Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga NS-6 datė 26 Maj 2007 - 23:48:

semundja e parkinsonit (4)

Gjeja me e cuditshme eshte qe disa paziente me mutacion te parkines nuk kane trupa te Lewy-t ne substancen e zeze. Kjo tregon se proteinat nuk formojne grupime derisa punon sistemi i ubikuitizimit dhe se proteinat kur nuk jane ne formen e trupave te Lewy-t demtojne qelizen. Meqenese pacientet me mutazione te parkines qe e zhvillojne semundjen ne moshen me te hershme, ka mundesi qe te mos kene ate mbrojtjen fillestare qe shkaktohet nga grumbullimi i proteinave.

Mutazione te tjera jane gjetur ne vitin 2002 ku gjeni ishte DJ-1 dhe se jepte nje forme autozome recesive. Pastaj jane hasur mutazione te gjenit UCHL1 (shkakton forme parkinsonizmi familiar), PINK1 (problem metabolik dhe vdekje qelizore ne substancen e zeze) , LRRK2 (drejton prodhimin e dardarines qe merr pjese ne metabolizem,shihet ne nje forme parkinsonizmi te trashegueshme). Te gjitha keto mund te behen shenjestra terapish ne te ardhmen.

Po cfare kurash mund te vijne si pasoje e ketyre gjetjeve? Jane pare qe nivele te larta te kaperoneve ne qelizat e substances se zeze jane mbrojtese ne rast te nje mutazioni te alfa-sinukleines dhe se mbrojne kunder vdekjes qelizore. Idete e para qe shkojne ne mend jane ato te ilaceve qe te mund te bllokojne shkaterrimin e qelizave ose ose ate te terapise gjenike qe te mund te stimuloje prodhimin e kaperoneve. Eshte pare qe nje perqendrim i larte i parkines mbron qelizen nga proteinat e prishura. Tani duhet pare nese keto gjetje i pershtaten edhe njeriut apo jo sepse keto gjetja bazohen ne eksperimente te kryera tek kafshet. Kerkuesit kane filluar te fusin ne tru faktore ushqyes te neuroneve (faktore neurotrofike) qe jo vetem ulin simptomat por edhe tregojne nje mbrojtje te neuroneve si dhe riparojne qeliza te demtuara. Eshte pare qe GDNF (glial derived neurotrophic factor),nje faktor neurotrofik me prejardhje gliale (glia ben pjese ne qelizat qe mbeshtesin rritjen dhe ushqimin e qelizave neuronale), rrit mbijetesen e qelizave dopaminergjike dhe ul ne menyre te rendesishme shenjat e parkinsonit. Ne angli eshte duke u kryer nje studim duke u dhene kete faktor parkinsonianeve. Teknika kerkon futjen e nje kateteri ne tru,ne zonen e berthames striatale te majte dhe te djathte dhe ne ato zona fillon te injektohet ne menyre te vazhdueshme sasi te vogla GDNF me ane te nje pompe qe ne bark dhe qe ka nje depozite 1 mujore GDNF dhe qe mbushet me ane te injeksioneve hipodermike gjate nje vizite te thjeshte ambulatoriale...


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.