Forumi Horizont Gjithsej 80 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Ja si pergjohen celularet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12883)


Postuar nga Fajtori datė 27 Dhjetor 2006 - 15:17:

Shtese mbi pergjimet e celulareve.

E kam studiuar mire teknologjine e celulareve dhe mund t'iu spjegoj nja dy gjera. Nga ana e sigurise celularet jane mjeti me i sigurte qe kam degjuar neper bote sot per sot. Madje kur degjoj se ndonje teknologji tjeter ka probleme pyes veten pse nuk perdorin teknologjine e celulareve.


Kriptimi vjen sepse cdo SIM Card permban nje chip dhe nje kod unik. Chip-i eshte modul kodifikimi me vetvete qe telefoni perdor si pjese e qarqeve te veta. Por telefoni nuk di si kodifikohet informacioni. E vetmja gje qe ben eshte ti kaloje informacionin SIM Card-es dhe ta marre nga ana tjeter te kriptuar. SIM Card perdor nje ekuacion te brendshem dhe nje kod special qe te kryeje kriptimin. Ne castin qe telefoni komunikon me antenen me te afert shkembehen informacione te kriptuara. Kjo vjen sepse rrjeti di kodin e SIM-it tend dhe algoritmin e kodifikimit. Per kete aresye komunikimi mes antenes dhe celularit eshte i kriptuar qe ne fillim.


Paradoksalisht para disa vjetesh nje person i zgjuar (nga Serbia) arriti te zbuloje algoritmin e dekodifikimit qe perdorin shumica e kompanive boterore, te cilen e quajti COMPv1. Hapi i dyte mbeti vetem gjetja e kodit brenda SIM Card, gje qe u arrit duke testuar SIM Card-in shume here dhe duke llogaritur sa eshte kodi i famshem i kriptimit. Keshtu dolen software te vecante qe gjenin kodin Ka, ku bazohej gjithe kriptimi (me Brute Forcer). Ne momentin qe di kodin Ka kartat mund te klonohen dhe une e kam bere me karten time.

Cfare do te thote te klonosh nje SIM Card?
Klonimi nuk sjell kurrsesi pergjimin e kartes reale. E provova me numrin tim. Ne te njejtin cast ndeza dy telefona me te njejtin numer telefoni (Vodafone). I rashe numrit dhe ra vetemzilja e telefonit te fundit qe ndeza. Telefoni tjeter nuk mori asnje thirrje. Pastaj perdora telefonin e heshtur i cili funksiononte normal dhe mora nje shok ne telefon. I rashe prape numrit dhe kesaj rradhe ra telefoni qe perdora per here te fundit.

Pra, te klonosh nje celular do te thote te krijosh nje kopje identike te nje numri dhe te marresh thirrjet e telefonit origjinal. Por edhe ne kete rast nuk mund te pergjosh kurrsesi cfare thuhet ne celular.

Si perfundoi historia?
Historia perfundoi shpejt. Kompanite e celulareve u organizuan dhe nderrun algoritmin e SIM cartave te reja ne nje version te ri qe quhet COMPv2. Megjithate algoritmi i vjeter funksionon akoma sepse kompania duhet te nderroje gjithe kartat, gje qe eshte e pamundur. Deri me sot ekuacioni i ri nuk eshte zbuluar dot, prandaj edhe kodi Ka i SIM Card-es nuk mund te gjendet me. Kam degjuar se ka menyra te tjera kimike qe shkaterrojne karten dhe gjejne Ka, megjithate eshte rrezik me vete. Gjithashtu kartat kane nje limit kerkesash para se te bllokohen. Ky limit eshte ulur qekur u kuptua se kodi gjendej pas mijera kerkesave te gabuara.

