Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga kontinenti datė 05 Mars 2007 - 04:53:

Nuk e kam kuptu se nga vjen fjala kaqol ?
Edhe sot pothuajse te gjithkund perdoret dhe nenkuptohet nje njeri mendje lehte, tru thare etj.
Por, e kemi dhe ne kuptmin si; kaqol arrash.
Cfar eshte kaqoli i arrave?
Kaqoli i arrave eshte mjeti kur luhet me arrat.
Arrat vendoseshin diku larg ne grumbull dhe se largu lojtaret gjuanin sferen (kaqolin) dhe kush i nxirrte arrat nga rrethi apo trekendeshi ku ato ishin vendosur.
Kur isha i vogel kurre nuk e kemi quajtur ''kaqol'' por thjeshte zar.
Me nje fjale: - A luajme me zara?
Gjithashtu, kur luanim me zara ose kopaca (komcat e medha te palltos i kemi quajtur ''kopac'' = vjen nga fjala kupė ) pasi benim vijen atje tej, benim dhe trekendeshin e vogel ku vendosnim komcat e vogla ose ''kopacat''.
Vija atje tej kishte emrin bat, fjale qe ende sot nuk e di se si dhe nga ka ardhur? Pse e quanim keshtu? Natyrisht e kishim te trasheguar nga me te medhejte.
Shprehjen kalimbat e perdornim shpesh sepse, po qe se ''kopaci'' jot e kalonte batin atehere humbisje lojen.
Po ashtu ne keto lojra e siper, perdornim dhe fjalen lloc, me nje fjale: ai lloci pra zari apo kopaci (sipas lojes) lloci brenda trekendeshit, me nje fjale ngeci.
Lloc besoj se vjen nga fjala ''llucė'' pra duhet te jete fjale e adoptuar nga shprehja ''ngeci ne lluce''


Postuar nga kontinenti datė 05 Mars 2007 - 05:00:

Ka mundesi qe fjala kaqol te vije nga fjala qole.
Cfar eshte qolja ?
Qolja ka qene dikur para 80-100 vjetesh, nje sherbetor qe e mbanin bejleret apo agallaret ne shtepi apo neper dyqanet e tyre, pra ne nje far menyre ishte dhe si i punesuar dhe thjeshte sherbetor, pa rroge, por qe hante e pinte nga zoteria e tij.
Qolen e conin ku te donin neper punet e tyre.
Prej ketu duhet te jete dhe prejardhja e fjales kaqol pasi nga ana kuptimore, ngjajne sepse edhe ai qe me lart e thame si: ''kaqol arrash'' e cohet nga te doje lojtari.


Postuar nga IQVLORA datė 05 Mars 2007 - 10:38:

Po postoj edhe une disa fjale te perdorura ne rrethin e Vlores

Si cdo krahine e shqiperise edhe krahina e Laberise ka perdorur fjale te vjetra shqipe,te cilat tani pothuajse jane harruar.Une coku perdor ndonjehere fjale te tilla per te kujtuar gjyshen time te mire ,por bie ne bresherine e kritikave te gruas,e cila me thote ngele Turqi gjithe jeten.
Me te vertete fjalet e vjetra me sjellin para syve fytyren e dashur te gjyshes Merushe e cila ishte bije nga nje dere e fismeo permend disa prej tyre:

1-vocke ose pllocke eshte ene qeramike e vogel afersisht si kotruvja me dallimin e vetem se nga njera ane eshte e rrafshet.Ajo ish e rrafshet sepse me shume perdorej nga kaloresit per te qendruar mire ne samarin e kafshes.
2-krreje eshte folje qe ka kuptimin e fjales nxjerr.Kjo fjale perdoret edhe ne kete forme: nje rapsod popullor ose poet ne laberi thuhet kerren vjersha(bene vjersha)
3-kosor vegel bujqesore per te korrur grurin ose barin ose draper.Koser gjithashtu eshte vegel me bisht te gjate qe perdoret per te korrur barin,jonxhen.
4-katershore-fletore e diteve te sotme.
5- brashnje kepuce lekure te vjetra te degraduara.Kur duan te shajne ndokend ne laberi i thone :Ik or brashnjar.
6-bucjele eshte lloj ene prej druri me te cilen labet mbanin uje ne krua.E ngarkonin me litar mbas kurrizit.(Ju kujtoj se A Mula ka kenduar nje kenge per nje vajze me kacurella te verdha te ciles i kerkonte pak uje)
6-poturre ka kuptimin pantallona
7-demir oxhak eshte nje mjet hekuri i gjate 1 kut ne forme u -je te permbysur.Ka dy kembe nga njera ane dhe dy nga ana tjeter.Edhe siper ka dy copa hekuri me te dy skajet perpendikul.Perdoret per te mbajtur fundin e druve kur vendosen ne oxhak.Perdoret edhe sot.
8-ēeēo, ne laberi keshtu thirret ndonjehere babai,xhaxhai ose vellai i madh.
9-cingla eshte nje cope druri cilindrik rreth15-20 cm me diameter 1-15 cm perdoret per te luajtur nje loje e ngjashme me kriketin.
10-tragaē shkop rreth 80 cm i cili perdoret per te goditur cinglen.
11-tarbacik ka kuptimin i shkurter
12-magje lloj govate prej dru vidhi ku labet lanin rrobat ne krua.
13-pelivan perdoret edhe si emer mashkulli, por ka edhe kuptimin e njeriut qe hidhet dege me dege
14-zuske femer e pamoraleshme
15-kobar ka kuptimin vjedhes, hajdut
Kaq per sot me vone do te postoj fjale te tjera sepse di shume.

