Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- “Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17025)


Postuar nga AngelDevil datė 10 Maj 2009 - 19:00:

“Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit

Familja kryeministrore perfshihet nė njė tjetėr skandal me pronat e Fazllic. Vajza e kryeministrit ka patur korrespondecė tė rregullt me postė elektronike me njė biznesmen, me tė cilin negocionte pėr tė shitur pronat e Fazllic nė Porto Romano.


TIRANE-Vajza e kryeministri Berisha Argita Malltezi dhe studioja e saj ligjore pėrfshihen nė njė tjeter skandal qė ka lidhje me pronat e serbo-boshnjakut Damir Fazllic nė Porto Romano. News 24 disponon emailet e Argitės me njė shtetas arab tė quajtur Zanfar Ansar me te cilin Argita negocionte pėr t’i shitur pronat e Fazllicit nė Porto Romano duke premtuar madje edhe nderhyrje te KESH, por dhe tarifat me tė cilen Malltezi e afronte kete sherbim .Vajza e kryeministrit kėrkon 200 euro pėr njė orė pune dhe miliona euro si garanci suksesi.
Skandali bėhet me i rėnde pasi studio e Malltezit “Malltezi and associates“ eshte e regjistruar nė Gjykatėn e Tiranes dhe figuron nė qendren kombetare te regjistrimit te biznesve si person fizik, pra biznes i vogel dhe nderkohe leshon fatura te majme madje kerkon qe te marre 3% te vleres se investimit si pagese suksesi. Studio ligjore e Malltezit i kerkon biznesmenit arab se duhet te beje nje pagese prej 8150 euro per 42.5 ore pune.
Ne emailet mes biznesmenit arab dhe vajzes se kryeministrit shihet perpjekja e Argites per t’i shitur kėtij token e Fazllic ne Porto Romano me qellim ngritjen e nje parku energjitik. Shtetasi i huaj kerkon ketu gjithe informacionet ne lidhje me lejet qe duhen te marre nga shteti per ngritjen e impiantit. Malltezi i sugjeron shtetasit te huaj qė tė negocioje me KESH ne menyre qe te nise projekti per parkun energjitik. Pas shume diskutimesh Malltezi i jep i shtetasit te huaj dy variante. I pari per nje toke prane nenstacionit elektrik, por dhe prane nje zone te pabanuar dhe i dyti disi me larg nenstacionit por shume prane nje zone industriale . “Une ju sugjeroj qe te zgjidhni variantin e dyte qė eshte zgjedhja me e sigurt”, kėshillon Argita duke sugjeruar keshtu token e Fazllic. Me pas ajo i kerkon Zafar Ansar qe te nxitoje me kete zgjedhje pasi ka shume presion nga agjentet e saj ne terren.

(d.b/News24/BalkanWeb)

http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=37458


Postuar nga Fajtori datė 10 Maj 2009 - 19:22:

Re: “Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit

Citim:
Po citoj ato qė tha shejtania
Vajza e kryeministrit kėrkon 200 euro pėr njė orė pune


Wawwww.
Nje ore pune sa nje rroge mujore e administrates.
Per te shitur tokat e atij qe ishte mik me babain, i cili eshte kryeminister, qe jep rrogat e administrates.

S'ka problem.
Ka nga ata qe do mbyllin syte dhe do votojne per partine. Se partia eshte nena jone, fjala saj eshte vepra jone.

P.s. Thuaj njeri Argites qe ky model flokesh i nxjerr hunden e madhe.


Postuar nga AngelDevil datė 10 Maj 2009 - 19:24:

shikojeni e kete shkrim te vitit 2008 ne lidhje me kete ceshtje ... eshte interesante

Argita Berisha: Lidhja ime me Fazllic
Publikuar me : 15.10.2008 ne Gazeten Shekulli


Argita Malltezi reagon pas perfshirjes se studios se saj ligjore ne ceshtjen *Fazllic*. Merr ne mbrojtje Flutura Kolen

Vajza e kryeministrit, Argita Malltezi mohon te kete qene pjese e projektit energjitik te Porto Romanos

TIRANE- Vajza e kryeministrit, Argita Malltezi, pranon ti kete ofruar sherbime te hetuarit per pastrim parash ne vendin tone, Damir Fazllic. Ne te njejten linje me babane e saj, Sali Berisha, kunatin e ministrit Basha, Erion Isufi, kusheriren e saj, Shpresa Brecani apo ne emer te partneres ne biznes, Flutura Kola, Argita Malltezi u rrek dje te binde se studioja e saj ligjore i ka sherbyer serbo-boshnjakut Fazllic vetem per ceshtje biznesi, qe nuk kane te bejne me sektorin publik.

Si te mos ishte e bija e kryeministrit dhe te mos jetonte ne nje shtet, ku nuk ekziston nje vije e qarte ndarese mes biznesit privat dhe perfitimeve prej puneve publike Argita eshte shprehur dje, nepermjet nje njoftimi te shperndare per mediat se: *nuk mbeshtes me sherbime ligjore ato aktivitete qe bazohen mbi prokurimet publike apo asete shteterore*.

