Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)


Postuar nga lule datė 25 Nëntor 2010 - 21:15:

Uma Thurman: Ju dukem njė shtėpiake e dėshpėruar?!

Pėr pak kohė Uma Thurman isha zhdukur nga ekrani pėr t’iu dedikuar fėmijėve. Tani ka vendosur tė kthehet me dy filma dhe njė premtim: “Sė shpejti do tė dalė ‘Kill Bill 3’. Unė dhe Quentin po punojmė pėr ju”

Lidhja plot ulje-ngritje me francezin Arpad Busson tani duket sikur ėshtė nė fazėn mė tė mirė tė saj. Madje, duket se janė rikthyer edhe kohėt kur shėtisnin tė pėrqafuar rrugėve tė Nju Jorkut. Uma bukuroshe, qė i mbushi 40 vjeē nė prill e qė pėr pak kohė ishte zhdukur nga radarėt e Hollivudit, ėshtė rikthyer sėrish. Pėr tė, nėnat qė punojnė mund tė krahasohen me superheronjtė. Uma Thurman ka dy fėmijė, Maya (12 vjeēe) dhe Levon (8). Ėshtė divorcuar nga babai i tyre, Ethan Hawke dhe pėr mėmėsinė xhiroi filmin “Motherhood”, qė nuk shkoi shumė mirė. U konsiderua si njė nga dėshtimet mė tė mėdha hollivudiane, madje kur doli nė Angli, gazeta “Guardian” shkroi: “Vetėm 88 sterlina fitim nė javėn e parė tė shfaqjes sė filmit nė kinema”. Edhe me filmin qė e pasoi nuk pati ndonjė fat tė madh: edhe pse ishte prodhuar qė nė vitin 2008, filmi “The accidental husband” ka dalė vetėm tani nė kinema pėr shkak tė falimentimit tė kompanisė qė kishte marrė pėrsipėr shpėrndarjen e tij. Ndėrkohė, Uma ka xhiruar “Bel Ami”, me subjekt tė marrė nga romani i Gi de Mopasan, ndėrsa mė vonė mendohet tė dalė “Kill Bill 3”, pėr tė cilin ėshtė duke punuar me Quentin Tarantinon. Nė mitologjinė hindu, Uma ėshtė maja e Ganeshit, zotit qė dhuron prosperitet dhe paqe.

Tek filmi “The accidental husband” jeni aktore, por edhe producente. Ėshtė e vėrtetė se prej kohėsh donit tė xhironit njė komedi romantike, por askush nuk ua vinte veshin?

Nė botėn e shou biznesit ėshtė e vėshtirė tė eksplorosh gjini tė reja. Pėr aq kohė sa nuk ke bėrė ndonjė komedi qė tė ketė pasur sukses, ėshtė frikė tė guxosh me idenė se do t’i bėsh tė tjerėt tė qeshin. Pėr kėtė arsye Quentin Tarantino ėshtė kaq i veēantė: ai sheh pėrtej asaj qė duket, duke tė ofruar surpriza tė kėndshme. Pėr dhjetė vjet kam xhiruar filma dramatik, derisa propozova vetė diēka.

Nė film ju interpretoni njė prezantuese radiofonike qė jep kėshilla dashurie dhe pėlqehet shumė nga audienca. Njė herė patėt thėnė: “Mė mirė tė rrish me njė njeri qė tė tradhton se sa me dikė qė nuk nxjerr qimen nga qulli”. Do ta jepnit njė kėshillė tė tillė nė jetėn reale?

Ema, gruaja qė unė interpretoj, ėshtė si njė lloj guruje qė e dėgjojnė tė gjithė. Por, vėrtet ka diēka tė vėrtetė tek ajo qė kam thėnė, ndaj mendoj se do ta kėshilloja edhe nė jetėn reale.

Nuk ėshtė hera e parė qė vendosni tė jeni producente e njė filmi...

Jo, e kisha bėrė edhe mė parė me filmin “Hysterical Blindness”, pasi u dashurova me skenarin. Kjo ėshtė hera e dytė qė mė ndodh. Mė bėnė pėr vete dy autorė tė rinj dhe tė shkėlqyer, Mimi Hare dhe Claire Naylor. Ishte viti 1998 kur i takova dhe u kėrkova qė ta zhvillonin historinė nė njė mėnyrė tjetėr. Pas shumė vitesh punė ja arritėm qėllimin, por pa regjisorin Griffin Dunne nuk do tė kishim bėrė asgjė. Dhe, ja ku arritėm nė realizimin e njė filmi tė bukur dhe me njė kastė aktorėsh fantastikė.
Mes tyre ėshtė edhe Isabella Rossellini. E njihnit mė parė?

Nuk e kisha pasur fatin tė punoja me tė. Ėshtė njė nder pėr mua. Kam gjithė jetėn qė e adhuroj. Kur hyn nė skenė ndryshon rrjedhėn e gjėrave. Ėshtė e mrekullueshme. Por, filmi ka edhe dy aktorė tė tjerė tė mėdhenj si Colin Firth e Sam Shepard.

Pėr njė periudhė kohe vendosėt tė punonit shumė pak. Ēfarė e ndezi dėshirėn pėr t’u kthyer nė sheshin e xhirimeve?

Tė qėndruarit nė shtėpi me fėmijėt mė dha njė gėzim tė madh. Madje, nė njė farė pike mendova tė hiqja dorė fare. Por puna ime, pėrveēse kėnaqėsisė mė dhuron edhe lumturi. Kėshtu luftova pėr tė mos u shkėputur nga kinemaja, pėr t’u marrė me biznes dhe pėr t’u kujdesur pėr fėmijėt. I bėra tė gjitha bashkė.

Cila ju duk gjėja mė e vėshtirė pėr t’u bėrė gjatė kohės qė qėndruat nė shtėpi?

Lavatriēja qė mė lodhte shumė me gjithė ato opsione larjeje qė ka. Nuk e kisha pėrdorur kurrė mė parė. Pastaj pata edhe probleme me gjumin.

Nuk ju zė gjumi?

Pas shtatzėnisė sė parė nuk kam fjetur mirė. Mungesa e gjumit ėshtė njė torturė. Kur mendoj se sa shumė flija mė parė, mė vjen pak keq.

Ēfarė fėmije keni qenė?

Normal. Jo me ndonjė zgjuarsi tė rrallė, shumė e gjatė dhe pak e ēuditshme.

Po tani?

E gjatė, bionde, me sy blu, e shėndoshė nė disa pjesė tė trupit dhe e dobėt tek disa tė tjera.

Zakonisht ju pėlqen t’i xhironi filmat afėr shtėpisė dhe tė mos udhėtoni jashtė?

Fatkeqėsisht, ne aktorėt jetojmė kėshtu. Jemi mėsuar tė mos jemi nė shtėpi, madje shpesh shtėpia jonė na duket vend i huaj. Jemi mėsuar nėpėr hotele. E urrej faktin qė mė duhet tė largohem ndonjėherė pėr muaj me radhė pa parė fėmijėt.

Si janė raportet tani me ish-burrin tuaj Ethan Hawke?

Pavarėsisht gjėrave qė kanė ndodhur mes nesh, unė do ta dua gjithmonė. Ėshtė babai i fėmijėve tė mi.

Edhe sa do tė duhet tė presim pėr t’ju parė tek “Kill Bill 3”?

Pėr kėtė nuk dua tė them asgjė. Po ju them vetėm se kam folur me Quentin Tarantinon dhe ai ka me tė vėrtetė ide shumė interesante.

(Shqip)


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.