PS: Konte korigjome ne se ka ndonje fjale nga turēelinjte




PS- (Kontineti) - Une te rregullova germat ē.


Postuar nga kontinenti datė 06 Mars 2007 - 00:17:

Re: Po postoj edhe une disa fjale te perdorura ne rrethin e Vlores

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

4-katershore-fletore e diteve te sotme.


Katėrshore - kjo fjale po me ben jashtezakonisht pershtypje.
Mos valle eshte - katėrshe ?
Po qe se do me japesh pergjigje perseri si katėrshore atehere filli del ne tjeter vend dhe eshte shume me i gjate dhe i nderlikuar.
Mbaresa shore tregon nje kohesisht edhe mbarimin apo fundin e vete objektit te cilit ajo i sherben. Tregon anen e tij. Me fjale te tjera pjesa shore duhet te jete sinonimi i fjales anė dhe kjo ka shume rendesi po qe se e vertetojme kete gje.
Fletorja ka kater anė pra mund te thuhej dhe katėranėshe por, fjala anė me se shumti percepton dicka me te madhe ne shqip, gjithashtu, nuk eshte aspak gabim ne shqip kur thuhet ; katėr anėt e tavolinės. Apo... anėt e lumit, etj.
Ne rastin konkret tek pjesa shore kemi direkt anėt.
Per ta perforcuar kete ide, te mos harrojme dhe fjalen; gėrshėrė te cilen une e shkruajta sipas gjuhes standarte, por ne shume vende ajo fjale thuhet; gėrshore apo gėrshonė .
Vete puna e gėrshėrės eshte te ndaje ne dy ane copen e rrobes, bezen, letren etj.
Pjesa gėr duhet te jete onomatopaike, pra qe e ka marre kete pjese nga vete tingulli qe leshon gershera kur presim dicka me te.
Por, me e rendesishmja eshte pjesa shore qe e gjejme dhe ketu se?
Fiks eshte sinonim i fjales anė.
Me te gjitha keto po shkoj drejt percaktimit se; Ne anglisht e kemi kete fjale shore e cila nuk tregon asgje tjeter por vetem anėn - bregun, e lumit, liqenit, detit etj.
IQVLORA, pres perforcimin tend e te me thuash se si e thoshte gjyshja jote fjalen; fletore ?


Postuar nga IQVLORA datė 06 Mars 2007 - 11:30:

Edhe 22 te tjera per sot

Faleminderit Konte,per riparimin e germes c ne (ch)!
Gjyshja ime interesohej per mua ne menyre te vecante.Babai im ishte djali i vetem i saj dhe kur kam lindur une ajo eshte gezuar shume dhe me donte jashtzakonisht.Me kete dua te them eshte kujdesur shume per mbarvajtjen time ne shkolle.Ajo me blinte te gjitha sendet e nevojeshme duke filluar nga maja e penes e der tek fletorja.Ajo me thosh:Kur te te mbarohet katershorja thuaji nenes te te bleje nje te re.Kisha degjuar edhe burra te vjeter te cilet perdornin kete fjale per fletoren.Do mundohem ta sqaroj kete fjale edhe me tim ate.Ne mos gaboj,por edhe Naim Frasheri e perdor diku ne poemat dhe vjershat e tij
Disa fjale te vjetra qe m'u kujtuan per momentin:

