Forumi Horizont Gjithsej 80 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Ja si pergjohen celularet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12883)


Postuar nga Admirali datė 27 Dhjetor 2006 - 12:53:

...

Qe nje program te "pergjoje" nje celular, duhet te plotesoje disa kushte:

1. Programi te instalohet fshehtas dhe te jete operativ ne cdo moment.
2. Te jete ne gjendje te transmetoje informacionet nga celulari fshehtas, pa dijenine e perdoruesit, dmth te mos nxjerre ne ekran ndonje informacion qe po transmeton sic eshte psh kur merr apo jep thirrje/sms/fajela nepermjet bluetooth/infrared.


Tani, persa i perket instalimit, duhet qe dikush te jete ne gjendje te kete kontroll fizik te celularit tend per te futur programin dhe ta instaloje. Thjesht dergimi i programit nepermjet bluetooth/infrared (se metoda te tjera wireless nuk ka) nuk eshte instalim, por vec kopjim i fajelit ne memorien e celularit. Celulari nuk eshte si pc, qe infektohet shpejt me virus vetem me 1 klikim te nje reklame apo dergim te nje fajeli. Programet per celulare jane derivative te gjuhes se programimit Java, dhe nuk jane te vetekzekutueshem, madje dhe jane specifike per nje marke celulari, vec jane per Nokia, vec per Sony-Ericsson kurse tek pc ne dac te jete Acer apo IBM apo HP e njejta gje eshte.

Gjithashtu, per te transmetuar nje fajel te tille ne celularin tend per te spiunuar, duhet qe ti ti japesh aprovim per marrjen e fajelit, ndryshe transmetimi nuk behet. Tek pc e merr dhe pa aprovim, derisa te kete 1024 porta programesh te ndryshme (ketu nuk kam futur dhe 60000 portat private). Prandaj rreziku i "infektimit" eshte shume shume minimal.


Infomacioni qe kalon nga kullat e celularit (cell towers - celulat) per tek serverat e kompanise celulare nuk eshte aq i hapur sa te kesh nje program te instaluar ne pc tende per te verifikuar vendndodhjen e perafert (pasi e sakte nuk eshte tamam). Duhet te kesh instaluar ndonje modul per kopjim sinjali ose tek qendrat e kompanise ose ne cdo kulle individualisht, dhe mundesia per te dy rastet eshte pothuaj 0, vetem nese behet fjale per sherbimet e sigurimit te nje shteti te cilet kane mundesi te tilla.

Eshte e vertete qe cdo celular, dhe kur e fik, transmeton sinjal (out-of-band signaling) tek kullat, ku jep si infomacion nr e perdoruesit, modelin e celularit dhe disa info te tjera. Keto sinjale nuk nderhyjne fare ne thirrjet qe ben apo merr ti si perdorues. Ama, qe te thuash qe me nje program qe qarkullon ne internet ti pergjon keto gjera, eshte e pamundur.
Qe ti pergjosh, duhen aparatura qe nuk mund te shkosh ti blesh ne treg, keto aparatura disponohen vetem nga kompanite e telefonise ose sherbime sigurimi te shteteve.

Gjithashtu, keto vale celulari, kur ti flet, pershkak te shtreses se jonizuar qe ka Toka, pasqyrohen mbrapsht, dhe e vetmja mundesi per ti kapur eshte te kesh nje antene parabolike sa nje fushe volejbolli minimumi, nmq te mbledhesh nje sasi te kenaqur valesh per te percakuar mesazhin qe ka. Dhe keto antena parabolike kaq te medha, nuk i shohim dot neper tarracat e pallateve apo tek ballkonet, jane antena qe jane ne perdorim te sherbimeve te sigurimit apo dhe ushtrive.


Prandaj, o njerez, mos u genjeni kot me keto programe. Ka kushte te caktuara per tu plotesuar qe dikush te pergjoje celularin tend, dhe nuk eshte aq e thjeshte sa e bejne disa neper internet. Dhe keto kushte nuk plotesohen dot aspak teresisht nga nje individ vetem se don te dije se me ke po e tradheton gruaja.


  Gjithsej 80 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.