Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- "Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17113)


Postuar nga X-File datė 21 Qershor 2009 - 16:54:

BIA pa dėshmi

BIA planifikonte me ēdo kusht gjetjen e dėshmitarėve tė rrejshėm. Pjesėtarėt e saj pohonin se kjo gjė ėshtė esenciale pėr sukses, sepse s’kanė dėshmi pėr Shtėpinė e Verdhė nė Kukės. Shpresonin tė sigurojnė njė argument valid. Lexoni vazhdimin e dytė tė bisedave tė incizuara.

Nga Express mė 18.06.2009 nė ora 16:58
(Updated) Shėrbimi Informativ Serb, BIA, ka vazhduar takimet e fshehta, nė vende tė ndryshme, nė pėrpjekje pėr tė siguruar domosdoshmėrisht dėshmi tė rrejshme kundėr UĒK’sė, me shpresėn se nuk do tė mbesin pa argumente nė luftėn e tyre pėr ta prishur imazhin e Kosovės nė botė.

Express sjell dėshmi tė reja pėr operimin e tyre nė Kosovė, pas arrestimit tė tre serbėve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.
Nė njė raport hetues, thuhet se nga informatat qė janė marrė, ėshtė kuptuar se me datė 26. 04 2009, Igor Josinac ka aranzhuar njė takim nė Restorantin N.N (emėr i njohur pėr redaksinė), afėr Prevallės, nė Prizren.

“Rreth orės 14 e 2 minuta, nga ana e vėzhgimit lokal, Igor Josinac, i cili ka qenė duke vozitur veturėn Opel Vectra, me tabela NP 738 98, nė rrugėn Shtėrpcė- Prevallė, nė orėn 14 e 35 minuta, ka parkuar veturėn nė parkingun e Restorant N.N. Ka hyrė brenda vetėm, ku ėshtė takuar me dy persona, me tė cilėt ka vazhduar bisedėn deri nė orėn 15 e 52 minuta”, thuhet nė raport.

Ky takim ka qenė nėn monitoronimin dhe vėzhgimin e Policisė sė Kosovės.

Aty ėshtė folur pėr gjėrat qė janė biseduar edhe mė herėt lidhur me rastin e gjetjes sė dėshmitarėve tė rrejshėm, ndėrsa ėshtė bėrė pėrpjekje tė precizohet dita kur mund tė takohen me personat kryesorė tė kėtij procesi - tė cilėt do tė vinin nga Beogradi.

Biseda e mėposhtme, e cila ėshtė e transkriptuar, fjalė pėr fjalė, ėshtė zhvilluar mes Igorit, Ndėrmjetėsit dhe dy personave nga Beogradi.

Personi 1: Shiko, sė pari duhet tė dimė se a ėshtė punuar ai. Varianti i dytė ėshtė qė t’i hulumtosh krejt kėto. Dhe, hapi i tretė ėshtė qė ta marrėsh vesh se a do tė shkonte ai nė mėnyrė tė hapur nė ekzaminim, dhe sa para do tė ishte.

Ndėrmjetėsi: Kjo varet nga shuma e parave.

Personi 1: Dhe shiko se pėr tė cilėn shumė tė parave do tė hynte ai. Do tė thotė, a do tė dėshmonte, shumėn e parave... Dhe nė kėtė proces do ta pėrfundonim edhe (rastin me burg), si dhe pėr sa para do ta pėrfundoje ti kėtė punė.

Ndėrmjetėsi: Unė i kam thėnė Igorit, se unė kam folur mė vėllanė e Shqiptarit. Shqiptari nuk do ta pranojė pėr mė pak se 50 mijė. Ne kemi biseduar me Igorin, kjo ėshtė.

Personi 1: Pėr njė argument tė mirė, pėr diēka qė ia vlen, nė qoftė se ai thotė, nė qoftė se ai ka ndonjė dokumentacion ēfarėdo, nė mėnyrė qė nė gjyq mos tė na rrėzojnė. Do tė shkojė edhe varianti i dėshmitarit tė mbrojtur, dhe nė bazė tė kėsaj do tė hiqet kjo (mendon pėr burgun).