Ne zonen e Lumit te Vlores eshte perdorur fjala
1-Ollonar qe ishte muaji Dhjetor
2-E xhuma ose e premte
3-katua vendi ku mbaheshin bagetia dikur
4-selgjen vend ku mbaheshin jorganet dhe dysheket.
5-tas,xham,canak-kane te njejtin kuptim ene e vogel prej porcelani,balte ose alumini per te hedhur,bulmet kryesisht.
6-perpeq(e e pare me dy pika siper) lloj embelsire qe behet me qumesht deleje qe kullosin ne mal
7-harapash gjelle qe behet me mill misri te situr e me zorre qengji e gjalpe.
8-kumbullore ose domate(moll t'arta)
9-qemshe ose (garuzhde ushtarie)
10-polkė, nje si lloj xhakete pa jake qe mbahej nga grate e moshuara.
11-mua-mua fjale qe shprehin habi ne laberi.Ne vitet e para te clirimit ne Kuc te Vlores fshataret pane dy automobil;nje veture dhe nje kamion.Nje plake e habitur tha:Mua-Mua a mos valle kjo e madhja e ka bere kete te voglen
12-sepete lloj senduku qe mbaheshin rrobat e veshjes.Nuseve ua nisnin edhe ne paje.
13-hezber simbolizon dike qe eshte i zgjuar,por flete shume
14-lepe ka kuptimin urdhero.Kur dikush therriste duke ju drejtuar dikujt me emer ai/jo pergjigjej lepe.
15-peqe ka kuptimin mire ose dakord
16-xhevap ka kuptimin llogaridhenie paradikujt nqse ke bere ndonje gabim ose pergjigje.
17-acillek (lexo ch) fjale e perdorur ne Kanine te Vlores.Ka kuptimin nje guzhine e vogel jashte shtepise ku gatuhet.
18-bilė ne dialektin cam, bijė (daughter)
19-mec ka kuptimin djale(bir) perdoret ne veri lindje te Shqiperise. Burrel,Kukes etj.
20-qysh ka kuptimin si?Qysh e bere.Si e bere kete apo ate.......
21- serbes ka kuptimin e qendrimit serioz te dikujt ose te disa personave.
22-muhaxhire ka kuptimin refugjat.Gjate luftes njerzit per t'i shpetuar reprazaljeve te armikut shpernguleshin nga nje fshat ne tjetrin,ose nga nje krahine ne tjetren.Sigurisht per tu mbrojtur.
Po mjaftohem me kaq sot.See you


Postuar nga kontinenti datė 06 Mars 2007 - 18:58:

Re: Edhe 22 te tjera per sot

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Faleminderit Konte,per riparimin e germes c ne (ch)!
Gjyshja ime interesohej per mua ne menyre te vecante.Babai im ishte djali i vetem i saj dhe kur kam lindur une ajo eshte gezuar shume dhe me donte jashtzakonisht.Me kete dua te them eshte kujdesur shume per mbarvajtjen time ne shkolle.Ajo me blinte te gjitha sendet e nevojeshme duke filluar nga maja e penes e der tek fletorja.Ajo me thosh:Kur te te mbarohet katershorja thuaji nenes te te bleje nje te re.Kisha degjuar edhe burra te vjeter te cilet perdornin kete fjale per fletoren.Do mundohem ta sqaroj kete fjale edhe me tim ate.Ne mos gaboj,por edhe Naim Frasheri e perdor diku ne poemat dhe vjershat e tij
Disa fjale te vjetra qe m'u kujtuan per momentin:

1-Ollonar qe ishte muaji Dhjetor



Ne qoftese dhe Naim Frasheri e ka perdorur fjalen katėrshore atehere kjo fjale nuk qenka thjeshte me nje mbarese por eshte fjale origjinale.
Gjithashtu, gjyshja jote qenka shprehur keshtu; kur te mbarohet katershorja .
Kete fjale une e vendos ne nivelin e zbulimit.
Hahahaha....ah moj anglishte qe ke theks te erret, perseri dhe nga ty dallohen fjalet shqipe.
Por fjalen shore kurre nuk do ta gjeja, po te mos ishte gjyshja jote qe e perdorte ate fjale.

Gjithashtu, fjala Ollonar qe qenka dhjetori, kurre nuk e kam degjuar.
A je i sigurte qe nuk eshte turqishte?
Ndokush qe di turqisht, eshte i lutur te na thote se si i thone turqit dhjetorit?
Po nuk qe turqisht, edhe kjo fjale lidhet me dicka....
Nuk dua te flas para kohe sepse nuk di ne eshte turqishte apo jo?

Pra....secili nga ne duhet ta pranoje se, pikerisht ne....nuk e dime te gjithe shqipen.
Une per vete pranoj se di vetem 65% te gjuhes shqipe.


Postuar nga kontinenti datė 06 Mars 2007 - 19:06:

Formimi i germave ē e vogel - Ē e madhe dhe i germes ė.

Si formohet germa ē e vogel?

Germa ē formohet; mbaj te shtypur butonin alt dhe, djathtas formo numurat 135. Me pas leshoje butonin alt dhe na del germa ē.
Pra; Alt + 135 = ē.

Si formohet germa Ē e madhe?

E njetja metode si me lart me butonin Alt, por ndryshojne numurat qe do formohen.
Mbaj te shtypur butonin Alt dhe me pas formo numurin 128.
Pra kemi; Alt + 128 = Ē

Si formohet germa ė ?

Perseri e njejta metode, numurat ndryshojne.

Mbaj te shtypur butonin Alt dhe formo numurat 137.

Pra kemi; Alt + 137 = ė.


Postuar nga Lela_Dr datė 06 Mars 2007 - 19:12:

Keto kombinime dalin vetem me PC fiks. Me lap top nuk dalin. Duhet te ndryshohet komplet tastieren ne shqip, por pastaj nuk dalin disa germa te tjera per gjuhen qe perdorim (si italishtja p.sh)


Postuar nga kontinenti datė 06 Mars 2007 - 19:15:

Po ne lap-top si dalin keto germa?