Pak info mbi pergjimet.
Pergjimi i celulareve behet vetem nese dekodifikon informacionin qe kalon nga celulari tek antena (Cell). Po te dish kodin Ka dhe algoritmin COMPv2 kjo mund te behet pa shume mundim. Mjafton te jesh afer celularit qe do te pergjosh. Por praktikisht nuk ekziston ndonje aparature te tille, sepse nuk ka sens te krijohet nje aparature e tille perderisa nuk dihen kodet Ka. Nga keto qe spjegova del e qarte se gjithe loja luhet rreth kodeve Ka, te cilat gjenden ne databazat me te sigurta te kompanise celulare. Nese dikush arrin te vjedhe databazat e nje kompanie ka ne dore informacionin me te vyer sot per sot. Personi mund te klonoje cdo lloj numri dhe te beje telefonata pa fund, ose thjesht te devijoje thirrjet qe vijne per nje numer i caktuar tek telefoni i vet. Sidoqofte kompanise se celulareve do i duhej te nderronte kartat e gjithe abonenteve qe te shpetonte.

Megjithate ka aparatura te tjera ne treg qe kushtojne mbi 400 mije dollare dhe u shiten vetem organizmave shteterore. (Edhe po te kesh leket duhet ta blesh me "mik"). Keto aparatura jane kompjutera te fuqishem qe imitojne antenat dhe marrin gjithe thirrjet e celulareve te zones, per t'ia cuar me pas antenave reale qe mund te jene pak me tutje. Gjate kalimit te informacionit kompjuteri ben miliona llogaritje per te gjetur kodet e komunikimit mes nje celulari dhe kompanise se celulareve dhe pas shume mundimi ja arrin. Sidoqofte keto aparatura duhet te gjenden ne afersi te celularit qe duhet pergjuar, gje qe limiton shume dobishmerine. Nga ana tjeter prodhojne vale shume te fuqishme qe mund te demtojne shendetin e njeriut. Pra llogarisni qe pergjimi me keto aparatura duhet te behet me nje makine qe ndjek personin kudo qe shkon. Ndryshe celulari hyn ne rrezen e nje antene (qelize) tjeter dhe nuk e pergjon dot me.

Metoda tjeter per te pergjuar ndonje gje eshte ajo qe thote Matrix. Pra instalimi ne telefonin e dikujt te programeve te caktuara. Por kjo behet vetem me disa tipe telefonash. Programi i pergjimit ruan SMS-te ose regjistron dialogjet dhe pastaj te merr ty ne telefon fshehtaz per te kaluar te dhenat. Imagjinoni qe bateria e celularit te viktimes bie 2 here me shpejt. Gjithashtu duhet qe personi te kete celular me sisteme operative te komplikuara (ca tipe Nokiash). Sic tha dhe Matrix ekzistojne disa telefona te posacem qe duken si telefona normale por kane qarqe elektronike te modifikuar per te bere bere pergjimet me lezet. Ne kete rast duhet ti mbushesh mendjen viktimes qe te perdore telefonin qe i dhuron ti. (Per me shume info kerko ne Google "spy store".) Dmth qe te evitosh menyrat qe thote Matrix mjafton te mbash nje telefon te vjeter ose te kesh kujdes mos lesh ne dore te te huajve telefonin e ri. Megjithate s'besoj se pergjimet jane problem i madh mes cifteve sot per sot.

Si funksionon Roaming?
Kur ti shkon jashte shtetit mund te perdoresh te njejtin numer. Kjo realizohet sepse kompania jote i jep kompanise tjeter kodin Ka qe te komunikoje me numrin tend.

Cfare eshte IMSI?
IMSI (International Mobile Subscriber Identity) eshte numri identifikues i SIM Card-es qe kompania perdor per te komunikuar me ty. Qe te kuptoni kete mendoni SIM Card si shtepi dhe numrin e celularit si njeri qe banon ne nje shtepi. Njeriu mund te nderroje shtepi dhe shtepia e re ka adrese tjeter. Ne menyre analoge numri juaj i telefonit mund te bashkangjitet me cdo SIM Card. Kete e ben kompania ne databazat e veta. Ja pse kur humbisni telefonin mund te merrni brenda pak minutash nje SIM Card te re me numrin e vjeter. Pra, numri nuk eshte brenda ne karte, vetem IMSI eshte ne karte dhe kompania bashkangjit virtualisht numrin tend me IMSI-n e kartes. IMSI eshte adresa e kartes, e cila thirret nga kompania sa here dikush i bie numrit tend.

