo gje. Teina dhe kafeina jane e njejta strukture (gje qe u zbulua ne 1927,rreth 8 vjet pas zbulimit te kafeines).Gjeja tjeter e cuditshme eshte qe ajo shija qe ka kafja nuk vjen si pasoje e kafeines (qe faktikisht eshte e tharte ne shije) por nga gjith ajo perberje qe ka ne kokrrat e kafes. Pas nje pjekje ne temperatura mbi 200 grade,kafeja fillon e merr ate aromen e vet qe vjen si pasojee trasformimeve kimike te proteinave dhe sheqernave ne qindra perberje te avullueshme...


  Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.