Postuar nga Lela_Dr datė 06 Mars 2007 - 19:19:

Del vetem germa ē qe eshte ne te njejetin tast me @

Kurse e me 2 pika dhe ē e madhe nuk dalin.
Nje here qe e nderrova tastjeren ne shqip, mu corjentua e gjithe tastiera, y me dilte ke x, kurse x ke y dhe ? me dilte ke _ c'do gje ishte mbrapsh me nje fjale.


Postuar nga Fajtori datė 06 Mars 2007 - 21:26:

Germat shqiptare ne disa laptop-e dalin prape se prape. Zakonisht disa germa ne mes zevendesojne tastjeren numerike, por kjo aktivizohet pak veshtire me FN + .....

Sidoqofte menyra me e mire ketu ne forum nuk eshte te perdoresh kode kur shkruan. Une per shembull kopjoj germen ė tek ndonje fjale e forumit (psh ketu lart eshte "Asnjė ikonė") dhe pastaj mjafton te shtyp CTRL+V sa here dua te dale ajo germe. I vetmi disavantazh eshte qe nuk e ben dot me shume se me nje germe njekohesisht.


Postuar nga IQVLORA datė 07 Mars 2007 - 21:39:

Konte nuk jam i sigurt qe fjala Ollonar eshte safi shqipapo turqisht.
Me kujtohet nje komshia jone e cila ishte nga fshati i Hysni Lepenices,nga Lepenica pra e cila e therriste keshtu dhjetorin.Do te informohem per kete fjale.

Pak fjale te vjetra;

bobole lloj peme e cila bene disa fruta te vogla sa nje sacme.jane te embla.
kicke kembe lepuri,dhelpre,kunadheje
roshkolla lloj bime bujqesore qe bene kokrra te vogla me te cilat behet byrek.I kam hasur ne nje fshat te Tepelenes ku i kam provuar.
cirak lloj kandili prej tunxhi
sebep shkak
karroqe ene qe merr 10kg bereqet
fjeshter njerk,babaqafor
arqe arke me kapak ku mbanin ushqimet
kadishte fuci druri ku mbanin misrin
arzamen like rrezikshmeri
sakem mos veprim ne kundershtim me deshiren e dikujt qe ka pushtet
kadro (nxjerr ne kadro)fotografi
ngrehoset folje qe ka koptimin e te dukurit
kecerr nje mashkull i veshur bukur(ai eshte veshur kecerr)
meroj folje qe shoqeron nje te share ne Laberi(te merofsha te teme)
E hethi ka kuptimin e nderzimit te bagetive.
gacile emer i perdorur per nje ene H2O ne Shqiperine e mesme.
nerqez njeri me shpirt te keq
bylmez njeri tap topi,i paditur
bye-bye


Postuar nga Pali datė 09 Mars 2007 - 17:33:

Fjala QEMANE

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Fjala Qemone - qemane
Kjo fjale eshte zhdukur pothuajse.
Eshte vegel muzikore, ose ka qene e tille.
Une per vete nuk kam pare kurre qemone - qemane qe te them formen e saj.



Nė disa krahina shqiptare fjala QEMANE-QEMANIA e. f. .....violinė

Gjithashtu sipas fjalorit tė gjuhės shqipe tė vitit 1954 fjala QEMANE....VIOLINĖ


Postuar nga Piktor datė 09 Mars 2007 - 19:34:

ja dhe disa te tjera:
Tupan-daulle
sqoll-lavaman
qaranik-tip rafti jasht shtepise.
kaki-saē


Postuar nga kontinenti datė 11 Mars 2007 - 06:52:

Shishjoll , = behet fjale per nje fushe te mbjelle me jonxhe. Mund te jete dhe nje fushe me bar, teper e gjelberuar.


Postuar nga Fajtori datė 11 Mars 2007 - 07:18:

Ca dmth picirri? Thuhet per shembull "Me zuri picirri"


Postuar nga IQVLORA datė 11 Mars 2007 - 15:29:

Ne anet tona fjala picirr ka kuptimin vuajtje.Psh Pa picirr filani.Kur bene nje pune te veshtire.Ose nje lloj frike se mos dikush te keqtrajton.


Postuar nga IQVLORA datė 11 Mars 2007 - 16:11:

1-Taksirat.Na zuri taksirati ka kuptimin na zuri belaja.Kur thuhet Taksirat e ke,por te lutem beje kete apo ate pune etj.
2- ixhat ka kuptimin e nje cope rrobe e blere me metro.Nuk e di mund te jete edhe turqisht.(kujtime nga gjyshja).
3-Sallhan ka kuptimin per dike qe bredh lart e poshte,merret me llafe e nuk punon.
4-Pekmez lloj embelsire e bere nga rrushi,qe i ngjan mjaltit me ngjyre kafe te zente.





IQVLORA vura germen T tek fjala e pare e mesazhit (Taksirat) sepse besoj se e ke harruar.

(Kontinenti)


Postuar nga Piktor datė 11 Mars 2007 - 18:38:

shesholli-udhe.rruge kembesore.


