Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)


Postuar nga shelgu datė 19 Maj 2010 - 13:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha AmonAmarth


Eshte e vertete qe duhen leke .......... po edhe ti japesh 2000 $ ne muaj nje doktori ne shqiperi ........ ku rrogat jane tek 400$ sikur nuk ka kuptim nga ana ekonomike ...........
Nga ana tjeter ........ ai katnari apo puntori qe merr 400$ ne muaj ....... ku do i gjeje t'i jape gjoben doktor e infermier e roje te porta ( se atje ka shtatembedhjete roje per pese porta ....... vetem e vetem qe te hapet fronti i lekut) ?
Me e drejte do ishte te vendoseshin tarifa fixe per sherbimet mjeksore ........... te rregulluara nga shteti ........ .
Pastaj edhe ketu nga ne ...... mjeku i pergjithshem nuk eshte se ben me shume se 130 - 150 mije ne vit ............ (Specialisti eshte tjeter muhabet) ........ .



Eshte e vertete. Nuk ka ku t'i gjeje as fshatari dhe as qytetari aq lek qe te paguaje nevojat e mjekut.

Atehere edhe cilesia e sherbimit do te jete korresponduese.
Une dua te them pikerisht kete gje. ne kapitalizem cdo gje leviz ne baze te sasise se karburantit (lexo parase) qe ke investuar.

Nga ana ekonomike ka nje indeks qe mat sasine e parave te harxhuara per te prodhuar nje mall, ne rastin tone nje kuader, pra shteti harxhon nje sasi lekesh per te prodhuar nje mjek.
Keto shpenzime duhet t'i kthehen shtetit mbrapa ne menyre qe te prodhoje te tjere mjeke. Cikli duhet te behet i plote.

Ketu lind edhe nje problem tjeter qe e preku Enigma me siper. Kur mjeku ndihet i paafte qe te mbuloje ato tre aspektet qe thashe me siper(ekonomik, shkencor dhe moral-humanitar) atehere ai ka te drejte te kerkoje nje vend tjeter qe ja siguron keto.


Ai ka te drejten e zgjedhjes se nje vendi qe i jep mjaftueshem para per te mbajtur familjen, qe t'i kenaqe deshirat per t'u rritur nga ana shkencore dhe qe te jete edhe nga ana morale i qete (te flere rehat ne mbremje dhe te mos e vrase ndergjegja per rrjepjen e te tjereve me pa te drejte)

Keshtu shteti humbet shume me teper. te pare do te ikin ata qe kane mundesi dhe te tille jane mjeket me te pregatitur, profesoret, pra ajka e mjekeve.

Humbjet jane kolosale, jo vetem se humbet specialistet, por humbet nje kontigjent njerezor qe disballancon strukturen shoqerore te vendit. Do te rritet relativisht shume keshtu numuri i te pashkolluarve, i joelitareve dhe per te riparuar kete edhe po te kesh deshiren e mire duhen te pakten dy breza = 50-60 vjet.


Postuar nga Fajtori datė 19 Maj 2010 - 13:11:

Nje nderhyrje.

Duke pare diferencat mes shteteve dhe kulturave kam arritur te kuptoj se ēdo kulture i pershtatet nje shtet. Per shembull, ne Italine e jugut ka taksiste abuzive me shumice. Atij i mjafton te kapi nje peshk qofte dhe me ēmim normal qe te mbuloje shpenzimet e gjithe dites.

Cfare domethene kjo?

Domethene qe diferenza mes kostos efektive te nje makine qe ecen 15 minuta dhe ēmimit te paguar (psh 15 euro) eshte e ezkagjeruar.

Pse vjen kjo?

Sepse taksia paguan taksa te medha. Shteti i merr per liēencen, per vendin e parkimit etj. Pra shteti eshte teper prezent per ate lloj kulture qe gjen organizime jashte tij.

Atehere.... ?

Atehere, ne kultura ku shteti nuk respektohet duhet ti largohemi formave majtiste. Sa me kulture anti-komunitare te kete nje popull (psh. shqiptaret) aq me shume nevojitet nje kapitalizem i thate, me kosto qe paguhen nga xhepi per ēdo sherbim. Shteti duhet te heqe duart nga mjekesia, bizneset etj. Me mire te mbash taksat e uleta qe te lejosh zhvillimin normal te ekonomise, sesa te vesh taksa idiote dhe te detyrosh njerezit te jetojne me mashtrime (siē eshte sistemi mjekesor ne Shqiperi).
Shqiperia eshte vend pa kulture komunitare dhe s'do kete kurre. Prandaj funksionon vetem me nje shtet te dobet, pa utopi komuniste, pa mjekesi falas, me taksa shume te uleta dhe organizim autonom te njerezve. Sepse dihet qe leket aty jane, por vetem se mjeket i marrin ilegalisht ne vend qe te krijohet sistem i ndershem pagesash.