Ndėrmjetėsi: Kam unė njerėz shqiptarė tė cilėt, nė qoftė se ėshtė nevoja, do tė dėshmonin rrejshėm pėr para. Njerėzit janė nė krizė. E kam njėrin nga Suhareka.... Atėherė kur mė ke thėnė se a mund tė mė gjesh ndonjė incizim pėr djegie apo vrasje, ndonjė kasetė...

Personi 1: Pėr neve ėshtė mjaft e rėndėsishme kjo pjesė, pavarėsisht se a janė marrė organet nga myslimanėt, nga serbi apo nga shqiptari. Me rėndėsi pėr neve ėshtė se ka ndodhur dhe se kjo do tė pėrputhej me disa pikėpamje tona tė gjėra. A ėshtė ajo Shtėpia e Verdhė pėr tė cilėn flitet. A ėshtė thirrur kėshtu, apo pėr ēka ėshtė thirrur ashtu. A janė kryer aktivitete pėrmes saj, apo janė kryer edhe nė hapėsira mė tė gjėra, territore mė tė gjėra, vende, nuk di se ēka... Dhe, ende nuk mė ke thėnė sa para do t’i kėrkosh ti?

Ndėrmjetėsi: Kėrkoj 10 mijė euro pėr Shqiptarin. Mirėpo, nė qoftė se angazhoj ende njerėz, atėherė nė qoftė se m’i jepni emrat... Unė njoh mjaft njerėz tė operuar. Unė njoh njerėz tė cilėt kanė qenė gati tė vdekur dhe janė kthyer nė jetė. I kam njohur se unė qe 9 vjet jetoj kėtu. Pėr Shqiptarin, mė ka thėnė Igori. Shqiptari ėshtė sigurisht. Tė kam unė emrat e njerėzve, tė disave, tė cilėt janė nė rrethinėn time. Eventualisht nė qoftė se ka dikush nga Peja, do tė mundesha, sepse kam shokė tė mirė.

Personi 1 : Ti mund t’ia fillosh kėshtu, nuk ka para, e tė jetohet duhet.

Ndėrmjetėsi: Po, ai po mė kėrkon para ēdo herė.

Personi 1: Hajde tė shohim ne kėshtu... Fatkeqėsia ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė, pa marrė parasysh a bėhet fjalė pėr serbin, myslimanin, kroatin apo shqiptarin. Nė qoftė se ti di dhe ke dokumentacion.... Unė po tė flas sikurse ti je duke folur me tė. Hajde tė gjejmė mėnyrėn... Unė do ta gjej mėnyrėn qė kėtė ta zbėrthejmė nė para. Ti do tė dėshmosh dhe ta japėsh ADN-nė. Tė kėrkojnė njerėzit nga tė cilėt ėshtė marrė ajo (organet) ose familjen, nuk ėshtė me rėndėsi. Pėr atė proces, do tė marrėsh kaq, unė do tė marr diēka nė lidhje me kėtė, qė mund tė jetohet. Ashtu qė, kush e ka sjell deri nė atė gjendje dhe e ka lėnė tė plagosur, ai nuk ka as obligim moral as tjetėr qė mos tė tregojė se ēka ka ndodhur dhe tė mos flasė. Ne nuk kemi bėrė ashtu, as me kriminelė tė llojit mė tė keq. T’i presim e t’ua nxjerrim organet dhe t’i shesim. Kjo ėshtė... nuk e di.. fatkeqėsia dhe nevoja nuk kanė nacionalitet dhe kjo do tė ishte ajo qė duhet ta dimė para se tė fillojė procesi.

Ndėrmjetėsi: A mund ta di unė se a jam i vetmi qė po punoj nė kėtė drejtim?

Personi 1: Kėtu, jo.