Postuar nga SEXI datė 11 Mars 2007 - 19:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Konte nuk jam i sigurt qe fjala Ollonar eshte safi shqipapo turqisht.
Me kujtohet nje komshia jone e cila ishte nga fshati i Hysni Lepenices,nga Lepenica pra e cila e therriste keshtu dhjetorin.Do te informohem per kete fjale.



Sa per kete fjalen " Ollonar " Turqisht nuk eshte...po dhe Shqip sikur nuk ma kane zene veshet ndonjehere...

Edhe fjala qe ke shkruar pak me lart nuk ekziston ne Turqisht... ( 2- ixhat ka kuptimin e nje cope rrobe e blere me metro.Nuk e di mund te jete edhe turqisht.(kujtime nga gjyshja).


Postuar nga Ari. datė 11 Mars 2007 - 19:41:

asllan-trim....qe vjen nga turqishtja qe do te thot luan
karrashti-marrje-dhenie
nikoqir-i paster
xhevap-shpjegohu,shpjegim...nga turqishtja mendoj
zengjin-i pasur
rrezil-i cmendur
pacavure-lecke
qyē,pllockar-ēeles
listopath-pirg i madh
pekmez-gjelle me duket?
terkuz-litar
cmilar-dalt
kacave-sopate


Postuar nga Piktor datė 11 Mars 2007 - 20:25:

per mu deri m'tash ka kene
nikoqire- kursimtare shpiake.


Postuar nga SEXI datė 12 Mars 2007 - 11:14:

Ari fjala xhevap nga Turqishtja vjen qe do te thote pergjigje ose llogari ne disa raste...
Gjithashtu dhe fjala pekmez eshte Turqisht qe do te thote musht...


Postuar nga Ari. datė 12 Mars 2007 - 19:24:

po e filloj me nje vjersh


....dale bej te pi cingare se
nuk jam ēanaku me dhalle
por jam bilbili me palle

pastaj..

lanet paē xhelil oshtima....etj etj...

ēanaku --ene per te pire dhalle
lanet-- i mallkuar ..i mohuar... ne vjersh ka mallkim.. por ne e perdorim i mohuar..nga turqishtja...mendoj
biēim-tip
biēimses-njeri i keq..turqisht..
tellall-lajmetar--vjen nga anglishtja.---.tell all----..qe do te thote tregoj te gjitha
gune -
sharku-qe te dyja jane veshje te perdorur nga barinjte per te brojtur nga shiu,.bora..era.. e dyta eshte prej lesh dhie....e para nuke di sakte
llogje-fjale nga gregjishtja --logo, ose logjia-

mehalle-lagje e vogel fshati

hode-dhome qe perdorej kryesishte per te pritur mysafiret

hipi-mullar me kashte,gjeth.etje..
katua-vend per te mbajtur lopen

qymec-kotec

llozhar-i piset

lamash-njeri imbaruar
qorrsokak- ..psh e futi ne qorrsokak.. e futi ne probleme .. vjen nga fjala sokak-qe do te thote rruge te ngushta te shtruar me gure
NUK E DI nqs I KA SHKRUAR IQVL.. ME PARE... POR ME KORRIGJONI KUSH KA KOHE....HAJDE TUNG


Postuar nga kontinenti datė 12 Mars 2007 - 20:10:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi


tellall-lajmetar--vjen nga anglishtja.---.tell all----..qe do te thote tregoj te gjitha


Hera e pare qe e mendoj fjalen tellall me anglishten.
Dhe kjo po me ben te mendohem shume.
Mos valle eshte nje rastesi kjo?
Mos valle fjala ''tellall'' eshte turqishte dhe ka rastisur te jete fiks me zberthim ne anglisht?
I them keto sepse, eshte e pa mundur te vije nga anglishtja ne gjuhen shqipe.
Po qe se nuk eshte turqishte, atehere me kete fjale hapet nje kapitull tjeter.
Vazhdoj te besoj se, eshte e pa mundur te vije kjo fjale nga anglishtja.
Ose eshte shqipe, ose turqishte.
Po qe se vertetohet se eshte shqipe....kjo fale hap nje dritare te madhe.


Postuar nga Ari. datė 12 Mars 2007 - 20:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Hera e pare qe e mendoj fjalen tellall me anglishten.
Dhe kjo po me ben te mendohem shume.
Mos valle eshte nje rastesi kjo?
Mos valle fjala ''tellall'' eshte turqishte dhe ka rastisur te jete fiks me zberthim ne anglisht?
I them keto sepse, eshte e pa mundur te vije nga anglishtja ne gjuhen shqipe.
Po qe se nuk eshte turqishte, atehere me kete fjale hapet nje kapitull tjeter.
Vazhdoj te besoj se, eshte e pa mundur te vije kjo fjale nga anglishtja.
Ose eshte shqipe, ose turqishte.
Po qe se vertetohet se eshte shqipe....kjo fale hap nje dritare te madhe.