Duke e konsideruar skandalin Fazllic dhe hetimin e prokurorise per te si *tollumbace*, vajza e kryeministrit Berisha ka mohuar te kete marre pjese ne projektin e Parkut Energjitik te Porto Romanos,ku klienti i saj, Damir Fazllic zoteron 40 % te tokave te blera per kete projekt. *Nuk kam qene anetare e asnje bordi, komisioni, apo grupi te cfaredolloji qe eshte marre me procesin ligjor, apo cdo lloj procesi te ngjashem qe lidhet me Parkun Energjitik te Porto Romanos*,-thote ne njoftimin per shtyp Argita Malltezi, duke mos mohuar megjithate se studioja e saj i ka ofruar sherbime ligjore per kete projekt Damir Fazllicit.

Nga ana tjeter, Argita Malltezi ka marre ne mbrojtje edhe ortaken e saj ne studion *Kola& Malltezi*, Flutura Kola, edhe pse emri i saj figuron ne dokumentat e botuara nga *Shekulli* si perfaqesuese ligjore e kompanise *Rompetrol*, ku Damir Fazllic zoteron 40% te aksioneve.

Duke akuzuar median per mashtrime ne emer te saj, Argita Malltezi nuk ben gje tjeter vecse pohon gjithcka media ka shkruar per te: se Damir Fazllic, i hetuar ne disa shtete te Ballkanit per mashtrime financiare dhe i hetuar ne Shqiperi per pastrim parash eshte klienti i saj, pervecse miku *krenar* i te atit.

Ne te vertete, ne dokumentet e botuara gjate ketyre diteve nga *Shekulli*, nuk rezulton emri i Argita Malltezit, por emri i ortakes se saj ne biznes, Flutura Kola. Ishte vete Damir Fazllic ai qe pranoi ne intervisten e tij televizive se vajza e kryeministrit Berisha, pervecse mike e tij ishte edhe avokatja e bizneseve qe ai ka krijuar ne Tiranes, pas vitit 2005, kur ne pushtet u ngjit Partia Demokratike e Sali Berishes.


Postuar nga IQVLORA datė 10 Maj 2009 - 19:48:

Korrupsion,pisllek maskarellek.A do te japin llogari nje dite keta te poshter?Gjithsesi nqse keto akuza vertetohen.Te shohim te majtet se cdo te bejen?Une besoj se cdo gje do te mbetet ne kuadrin e llafeve te fushates qe kemi perpara,sepse edhe ata jane te njejte me anen tjeter.


Postuar nga agata datė 10 Maj 2009 - 21:56:

Skandali Fazllic ka perfshire emra te njohur te politikes Shqiptare, si psh, edhe Ministrin Lulezim Basha, kunati i te cilit Erjon Isufaj, rezultonte Administrator i tre kompanive te Fazllic...

Kur mendoj, qe Berisha, i vuri prangat nje nga mjekeve kirurg urolog me te mire te tiranes, se pretendonte se kishte ne bange, me teper se 400.000 euro, se i kerkonte leke pacjenteve te tij per ti shpetuar jeten... E nga ana tjeter lejon nje ndyresire si Fazllic, qe te pasurohej klanin i tij. Me vjen vertet per te vjelle


Postuar nga arturm datė 18 Maj 2009 - 22:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori

Wawwww.
Nje ore pune sa nje rroge mujore e administrates.



Dhe te mendosh qe kjo eshte e rregjistruar si biznes i vogel.


Postuar nga shelgu datė 20 Maj 2009 - 16:49:

IQ Bej, asgje nuk ka per t'i gjetur. Ti ke familjen Kenedi qe u pasurua me kontrabanden e alkoli.

Rokfelleri ka vrare qinra familje qe i prisnin rrugen  kur ndertonte hekurudhat.

Asgje nuk i gjen jo. Milionat ne banke dhe femijet te siguruar.


Postuar nga IQVLORA datė 20 Maj 2009 - 19:13:

Sikur jetojme ne dekaden e pare te mijvjecarit te trete e jo ne vitet 20-60 te shekullit te kaluar,apo ti i zgjidh me nje fjale ,varja, te cilen ti e perdor me vend e pa vend..


Postuar nga sajmolabi datė 20 Maj 2009 - 22:12:

nuk do ti gezojne jo ato qe po vjedhin,...jemi Shqiptare dhe ka pasur dhe ne te kaluaren tone ndyresira te tilla,...nuk e di sa i gezoi Esat pasha ato qe fitoi,...i ngeli parisi pa shetitur.....


Postuar nga shelgu datė 21 Maj 2009 - 00:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Sikur jetojme ne dekaden e pare te mijvjecarit te trete e jo ne vitet 20-60 te shekullit te kaluar,apo ti i zgjidh me nje fjale ,varja, te cilen ti e perdor me vend e pa vend..


Ajo varja nuk eshte per ty, te thashe edhe ne MP, por per ata muter qe jane ne krye. Te thashe ty qe t'ua varesh, nuk e shikon qe po te drejtohem direkt?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.