Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Sergio Leone, njiheni me mire. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17008)


Postuar nga Fajtori datë 04 Maj 2009 - 14:26:

Sergio Leone, njiheni me mire.

Regjizori italian (qe nuk dinte as anglisht) ka krijuar nje grusht filmash me nje impakt gjigand ne kinematografi. Pese filmat e tij western jane tashme me te njohur se filmat amerikane.

1. Per un pugno di dollari (1964)
2. Per qualche dollaro in più (1965)
3. Il buono, il brutto, il cattivo. (1966)
4. C'era una volta il West (1968)
5. Giù la testa (1971)

Por arti i tij ishte po aq efektiv jashte western:

1. Gli ultimi giorni di Pompei ("Ditet e fundit te Pompeit, 1959)
2. Il Gigante di Rodi ("Gjigandi i Rodit", 1961)
3. Once Upon a Time in America (1984)

Ne kete teme do mbledh disa kuriozitete dhe informacione mbi kete regjizor. Filmi i tij i pare qe i dha fame ishte "Per un pugno di dollari". Ne ate periudhe nuk ishte as i famshem, as i etur per te bere ndonje film kushedi. Thjesht kishte idene te bente nje film te vogel te ngjashem me nje film japonez nga Kurosawa (kujtoni qe dhe Tarantino sot ka marre shembuj nga kinemaja japoneze). Keshtu gjen disa financime dhe fillon filmin. Por imagjinoni qe filmi do shtirej si amerikan, prandaj aktor kryesor merr Clint Eastwood, nje aktor televiziv qe askush nuk kishte besim ta kalonte ne kinema. Kur e shikon fytyren e paster nje skenarist nuk beson se mund te beje rolin e te fortit ne film. Sergio Leone i thote "do e shofesh si do e katandis une kete". Dhe ne fakt pak nga cigarja (qe Clint Eastwood u detyrua te mbante ne goje me pahir), e pak nga poncho qe i hodhen kraheve personazhi kryesor arriti me se miri. E nderkohe qe xhirimet vazhdonin problemet finanaciare te nje filmi te vogel ndiheshin me shume. P.sh. nje dite Clint Eastwood nuk shkon ne xhirime ne forme greve, sepse producenti nuk po paguante leket. Filmi kishte buxhet aq te ulet saqe dhe dinamitin per disa shperthime e merrnin borxh nga disa produksione te tjera. Po ashtu dhe kamerat jane marre borxh nga nje film tjeter. Por rendesi ka qe filmi mbaroi, ashtu sic mund te mbaroje sot nje film i pavarur qe mundohet te shfaqet ne kinema ne menyre modeste.

Ne krijimin e muzikes germoi te gjente nje muzikant te hajrit dhe shfrytezoi faktin qe nje nga keta kishte qene shok klase ne fillore: Ennio Morricone. Kjo sikur e ndihmoi qe ta bindte per te bere muziken e filmit. Ennio Morricone merrte shume tinguj nga realiteti dhe i perzjente qe te jepte sensacionin qe donte. Por ishte dhe i kujdesshem ne llojin e instrumenteve qe perdorte. Temat muzikore nga nje film i Leones tek tjetri jane te ngjashme, por intrumentet i japin sensacion komplet tjeter.

Del diten e pare ne Firence ne nje kinema te rangut te ulet, ku jo vetem mbush sallen, por ne spektaklin e trete u desh te vinte policia per te mbajtur rregull.





E nderkohe qe filmi i pare pati shume sukses, Leone beri filmin e dyte, nje si vazhdim i te parit qe dallohet qe nga titulli: "Per qualche dollaro in più". Edhe kesaj rradhe filmi ishte nje sukses i vertete. Madje kesaj rradhe edhe kritiket e lavderuan.




Atehere kalon tek filmi i trete: "Il buono, il brutto ed il cattivo" me ankthin e regjizorit qe nuk di nese do kete fat edhe kesaj rradhe. Kjo filloje ta mundoje avash avash dhe e detyron te xhiroje dhjetra here per çdo skene ne kerkim te perfeksionit. E gjithe kjo pune shumefishoi detyrimet ne montazh, ku Leone bashke me Nino Baraglin kaluan muaj te tere duke provuar skena dhe efekte zanore. Nje dite para daljes se filmit dy autoret ishin akoma duke montuar filmin dhe nuk kishte me kohe. Ate nate Sergio Leonen e detyruan fizikisht te largohet nga montimi sepse nuk kishte me kohe. Ai kthehet ne shtepi pa i thene mirupafshim askujt. Ndryshe nga dy filmat e pare ky ishte nje film i gjate, te cilen çensura donte ta ndalonte per femijet nen 14 vjeç. Atehere Leone preu disa skena dytesore per ti bere qejfin zyres se çensures dhe filmi doli me i shkurter. Ditet e sotme filmi eshte restauruar ne versionin e gjate (rreth 3 ore) dhe jane integruar skenat e prera. Filmi shkoi mire, por mundimi qe u desh per ta perfunduar i hoqi argetimin regjizorit, i cili nuk pranonte me renie dhe filloi te kerkonte gjithmone e me shume perfeksionin.