KONTE..po te tregoj nje tjeter..... por me perpara do te beja nje pyetje.. nqs keni ose perdorni emer te tille si KACANDON..?BESOJ SE JO kete emer e perdoren vetem kurveleshi i poshtem...dhe nje here ne piknik po tregonim njgjarje te ndryshme.. mua se nga me erdhi emri KACANDON ...dhe pyeta shoket a dini nga vjen emri kacandon?

KACANDON-DO TE THOTE TRIM,GUXIMTARE


jo me thone shoket.. atehere....ne nje fshate nga bregu i deti gjate luftes nacional-clirimtare na quhej nje djale trim qe quhej ANDON... DHE PER ITALIANET ISHTE ARMIK...dhe keshtu italianet i dhane kaēa... d.m.th ndjekje ne shqip...
kaca-andanoni....ndiqni andonin... keshtu fillonim te qeshnim me te madhe.. ashtu ishte dhe ajo e fjales TELLALL...


Postuar nga Enya datė 12 Mars 2007 - 20:58:

Kthic (theksi bie mbi zanoren i) = mendjemadhe

Kacere =tip i hedhur shume.-perdoret ne perkedheli me shume.


Postuar nga Ari. datė 12 Mars 2007 - 21:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha Enya
Kthic (theksi bie mbi zanoren i) = mendjemadhe

Kacere =tip i hedhur shume.-perdoret ne perkedheli me shume.

saj kacerres.. ne nga anet tona i themi kacorr....qe kuptimi eshte i njejte..pa dyshim...po te kujt zone jane?


Postuar nga Ari. datė 14 Mars 2007 - 23:02:

suferin-era e veriut.

qefin-shalli
qe mbajne ne koke muslimanet..arabet
ne perdorim
...je me qefin ne koke --d.m.th je ne rrezik..

sepse sipas arabeve qefina ose shalli qe mbajen e kane edhe per te mbuluar ne rast vdekje...d.m.th simbolizon jeten sot per neser... nuk e di se sa ma verteton IQVL.KETO OSE KA DJENI

mejdan-hapur.. ne menyre figurative krenar..supatrembur


yxhym- iken yxhym---iken me vrap

qesendi-lexet

sevda-terhqje..kjo vajze me hodhi sevdan..-

batakēi-mashtrus

batall-hiē asgje..shembull..na la batall--na la ne vend numuro

sorrollatem-bredh larte e posh pa bere asgje...vjen nga fjala sorre..,sorra-shpend

qelepir-per dy lek
shembul..e bleva qelepir...ose badjava.. d.m.th lire

IQVL..KONTE.. ME KORRIGJONI.. HAJDE TUNG


Postuar nga kontinenti datė 15 Mars 2007 - 07:02:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
qelepir-per dy lek
shembul..e bleva qelepir...ose badjava.. d.m.th lire


Qelepir eshte, pa leke fare, falas.
Duhet te jete turke kjo fjale.


Postuar nga Ari. datė 15 Mars 2007 - 19:15:

Talking fajtor

ke te drejt... ME FAL... SEPSE VJEN NGA FJALA ---QE E LEPIRE- D.M.TH E PERDORUR.... AHHHAAA.. THUAJ QE NUK ESHTE E VERTET.. PO DESHE.... DHE NUK ESHTE TURQISHT


Postuar nga SEXI datė 15 Mars 2007 - 19:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti

Qelepir eshte, pa leke fare, falas.
Duhet te jete turke kjo fjale.



Kjo Qelepira Turqisht nuk eshte...
Bedava vjen nga turqishtja qe do te thote lire ose falas ne disa raste...


Postuar nga Ari. datė 15 Mars 2007 - 19:37:

Talking SEKSI

thanks... zemer


Postuar nga Pali datė 15 Mars 2007 - 19:41:

fjalė tė harruara

akllac......rrasė akulli
akllai....hollojės pete pėr pite
ambėl....i ėmbėl
ambėlcinė.....gjė e ėmbėl
amtė.....me shije tė keqe
brenavekė.......benevrekė
brenci.....brisk me tė cilin kruajmė bukėt
derrkuc.....derr i vogėl
dertoj ........ i qaj hallin
deshtas....me qėllim tė caktuar


Postuar nga SEXI datė 16 Mars 2007 - 11:53:

ARI

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
thanks... zemer


Asgje...shpirt... :p


Postuar nga kontinenti datė 27 Mars 2007 - 01:54:

Vegjė do te thote, veshet e nje gjymi apo te katruves pra anet, prej te cilave kapet ena dhe ngrehet lart etj.
Bishti i flixhanit, nuk quhet vegje, pasi eshte shume i vogel.
Vegja, qe te kete kete emer pra, duhet te jete me e madhe, por eshte e ngjajshme ne pamje dhe ne funksion me bishtin e filxhanit.


Postuar nga Ari. datė 27 Mars 2007 - 07:58:

konte

katruves........mos vjen nga shqipja qe do tethote
KATER VESH???


Postuar nga Isra datė 27 Mars 2007 - 13:27:

Re: konte

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
katruves........mos vjen nga shqipja qe do tethote
KATER VESH???



katruve = kane uji

Une e di qe tironsit me dialekt i thone kanes se ujit, katruve...