Ndėrmjetėsi: E po, ėshtė qė mos tė mbes unė nė pozitė tė keqe, se pastaj thonė a ėshtė interesuar Ndėrmjetėsi. Kėshtu, kur tė hyj unė, e kuptoj se kush ėshtė kryesori dhe i mbaj tė gjitha nė sekret. Nuk duhet tė ketė sukses, nė qoftė se rrezikohet.

Personi 1: A di ti tė falsėsh shqip?

Ndėrmjetėsi: Pak di, por jo shumė.

Personi 1: A mundesh ti ta mbash atė kontekstin. A mund tė merresh vesh me ta?

Igori: Me Shqiptarin, mundesh, mundesh.

Personi 1: Ēka dėshiroj tė them ėshtė se vėllai i Shqiptarit nuk ėshtė i pėrzier. Sa mė pak njerėz dinė, aq mė mirė ėshtė.

Ndėrmjetėsi: Vėllai i Shqiptarit e di se Shqiptari duhet ta kryejė njė punė dhe t’i marrė disa para, dhe nuk e di se ēfarė pune.

Personi 1: Por nė qoftė se e angazhoj tė pėrkthejė.

Ndėrmjetėsi: Jo, jo, vėllai i tij nuk e di.

Personi 1: Atė nuk do ta inkuadroja. A mund tė merresh vesh me tė...

Ndėrmjetėsi: Jo, jo, vetėm me Shqiptarin drejtpėrdrejt.

Personi 1: Mund tė merresh vesh, pak shqip, pak serbisht. Jo, jo, kjo ėshtė njė storie e kryer.

Ndėrmjetėsi: Ku do tė ishte duhur qė tė vijė ai pėr ADN dhe tė kryhet kjo. Kjo ėshtė mjaft e rėndėsishme. A duhet kjo tė organizohet kėtu apo ēka?

Personi 1: Mė sė pari kryhet biopsia, si njė kontroll i rregullt.

Ndėrmjetėsi: Mirė, mirė, ai nuk do tė shkonte nė pjesėn serbe nė Mitrovicė, as i vdekur.

Personi 1: Dėgjo, nė qoftė se ai hyn nė sistem, atėherė duhet tė vijė atje lart (mendohet pėr Serbinė).

Personi 2: Mirėpo, ai do tė jetė qytetari mė i mbrojtur i Serbisė.

Personi 1: Ai duhet tė lajmėrohet diku nė gjyq. Ai do tė ketė mbrojtje dhe do tė ketė pensionin pėr tėrė jetėn, dhe do tė mund tė jetojė. Ai si dėshmitar i mbrojtur mund tė marrė para pėr tėrė jetėn. Mund tė marrė banesė, mund tė marrė...

Ndėrmjetėsi: Kėshtu, ta di konkretisht.

Personi 1: Ai si dėshmitar i mbrojtur merr para pėr tėrė jetėn. Mundet edhe banesėn.

Personi 2: Mund ta ndėrrojė identitetin.

Personi 1: Po, po mund ta ndėrrojė identitetin. Mund tė thirret ndryshe. Kjo nuk ka problem tash. Kjo ėshtė gjėja mė e vogėl. Mund tė mbetet edhe ashtu. Mirėpo, nėse dikush e kupton nga ato klanet...Nė qoftė se ai pranon tė dėshmojė, do ta ketė pensionin e mirė, para tė mira, nuk ka ēka tė frikėsohet.

Ndėrmjetėsi: Po, pėr para tė mira do tė bėnte kėtė.

Personi 1: Kėta janė hapa qė duhet tė bėhen, kėta janė hapat e parė. Ti kėtė ia paraqet dhe i lajmėrohesh shokut dhe atėherė mund tė fillojmė. Atėherė lart e aktivizojmė tėrė mekanizmin.

Ndėrmjetėsi: Po, po.

Personi 1: Ministria e Drejtėsisė do tė bėjė kėtė, gjyqėsia. Pastaj do tė ulemi me ta dhe tė shohim se si mund tė respektohet kjo marrėveshje dhe nė ēfarė mėnyre.

