Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamė se mė Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga agata datė 03 Shtator 2006 - 21:22:

Dhome e madhe eshte e mbushur me nje muzike shume te qete. Eshte muzika e ēarli Kuncit.(Muzikant xhazi). Pllakat e tij i ve pa nderprerje ne gramafonin tim. Kjo eshte muzika qe me pelqen e qe me ben te fluturoj, te enderroj e te deshiroj...
Ne pergjithesi ne te dy nuk kemi qene ndonjehere te lumtur.
Shpesh kemi qene pothuajse te lumtur, por keshtu si tani asnjehere. Duhet pranuar qe keshtu eshte. Nganjehere na ka ndodhur neve, nganjehere ka ndodhur me te tjeret, nganjehere jane perzire me njera-tjetren, por lumturi te vertet e te plote nuk ka patur. Lumturi qe te mos jesh ne gjendje te kerkosh me shume. Cdo gje ka qene si e fikur. Ja, mendohu pak, une them qe vetem duke qene bashke mund ta arrijme ate.
E zjarrta ime, sot ne mbremje mora nga qilari shishen me vere me te mire "Shtajnberger kabinet" te prodhimit te vitit 1911, nga ēifliqet shteterore prusiane, nje vere elitare e bere prej rrushi te zgjedhur e te vone. Me shishen ne dore e me qente e mi zbrita te liqeni qe ishte mjafte i trazuar e i shkumezuar. Dhe para qenve para liqenit, para eres e para Orionit mbajta nje fjalim qe perbehej nga fare pak fjale. Nderkohe qente filluan te lihnin. Ata lihnin dhe liqeni filloj te shkubezonte me shume, filloj te fryje nje ere e forte, Orioni xixelloj me fort si zbukurimi me gure te ēmuar i Shen Merise, dhe shishja pasi pershkoj nje hark, fluturoj neper nate drejt e ne uje tamam si nje kurban qe u behet perendive per ti falenderuar ato per faktin qe disa vjet me pare me ben mua ty si dhurate.
Mbase ajo shishe do t'u bjere atje poshte ne dore peshqeve qe do ta rrokullisin me buzet e tyre te buta e ndoshta kush e di do te ndodhet ne folene e ndonje melyshi plak e te stermadh, apo mbase te foleja e ndonje trofte , trupi i ngushte i se ciles eshte i mbushur plot me njolla te kuqe. Kjo trofte eshte e ēoroditur, ajo ka qejf te enderroj, te krijoj vjersha ritmike e te xhiroje filma te shkurter per jeten e troftave. Apo ndoshta pas shume e shume vitesh, kur gojet tona do te jene mbuluara me kohe nga balta e zeze, kjo shishe do te kenaqet nga rrjeta e ndonje peshkatari, i cili i ēuditur, do te shohe tapen e vjeter te dyllosur e pastaj do ta fuse ne xhepin anesor te mushamase. Ndersa ne mbremje kur te kete vajtur ne shtepi, pasi te kete ngrene supen dhe ne tavolinen prej guri qe ndodhet poshte qipariseve do te vendoset buka dhe djadhi prej qumshti dhie, ai do te ngrihet me ngadale, do te mare tryelen dhe do ta hape shishen duke e shtrenguar midis gjunjeve. Dhe pa pritur do te ndjeje aromen, vera e verdhe ngjyre ari do te shqelqej duke leshuar eren e saj te kendshme, ajo do te kete arome vjeshte, arome jete, aromen e jetes sone e dashur. Do te rilindin vitet tona, jeta qe kemi jetuar do te ridale ne drite, ne kete ore te muzgut do te ndihet fladi dhe jehona e saj dhe peshkatari i panjohur nuk do te mare vesh fare se c'eshte ajo qe e preku me aq butesi. Ai thjeshte do te mare fryme thelle, do te heshte paksa dhe do te filloj te pije...
Por ne mbremje vone, kur te erret e kur peshkatarin ta kete zene me kohe gjumi, nga mesnata, si dy shigjeta te erreta do te fluturojne dy flutura, si dy sy te turbullt palloi, sepse thone qe ne ta jetojne shpirtrat e njerve te vdekur me kohe, e qe per se gjalli kane qene te lumtur. Ato do te fluturojne fare prane e do te qendrojne tere naten ne buzet e gotes, nga fundi i se ciles ndihet ende aroma e veres. Gjate gjith nates trupat e tyre do te dridhen dhe vetem ne mengjes ato do te fluturojne e do te largohen serisht. Ndersa peshkatari qe ka mare rrjeten e qendron te dera, do t'i percjelle me nje shikim te ēuditur sepse asnjehere nuk ka pare ne keto ane te tilla flutura....


ERICH MARIA REMARQUR


  Gjithsej 239 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.