Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga NS-6 datė 11 Prill 2007 - 23:12:

Smile semundja e parkinsonit (2)

Ne shume autopsi demi eshte pare si nje grumbullim proteinash brenda neuroneve dopaminergjik te substances se zeze. Nje grupim i tille eshte pare edhe ne semundje te tjera si alzheimer ose morbi i hungtingtonit. Tek parkinsonizmi quhen trupat e Lewy-t sepse ai tipi gjerman qe ai qe i kishte pare per here te pare ne 1912. diskutimet nese keto proteina jane shkaktare te vdekjes qelizore ose kane funksion mbrojtes vazhdojne te behen por per nje gje jane te sigurte : ato grumbullime kane brenda edhe sekretin per te kuptuar semundjen.

Ajo qe po del ne pah eshte qe problemi mund te qendroje ne 2 pika:
-problem ne perthyerjen e proteinave (protein folding)
-eleminimi i tyre

Pasi qe prodhohen proteinat bazuar ne informacionin qe ka ADN-ja ato kane nevoje qe te mberrijne strukturen terciare qe te kryejne funksionin e tyre dhe kete proces e mberrijne ne pak milisekonda fale ndihmes se disa proteinave te tjera qe jane enzima dhe qe quhen kaperone. Deri ketu kuptohet mekanizmi i rregullt dhe nuk eshte e veshtire te mendohet qe nje problem i cdo lloji i kaperoneve mund te coje ne nje perkthyerje gabim te proteinave dhe keshtu te behet shenjester e sistemit te pastrimit intraqelizor ubikuitine-proteazoma qe i heq qafe (fakti qe ubikuitina nderhynte ne procesin e pastrimit eshte nje gjetje e para rreth 2 viti dhe i siguroi cmimin nobel zbuluesve te saj Aaron Ciechanover ,Avram Hershko dhe Irwin Rose. Ubikuitinen mund ta keni hasur edhe ne sistemin kompleks mitokondrial qe me ane te 5 fazave qe jane kryesisht kalime elektronet, prodhon energjine ne brendesi te mitokondrive. Ubikuitina merrej pikerisht me keto procese). Ubikuitina ngjitet ne proteinat e prishura dhe behen si tip marker, shenje qe te njihet nga proteazoma qe nderhyn duke e shkaterruar ne aminoacide nje per nje.
Kohet e fundit shume jane shkencetaret qe mendojne se eshte pikerisht problemi i kaperoneve dhe sistemit te ubikuitine-proteazomes qe shkakton mbledhjen e proteinave ne brendesi te neuroneve dhe kane paraqitur nje skeme qe duhet te jete edhe rruga se si kryhet demi (mos harroni se kemi te bejme me nje hipoteze sidoqofte):
-nje dem tek neuronet e substances se zeze fillon nje seri reaksionesh qe cojne ne nje stres intraqelizor. Stresi prodhon proteina qe jane te perthyera gabim dhe qe pastaj mblidhen. Ndoshta, fillimisht keto kane nje funskion mbrojtes sepse proteinat mblidhen dhe nuk perhapen neper zonat e tjera te qelizes. Ne kete pike aktivizohet sistemi i kaperoneve qe perpiqet te rivendose rregull tek proteinat si dhe sistemi i pastrimit qe te eliminoje ato proteina qe nuk mund te kthehen me ne formen originale. Por kur kemi nje mbizoterim te prodhimit te proteinave te prishura fillojne problemet. Bllokohet sistemi I pastrimit, depozitat e kaperoneve mbarojne dhe proteinat qe tani jane kthyer ne toksike per qelizen mblidhen dhe shkaktojne vdekjen e qelizes.

Kjo hipoteze mund te shpjegoje 2 forma te parkinsonizmit . rreth 95% e pacienteve vuajne nga ajo qe quhet forme sporadike e semundjes qe shkaktohet nga nje nderveprim mes gjeneve (nje person qe mund te jete i ndjeshem sepse ka gjene paraqesin nje mundesi me te madhe te zhvillojne semundjen) dhe ambientit (pesticide dhe substance kimike. Me thene te drejten ka qene pikerisht nje material kimik toksik, metilfeniltetraidropiridina (MPTP),papasterti prezente ne heroinen, qe u gjet ne trupin e disa te droguarve ne San Francisco,dhe qe shkaktonte vdekjen e substances se zeze dhe jepte shenja te ngjashme me parkinsonizmin, qe i hapi rruge idese qe ajo zone mund te ishte pergjegjese per semundjen (informacioin i bazuar ne librin e farmakologjise se ritten-dale)). Ne 5% tjeter semundja varet vetem nga gjenet.

vazhdon...


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.