Ndėrmjetėsi: Po, se pėr mua vendimi i dėnimit ėshtė i plotfuqishėm, dhe kjo ėshtė pak...

Personi 1: Pastaj ekspertėt pėr kėtė ēėshtje vendosin se nė ēfarė mėnyre mund tė rregullohet kjo dhe se njeriu tė cilin e kemi angazhuar pėr kėtė, tė marrė kompensim. Nė qoftė se ai neve na dėshmon se kush, ēka, edhe ndonjė dokument spitali nė tė cilin ėshtė kryer. Nė rast se shteti e merr kėtė ēėshtje, atėherė pas dėshmimit shteti do ta bėjė atė qė pėr kėtė nuk ka dilemė, dhe pėr ty do tė na thonė se si ėshtė mėnyra (ēėshtja e dėnimit) dhe kjo nuk ėshtė asgjė nė krahasim me veprat tė cilat jemi duke i bėrė. Do ta gjejmė mėnyrėn gjyqėsore dhe mėnyrat tjera qė ta neutralizojmė (dėnimin). Kėtė duhet sa mė parė, se procesi ka filluar.

Ndėrmjetėsi: Ka filluar procesi?

Personi 1: Po, ka diēka. Ne jemi duke tubuar diēka rreth Shtėpisė sė Verdhė (shtėpia nė Kukės), do tė thotė se ka filluar tė studiohet lėnda dhe fillon procesi, dhe kėso variante ende nuk ka (mendon nė kėtė mėnyrė tė dėshmimit). Nė qoftė se nė kėtė pjesė nuk e pėrfundojmė sa mė shpejtė dhe ekspert tjerė thonė se mund ta kryejnė rastin. Atėherė vjen personi (njeri tjetėr) i cili do tė vijė me neve dhe i cili do tė bisedojė me ty.

Ndėrmjetėsi: Dhe atėherė vjen njeriu i vėrtetė (kryesori)?

Personi 1: Vjen ai i cili do ta udhėheqė kėtė.

Ndėrmjetėsi: Dhe ai do ta udhėheqė kėtė?

Personi 1: Me siguri ai do tė punojė nga ky referat dh ai me siguri do ta udhėheqė kėtė.

Ndėrmjetėsi: Dhe pastaj unė tė vazhdoj me tė.

Personi 1: Dhe ti ende e ke garancinė tonė pėr kėtė.

Ndėrmjetėsi: Mua mė duhet diēka konkrete tė di se kush sa merr prej kėsaj. Shqiptari do tė marrė kaq, unė kaq.

Personi 1: Kur ti t’i kryesh kėto dhe tė dish se ai do dhe ku, kur e ka bėrė ky, ėshtė parakusht pėr fillimin e bisedės. Pastaj, bisedojmė mė njėri-tjetrin lart. Thotė se kjo ka vlerėn e arit. Atėherė nė qoftė se thonė se po fillojmė. Mirėpo se a do t’i marrė 40 apo 50 mijė, apo do tė marrė pension pėr tėrė jetėn, kėtė nuk mund ta them se ēka do t’i konvenojė, banesė apo diēka tjetėr qė do t’i konvenojė atij. Pėr kėtė variantin e parave dhe kėtė tėnden (mendon dėnimin) nuk do tė ketė problem.

Ndėrmjetėsi: A nuk keni edhe ndonjė emėr qė tė provoj edhe mė tė?

Personi 1: Ne do t’ia bėjmė kėshtu. Ti do tė na lajmėrosh neve, dhe nė qoftė se kemi ndonjė indikacion pėr ndonjė emėr, ata do ta japin dhe do tė thonė: gjeje edhe kėtė njeri, se edhe ai ėshtė i operuar dhe do ta shohim edhe atė. Nė qoftė se janė 5-6 veta nga ndonjė regjion, atėherė ne sė bashku do tė shikojmė se ku mundesh.

Ndėrmjetėsi: Po, po, por nuk guxoj gjithkah se ka vende qė janė tė rrezikshme.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.