Postuar nga Isra datė 27 Mars 2007 - 14:43:

tani u kujtova,katruve, ca i thone dhe qypave te ujit te dikurshem, disa i thone dhe bucelė..

P.S

Keto nuk jane fjale te harruara, por perdoren dhe aktualisht, dhe jane sinonime te fjaleve ne gjuhe letrare


Postuar nga HERO datė 27 Mars 2007 - 15:47:

Cdo te thote PELIVAN?
EDEPSEZ? OSE GJITI DEPSEZ GJITI?
PO DERDIMEN? PAFILLO?,AVDALL,XHAPAZHUL ?


Postuar nga Ari. datė 27 Mars 2007 - 16:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha HERO
Cdo te thote PELIVAN?
EDEPSEZ? OSE GJITI DEPSEZ GJITI?
PO DERDIMEN? PAFILLO?,AVDALL,XHAPAZHUL ?

ore vella... ku i morre keto te kapelja.. ape tek sheshi karabashit?..ahhhaaaaa


edepses......genjeshtar,maskara

PELIVAN......MASHTRUS

AVDALL.... HARRAKAQ..OSE I TRASH (NGA MENDET).. kuptohet

xhapaxhul.....njeri ishkurter....i humbur..i dobet..

GJIDI E DEPSES..GJITI......AHH.. MASKARA.. AH MASKARA...NJERI I POSHTER,, ne menyre figurative

derdimen...... njeri i zoti... (me duket) ose IQVORA... OSE KONTE MUNDE TE NA I SHPJEGOJ ME MIRE.. PERSHENDETJE


Postuar nga kontinenti datė 29 Mars 2007 - 07:33:

Re: konte

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
katruves........mos vjen nga shqipja qe do tethote
KATER VESH???



Ari jo, nuk besoj.
Nuk ka idhje me veshet, sepse katruvja se pari ka dy veshe qe i thone ndryshe dhe ''vegje'' dhe nuk eshte e nevojshme te kete kater te tilla.
Sipas vete fjales, aty del shqipja e vjeter sidomos tek pjesa uve pasi pjesen e pare e kemi dhe sot ''kater''.
Katruve = kater veze.
Pse qenka keshtu atehere?
Po te marrim kater veze se bashku, ne fakt nuk e arijne madhesine e katruves.
Lindja e emrit, mund te kete lidhje me prodhimin e pare te enes.
Cdo prodhim i pare, gjithmone eshte me parametra me te lehta se sa te prodhimeve qe vijne me pas dhe kjo gje ndodh dhe ne kohet e sotme.
Ndryshe ka qene benci para 50 vjetesh dhe ndryshe eshte benci i sotem.
Dua te them me kete se, ndoshta prodhimi i pare i enes prej balte, ka patur madhesine sa kater veze se bashku dhe qe ketu mund t'i kete mbetur emri.
Por ne kete mund ta shfrytezojme dhe diku tjeter.
Ne italishten e sotme kemi fjalen uove qe eshte veza.
Por nuk duhet te harrojme dhe pronuncimin e Mesharit te Gjon Buzukut.
Gjoni nuk thote; Une shkova, por thote, Une shkuova.
Ky lloj shqiptimi, nuk perdoret me sot, por ai ka mbetur neper fjale te ndryshme, qe sot jane ne zhdukje apo jo ne perdorim te gjere.
Na kete rast, tek fjala ''katruve'' nuk kemi asgje tjeter, por direkt shqiptimin buzukian. Ky shqiptim u ka mbetur sot italianeve tek fjala uove .
Une me lart thashe ''veza'' por germa ''z'' ne kete rast i perket gjuhes standarte apo dialektit toske, sepse dialekti gege nuk thote; ''veza'' por thote ''ve - veja'' etj.
Te mos harrojme dhe malin e Vezuvit
E cuditshmja eshte se tek ky emer, shkrihen te dy dialektet, pra ne qoftese dialekti toske, i perket me shume anes se pertej Adriatikut, ai gege i perket anes se ketej Adriatikut dhe tek mali i ''Vezuvit'' (pamja e tij eshte fiks si nje veze per se gjati) pra aty kemi dhe vezen dhe uoven e Buzukut.
Kjo do te thote se marredheniet kane qene te pranishme qe ne ate kohe ndermjet te njejtit popull, me te njejten gjuhe, (natyrisht me dialekt te ndryshem) por me shtrirje te madhe tokesore.


Postuar nga kontinenti datė 30 Mars 2007 - 03:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi

derdimen...... njeri i zoti... (me duket) ose IQVORA... OSE KONTE MUNDE TE NA I SHPJEGOJ ME MIRE.. PERSHENDETJE



Derdimen = njeri qe eshte drejte e drejte, por merret dhe ne kuptimin e nje njeriu qe nuk ka mend, apo qe e genjejne shume shpejt, ia hedhin etj.