Si mund te lokalizohen celularet?
Ne teori eshte e lehte. Cdo celular komunikon me nje qelize (dmth me nje antene) qe e shumta mund te jete larg disa km, por brenda qytetit antenat jane shume afer njera tjetres. Kompania e celulareve e di se ne cilen qelize ndodhet nje karte e caktuar. Dhe ne fakt kur nje thirrje vjen per ate numer gjeja e pare qe ben eshte te leshoje nje thirrje ne ate qelize. Nese numri nuk pergjigjet atehere leshon nje thirrje ne gjithe rrjetin qe te kuptoje ku eshte karta. Nese numri nuk pergjigjet prape atehere del sikur eshte i fikur.
Ne fakt celularet mund te komunikojne me antenen dhe kjo u tregon vendin e ndodhjes vete celularit. Ky funksion, ama, eshte i caktivizuar ne shumicen e vendeve te botes. I vetmi vend qe e ka aktivizuar eshte Gjermania. Dhe ne fakt pikerisht ne Gjermani ka lindur nje telefon qe kushton rreth 100 euro, i cili mjafton te lihet ne makine. Nese te vjedhin makinen i con nje SMS telefonit dhe ky te kthen pergjigje ne cilen qelize (antene) ndodhet. Natyrisht qe nuk e gjen dot me saktesi por te pakten gjen ne cilen lagje ndodhet. Kjo sidoqofte eshte e pamundur ne vendet e tjera sepse kompanite e celulareve nuk ja cojne celularit kete informacion. Me siguri eshte nje zgjedhje per te mbrojtur privacyn. Pra eshte e pamundur te lokalizosh nje telefon po nuk pati nje GPS brenda.


Si perfundim, nuk ka asnje menyre te sigurte per te pergjuar celularet. E vetmja menyre eshte qe kompania e celulareve te bashkepunoje dhe te kaloje gjithe thirrjet e nje numri ne nje linje tjeter apostafat. Gje qe efektivisht e ben ne bashkepunim me shtetin. Kuptohet qe cdo shtet ka politiken e vet ne kete drejtim. Italia i perdor shume pergjimet e telefonave celulare, Franca kerkon aresye shume te forta para se te pergjoje dike. Shqiperia nuk i ka pas perdorur shume, me ardhjen e Berishes me duket ka filluar te perdoret me shume. Rasti i pare i pergjimit te nje telefoni ne Shqiperi u be gjate nje pengmarrje ne Vlore, kur moren peng djalin nje biznesmeni. Kriminelet mbanin kontakte me nje nga policet, i cili u tregonte planin e policise cdo dite, keshtu qe kriminelet mund te spostoheshin nga vendi i fshehjes. Thuhet se nje shef qe erdhi nga Tirana e nuhati kete pune dhe nje mengjes i rrjeshtoi te gjithe policet. U tha te nxjerrin te gjithe celularet dhe ti lene mbi tavoline. Pas pak nje prej celulareve ra. U kuptua qarte qe ishte personi qe mbante kontaktet me kriminelet. Bashkepunimi me Vodafone-in beri qe te gjendej kush numer e kishte marre dhe ku gjendej ne ate moment. Fale kesaj kriminelet u kapen menjehere. Natyrisht qe bashke me pergjimet shteti mund te gjeje dhe vendndodhjen e telefonit ne baze te antenes qe perdor ne ate moment.

P.s. Dikush mund te pyese pse klonova karten time te telefonit. Ne ate periudhe doja te fusja dy numra ne te njejtin SIM Card, gje qe eshte krejt e mundur dhe ja arrita. I vetmi problem eshte qe nuk arrita te fusja dy numra te kompanive te ndryshme qe te telefonoja sipas rastit me ke te doja. Kjo sepse te gjitha kompanite kishin kthyer algoritmin ne COMPv2 dhe une arrita te klonoj vetem dy karta te vjetra qe kisha nga e njejta kompani.

Per info te tjera: http://forum.gsmhosting.com/vbb/index.php


  Gjithsej 80 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 80 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.