Keshtu, filmi tjeter "C'era una volta il west", u be qamet i komplikuar si per skenaristet, edhe per regjizorin, i cili tashme pretendonte te studjohej mire çdo aspekt, cdo skene, çdo pamje, çdo xhirim. Ndryshon aktoret, skenaristet dhe shume pjese te stafit.
Rezultati eshte ky poshte, nje skene e paharrueshme:


Ose skena e hapjes me mizen qe e kap me gryken e pistoletes:


Filmi me lart eshte rast i papare ne kinematografi, sepse kolona zanore eshte krijuar para se te xhirohet filmi. Pastaj gjate xhirimeve disa altoparlante te medhenj transmetonin kolonen zanore ne menyre qe aktoret te hynin me mire ne rol. Kjo solli dhe perfeksione te tjera, si per shembull kalerimi i kalit nga Henry Fonda ne ritem ekzakt me muziken. Dhe po te llogarisim se Leone ishte i fiksuar pas detajeve dhe me pare do kuptoni sa i kujdesshem u be me vone. Duheshin ore qe ato xhirimet e syve te Clint Eastwood te dilnin sic duhej. Ndersa nje rast tjeter skena parashikonte xhirimin e yllit metalik te çizmeve. Producenti tha "la ta xhirojme ne fund kete pjese se aty e kemi çizmen". Sergio ra dakort. Pastaj mbarojne xhirimet dhe duhej xhiruar çizmja. Producenti i thote hajde ta xhirojme. Sergio i thote "Ok, tani kapim kete yllin keshtu dhe ne sfond duket ajo ushtria me 200 kuaj. U harrova te them me pare, ne sfond te çizmes duhet ushtria qe po sulmon qe te jape idene qe dua".

Ky film ('Once upon a time in the west') doli shume i gjate dhe i dhunshem. Keshtu Paramount Pictures e preu ne plot vende para se ta nxjerre ne SHBA. Filmi perfundoi te mos te kishte me sens dhe u prit shume keq nga publiku amerikan. Nderkohe ne Evrope versioni i plote pati sukses te jashtezakonshem. Vetem tani vone publiku amerikan ka njohur versionin e mirefillte te filmit per ta ri-vleresuar nga fillimi.

Bashkepunetoret e tij thone se çdo film ishte me i madh se i pari. Dhe ne fakt historia e filmit "C'era una volta in America" deshmon per nje proçes te stermunduar. Ideja e bandave çifute ne New York ishte ne koken e regjizorit qe ne 1971, kur nje bashkepunetor i tij erdhi verdalle neper New Jersey per te gjendur ku mund te xhirohej. Pastaj filloi procesi i kthimit ne skenar, ku Leone nuk shkruante asnjehere vete dhe i thoshte skenaristeve idete qe kishte.

Pas nje pune gjigande me skenarin, me shtime, heqje skenash, ndryshime, permiresime etj (qe zgjati shume vjet) filloi xhirimet ne 1982-shin per te mbaruar pas nje viti ne 1983-shin. Skenari ishte krijuar nga gjashte skenariste te ndryshem, secili perqendruar ne nje hark kohor te historise qe tregohet. Pas kesaj erdhi procesi i montazhit dhe post-produksionit, ku Leone u mor per 1 vit me rradhe duke zgjedhur skenat dhe ndryshuar renditjet. Ketij filmi ju desh rreth 15 vjet te shikonte driten qekur lindi ideja fillestare. Kjo te kujton disi Staenly Kubrick dhe kohen qe ju desh per te krijuar "Eyes wide shut".




Ky ishte Sergio Leone ne disa detaje. Eshte regjizori italian qe punoi me ata qe sot konsiderohen divet e filmografise amerikane: Clint Eastwood, Robert De Niro, etj. Te tjere i kerkuan te beje nje film per ata (Miki Rourke, Richard Gere), ndersa Gorbaçovi ishte i gatshem ti ofronte armaten ruse me gjithe tanksat qe dispononte bashke me aktoret me te mire ruse per nje projekt qe su realizua kurre ("Lenningrad"). Ishte regjizori te cilit i propozuan te beje Padrino-n, qe me vone u realizua nga Francis Ford Coppola. Dhe punen dhe artin e tij e realizoi ne pak filma qe kane mbetur ne histori, me vizionin e tij te qarte dhe me origjinalitetin ne kinematrografi. Nese filmat western amerikane ishin gjysma dokumentaresh me xhirime nga larg (qe te dukej pistoleta ne brez), filmat e Leones zbuluan artin kinematografik te mirefillte, me histori te shpikura dhe xhirime te ngushta rreth syve qe i dhane shume emocionalitet skenave.


Filmat e bukur vertet te fusin ne nje bote tjeter. Duket sikur ai ambjent dhe ata njerez ekzistojne diku. Por nese personazhet jane pjese e skenarit ambjentet jane reale. Ja si kane qene dikur dhe si jane sot ambjentet e filmave te Sergio Leones:



Nje kuriozitet tjeter: Sergio donte te pergatiste çdo detaj, cdo gervishje ne banak, çdo te shkruar shtrember etj. Dikush i thoshte se ato detaje nuk dukeshin fare ne kinema. Sergio ju pergjigj: "Eshte kinema, nuk eshte cirk".


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.