Postuar nga Ari. datė 30 Mars 2007 - 12:31:

ZERZEBIL......LLAFEZAN

sihariq........lajme

HABERE.....LAJME

I LEFTER..... I LIRE...kjo vjen nga greqishtja... ELEFTHEROS

dystaban.....njeri qe nuk di te eci mire

gulluvar....burri qe jeton ne shtepi te gruas...pas martese...

liman.....gji...gji deti dhe kjo nga greqishtja qe ka te njejtin kuptim


Postuar nga IQVLORA datė 30 Mars 2007 - 14:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
ore vella... ku i morre keto te kapelja.. ape tek sheshi karabashit?..ahhhaaaaa


edepses......genjeshtar,maskara

PELIVAN......MASHTRUS

AVDALL.... HARRAKAQ..OSE I TRASH (NGA MENDET).. kuptohet

xhapaxhul.....njeri ishkurter....i humbur..i dobet..

GJIDI E DEPSES..GJITI......AHH.. MASKARA.. AH MASKARA...NJERI I POSHTER,, ne menyre figurative

derdimen...... njeri i zoti... (me duket) ose IQVORA... OSE KONTE MUNDE TE NA I SHPJEGOJ ME MIRE.. PERSHENDETJE




Ari pershendetje

Edepses(jo depses)-kjo fjale e perdorur nga moshat e vjetra nuk ka kuptimin e mashtruesit,por te imoralit/es(njeriut pa karakter)

Pelivan-ka kuptimin e njeriut qe hidhet dege me dege si majmun.Eshte fjala per karakterin e njeriut pa qendrueshmeri.

Derdimen-ka kuptmin e njeriut qe nuk sillet mire,trazavacit,mistrecit e dembelit.Kryesisht kjo fjale ju thuhet djemeve te rinj nga prinderit ose me te rriturit..


Postuar nga IQVLORA datė 30 Mars 2007 - 15:24:

mendoj se nuk ka rendesi se nga kush vend jemi,prandaj julutem mos i hidhni kunja njeri tjetrit.Mire tek nenforumi politikes,i cili eshte sheshi i luftimeve,mos do ta kthejme edhe kete nenforum si beteja e Torviollit.
Tirana mbas 45-s u popullua nga ne komunistet e jugut,nga Korca,Vlora,Fieri,Gjirokastra etj.Po te behej nje hesap ne vitin '90 dilte se tirons puro ishin vetem 1/3.Apo jo Konte?Tani edhe keta te rinjte qe kane mesyre nga veriu kur i pyet thone se janenga Tirana.Edhe Edvini thote jam nga Tirona,paveresisht se eshte i ardhur aty.
Ndersa Isra duhet ta thote me ze te larte qe eshte nga Tirana dhe di ta kercej bukur naplonin,sepse e meriton.
Isra une i lexoj me deshire postimet e tua,por ajo ikona qe ke vendosur nuk me pelqen hic.Hidhemi tek tema.

firaun-tip i shkathet,njeri qe di te dale nga situatat,i zoti te shmang perplasjet me te tjeret

molar/e-kryesisht perdoret per ato gra qe nuk jane te pastra ne mirmbajtjen e shtepise(perfshire cdo aspekt).

nikoqire-nje grua qe dij te gatuaj mire,ekonomiqare,krenari e familjes.

mollofrenxe-grua e papaster.As per trupin e saj s'eshte e zonja.

shakllaban/e-njeri i pakujdesshem,qe nuk i ve veshin gjerave.Nuk i perze fjalet nga mbrapa.eshte qef pa prishur.


Postuar nga Ari. datė 30 Mars 2007 - 17:13:

thanks iqvlora...


zullum.....rremuja

sabah...... mengjes

gazep......(ka shume perdorime)p.sh hoqi gazepe te medha... vuajtje

eshte gazep i fort......shume i forte.. vjen nga turqishtja me duket

zali.......(kur te vjen per te vjell)ne shqip e harrova


ēekmexhe----sirtar..por tani me erdhi ne mendje.. qe eshte nga anglishtja....chek up....kerkoj.. apo ja futa kot konte????ahaaaaaaa


Postuar nga kontinenti datė 30 Mars 2007 - 17:17:

Ari, keto ketu lart jane fjale turke, pervec fjales ''zali'' per te cilen nuk jam i sigurte.
Kurse me lart, IQVLORA kishte thene fjalen ''firaun'' qe nuk eshte asgje tjeter vetem se fjala ''faraon'' pra qe simbolizon te keqen, poshtersine etj.


Postuar nga kontinenti datė 30 Mars 2007 - 17:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi

ēekmexhe----sirtar..por tani me erdhi ne mendje.. qe eshte nga anglishtja....chek up....kerkoj.. apo ja futa kot konte????ahaaaaaaa


Ēekmexhe eshte turke.


Postuar nga Ari. datė 30 Mars 2007 - 17:26:

IQVLORA

...sa kam qeshur me fjalen MOLLOFREZ.... sepse eshte shprehja e babit...
por doja te thosha dicka.... ajo e FIRAUNIT... gjysha me therriste kur isha i vogel ..THIRAUN....RRUGAC... sepse thira....i quante rruget.... e nejse pershendetje...


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.