Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 06 Dhjetor 2006 - 16:32:

Per Te Kuruar Anoreksine

Cod. A06122006

Sipas statistikave, numrin mė tė madh tė atyre qė vuajnė nga anoreksia e zėnė femrat, pasi pėr tė mos shtuar peshė, u nėnshtrohen dietave ushqimore pėrtej kufijve ekstremė. Nė tė shumtėn e rasteve kjo sėmundje kalon nė njė gjendje akoma mė tė vėshtirė, nė bulemi.

Mjekėsia popullore, pėr pėrmirėsimin e situatės, vjen nė ndihmė me pėrdorimin e ēajrave bimore

Pėr tė rifituar oreksin e humbur, pėrdoren ēajrat bimore me shije tė hidhur, tė cilat pėrbėjnė grupin e medikamenteve tė hidhura ose tė hidhtinave. Ndėr ēajrat qė rekomandohet ėshtė ēaji i pėrgatitur me bimėn e kinfushės. Rekomandohet qė ēaji tė pėrdoret i shoqėruar me ushqime, nė tė kundėrt nuk shtojnė sekretimin e stomakut. Ēaji duhet tė merret tė paktėn 15 deri nė 30 minuta para marrjes sė ushqimit.
Ēajrat
Nė sajė tė heterocideve tė hidhura, bari i kinfushės ndihmon nė shtimin e lėngut tė stomakut, duke shkaktuar dhe hapje tė oreksit. Kėshillohet tė pihet dy herė nė ditė nga gjysmė gote me ēajin e pėrftuar.

Njė tjetėr bimė, qė pėrdoret pėr tė luftuar anoreksinė ėshtė edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimė ndihmon nė shtimin e lėngut nė stomak, pėr rrjedhim edhe tė oreksit. Pėr pėrgatitjen e ēajit, kėshillohet njė lugė me bimėn e grimcuar, qė hidhet nė gjysmė gote me ujė tė nxehtė. Lihet pėr 15 minuta nė qetėsi dhe mė pas pihet disa herė nė ditė, por gjithmonė gjysmė ore para buke. Duhet patur kujdes, pasi pėrdorimi nė doza tė larta i kėtij ēaji mund tė shkaktojė dėmtime nė tru dhe dridhje tė trurit. Ky ēaj nuk duhet tė pihet nė asnjė mėnyrė nga gratė shtatzėna. Edhe ēaji i sanzės ėshtė mjaft i mirė pėr tė rifituar oreksin e humbur. Pjesėt qė pėrdoren janė rrėnjėt e bimės. Kėshillohet tė pihen dy deri 3 filxhanė nė ditė, para buke. Rezultate shumė tė mira pėr rikthimin e oreksit ka dhėnė edhe ēaji i pėrgatitur me gjethet e arrės. Ēaji tė pihet dy herė gjatė ditės, para buke deri nė pėrmirėsimin e oreksit.
Pėrdorimi
Kėto substanca duhet tė pėrdoren tė shoqėruara me ushqime, pėrndryshe nuk shtojnė sekretimin e stomakut. Ēajrat bimorė nuk japin efektin e dėshiruar, kur merren gjatė ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet tė pėrdoren vetėm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij. Po ashtu ēajrat nuk duhet tė ėmbėlsohen, meqenėse efekti i tyre sigurohet pikėrisht prej kėtyre substancave tė hidhura. Veprimi rritet pikėrisht me rritjen e hidhėsisė sė tyre. Bimėt mjekėsore me shije tė hidhur, krahas substancave tė hidhura, pėrmbajnė edhe elemente tė tjera, tė dėmshme pėr shėndetin. Prandaj gjatė pėrdorimit tė tyre duhet pasur kujdes, pėr tė mėnjanuar efektet e dėmshme qė kanė disa prej tyre.

autori M.K


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.