Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sfera Institucionale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=194)
-- A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16900)


Postuar nga bleta punetore datė 17 Mars 2009 - 19:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Bleta punetore,

Llogjika jote eshte plotesisht ne linje me filozofine e drejtesise si "edukim" dhe jo si "ndeshkim". Eshte pjese e atij mentaliteti (tipik ne Itali) qe mendon se fajin per krijimin e nje krimineli e ka shoqeria. Pra eshte nje "mea culpa" pa fund qe jo vetem nuk zgjidh problemin kriminal, por rrit racizmin ne permasa ekstreme, sepse popujt nuk ecin me filozofine e drejtesise "edukuese", por te asaj ndeshkuese. Thene ndryshe, asnje nga ne nuk ka faj se X-i apo Y-i i hyn rruges se krimit.



Sa per sqarim, une NUK jam kunder ndeshkimit te kriminalitetit: shkele ligjin, do denohesh, s'ka.
Ceshtja qe po trajtonim nuk ish kjo; por nje zgjidhje per te mbrojtur imazhin kombetar nepermjet ndeshkimit te dyfishte ne emer te moralit te cenuar shoqeror.
Per mua kjo nuk do ish aspak efikase per arsyet e siperpermendura. Shqiperia nuk ka nevoje per mbrojtje imazhi ne kete menyre, sepse nuk i zgjidh asnje nga problemet e saj, te cilat jane faktori numer nje qe fusin shqiptaret e coroditur ne rruge te shtrembra (qe duhen denuar kur gabojne).
Jam qe te merremi me themelet nje here, jo me fasaden, asaj i del boja shpejt.

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
[B]Me teorine e spostimit te kauzes i bie qe faji i nje krimi te shperndahet ne lloj lloj principesh sociologike (apo politike) qe s'mund te gjejne kurre zgjidhje. Ndryshimi mes mendimeve tona qendron se une nisem nga halli sociologjik (racizmi dhe perbuzja ndaj shqiptareve) per te arritur tek shkaku juridik (kriminaliteti), ndersa ti nisesh nga halli juridik (i krimineleve qe futen brenda) per ti gjetur shkakun sociologjik (varferia). Si mendon tani, kush ka me shume sens ne sistemin real qe jetojme?



Po cfare "halli juridik" ke kur keta njerez ndeshkohen nje here?! Ja u denuan perseri nga shteti i tyre (i cili nuk eshte se s'ka ligje per te tera krimet), nuk shoh ndonje benefit per imazhin e Shqiperise (fle diku tjeter lepuri). Aq me teper, kur behet ne emer te moralit nga nje shtet qe ka vertet probleme koherence, behet qesharake.


Une nuk jam kunder ndeshkimit, edhe nje here, por jo ne emer te moralizmit, aq me teper kur ky i vihet si IVA denimit baze. Behet hipokrit.

Persa i perket hallit sociologjik te perbuzjes e racizmit, ky lloj ligji nuk do zgjidhte asgje, pervecse do komplikonte sh gjera. Une ne kete drejtim jam per punen qe mund te behej me mediat, qe te vinin ne dukje edhe anen tjeter te medalies, por ja qe ketyre vendeve nuk u intereson. Kane nevoje per nje dash kurban per problemet e tyre. Duhet nderyrja e qeverise tone, qe eshte sh e zene si te mbushe xhepat e saj. (Nejse, para firmosjes se Parkut Eolik, "Il corriere della sera" nxorri nje artikull "Gli albanesi non fanno pił paura", me shifra qe flisnin vet . Madje, po te nisesh nga ato shifra del qe demin nuk na e bejne shqiptaret, qe jane integruar ne mase ne shoqerine italiane, por mediat.)

Eshte nje ceshtje sh komplekse per tu zgjidhur nga nje ligj i tille, per mendimin tim.


  Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.