Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moto GP (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=221)
-- Moto Gp (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3715)


Postuar nga qershor13 datė 06 Korrik 2004 - 12:07:

Honda ėshtė zgjuar, pritet Biaxhi i vėrtetė.

Vendi i parė qė arriti tė marrė Keni Roberts nė provat zyrtare, tregoi qartė se nė pistėn braziliane vlenin shumė gomat. Bridgestone ishte vėrtet njė superfuqi pėr kėtė pistė. Me sa duket, firma japoneze e gomave, e cila ėshtė partnerja e Ferrarit nė Formulėn 1, ėshtė "hakmarrė" pas asaj figure tė keqe qė bėri nė Muxhelo, ku shpėrtheu goma e Nakanos. Falė Bridgestonit, Tamada arriti fitoren e tij tė parė nė karrierė nė klasin Moto Gp. Njė gjė tė tillė e arriti duke lėnė prapa Maks Biaxhin, shokun e tij tė skuadrės, i cili pilotonte tė njėjtėn Honda, me tė njėjtit sponsorė, por me goma tė ndryshme. Biaxhi pėrdori gomat Michelin pothuajse si tė gjithė pilotėt e tjerė tė skuderisė japoneze. Duhet thėnė se ato janė goma eksperimentale, tė cilat nuk japin ndonjė garanci tė madhe pėr njė kampionat. Fitorja e Tamadės ishte vėrtet e merituar. Ai qėndroi vetėm 3 xhiro prapa Biaxhit dhe menjėherė e parakaloi, duke e mbajtur deri nė vijėn e finishit mbrapa. Biaxhi nuk ka qenė aspak i kėnaqur, megjithatė nė fund e ka pėrgėzuar shokun e skuadrės. Ku qėndron diferenca me Formulėn 1? Mund tė themi se nė kėtė sport nuk ekzistojnė urdhrat e skuadrave qė nė Formulėn 1 ishin bėrė pjesė e strategjisė pėr njėfarė kohe. Pra, skuderitė/cilėsonin njė pilot i cili duhet tė fitonte, tjetri duhet tė ishte si kavie. Nė garat me motorė nuk ndodh diēka e tillė. Biaxhi ka fuqinė dhe personalitetin e duhur pėr tė kėrkuar qė shoku i skuadrės t'i hapė rrugėn, megjithatė nuk e bėri njė gjė tė tillė. Pra, Ēmimi i Madh i Rios tregoi njė aspekt tjetėr tė kėtij sporti. Honda e Biaxhit ishte nė gjendje shumė tė mira. Me fjalė tė tjera, motori i romanit tashmė ėshtė i lehtė nė manovrim. Ndihma qė ka marrė Biaxhi nga Honda duket qartė. Me sa duket, inxhinierėt e skuadrės sė tij e kanė pėrmirėsuar sistemin elektronik qė i lejon atij tė shprehet mė mirė nė pistė. Biaxhi arriti tė shfrytėzojė nė maksimum pėrmirėsimet qė kanė bėrė inxhinierėt e skuadrės dhe, me sa duket, nė garat e ardhshme do tė arrijė tė rifutet nė luftėn pėr titullin. Ndoshta Biaxhi dhe Xhibernau nuk u rrėzuan qė t'i jepnin mundėsi Biaxhit qė tė afrohej, por prania e tij aty para i ka bėrė tė sforcohen.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.