P.s. Kjo eshte pikepamje e djathte, por ne Shqiperi s'ka te djathta qe ta zbatojne. Ka vetem bythe per karrike dhe ca komuniste qe ndajne sezonet elektorale ne tavoline. Dhe mjeke langaraqe qe fusin dhjetemijelekshat ne xhep. Nuk me harrohet asnjehere intervista e ketij burrit ne tren, qe s'ka buke te haje dhe duhet ti paguaje ekografine gruas... ne sistemin mejeksor "falas".
http://www.youtube.com/watch?v=izHR7ZOgGhY#t=52

Ti do thuash ne sistem kapitalist ky njesoj s'do kishte leke. Une te them te pakten do ishte sistem i ndershem. Keshtu si eshte tani edhe leket paguhen, edhe njerezit mashtrojne dhe vjedhin. Krimbje morale e ruajtur me ligj.


Postuar nga shelgu datė 19 Maj 2010 - 14:26:

Politika sociale ne Shqiperi, por jo vetem, duhet bere gjithmone me kujdes. ka nje linje shume te ngushte ku duhet kaluar sepse rendimi nga e majta do te sillte parazitizem dhe abuzim dhe rendimi nga e djathta do te sillte vuajtje te metejshme. une jam per politiken e ekuilibruar ne mjeksi dhe gjetke.
Eshte shume e kollajshme te thuash "kapitalizem i thate", por kur ndodhesh para situatave qe kerkojne asistence, kupton sa e nevojshme eshte kjo. paaftesia per pune ( e lindur + e fituar) ne Shqiperi vertitet tek 7%. Qeverri e mire eshte ajo qe mbron keta fatkeqe dhe detyron te aftet te paguajne per ta. Duket shume komuniste, por nuk eshte aspak e tille.
Nuk eshte puna per te veshur me ngjyra politike cdo lloj ideje e mendimi, por per te treuar konkretisht si eshte me e mira dhe me e qendruashmja politike shendetsore, e palidhur nga luhatjet ne ngjyrat e qeverrive


Postuar nga Fajtori datė 19 Maj 2010 - 15:19:

E pra, nuk ka shume shtete me mjekesi publike eskluzive (ndoshta Kanadaja). Ose kane asikuracione (Gjermani, USA), ose kane struktura private te konvencionuara qe krijojne balancin e mizeries shteterore (Itali), ose mjekesia eshte krejt private. Shteti shqiptar kerkon te mbaje krejt mjekesine falas ne kushte te mjerueshme, me rroga qesharake. Keto jane vendime politike, jo llogjike. Prandaj ka te beje me mentalitetin komunist. Ne Shqiperi nuk behet dot "Mishi te piqet dhe helli te mos digjet". Me se shumti mishi mbetet pa pjekur ose ndonje doktor digjet nga operacionet antikorrupsion...

Prandaj mendoj se funksionon vetem kapitalizmi i thate tani per tani. Cdo forme tjeter e perzjerjes sociale eshte e destinuar te deshtoje. Njerezit do gjejne menyra qe t'ia fusin shtetit ose te mashtrojne me bileta, receta apo operacione. Keto po ndodhin ne Itali (operacione fallco sa per ti marre leket shtetit), jo mos ndodhin te nje republike bananesh.


Postuar nga NS-6 datė 15 Qershor 2010 - 01:23:

Tematika qe eshte hapur eshte mjaft e gjere (urime per temen se desh harrova ) dhe permban brenda shume elemente qe duhen marre parasysh perpara se te gjykohen mjeket dhe sistemi mjekesor. Ne disa raste faji eshte i tyre por ne disa raste te tjera, eshte thjesht nje efekt indirekt i asaj qe eshte ndertuar.

NESE KA NDONJE GJE QE MUND TE RRENOJE (SIC EDHE MUND TA NDERTOJE) NJE SISTEM SHENDETSOR AJO ESHTE POLITIKA!
Cdo organizim i sistemit mjekesor fillon me nje aprovim politik dhe pastaj aplikohet. Cdo projekt, cdo ndryshim, cfaredo ideje qe mund te hidhni, do kerkoje nje aprovim nga ata individe qe drejtojne (qofshin shtangista, qofshin mjeke, qofshin basketbollista, qofshin topmodele, qofshin humorista, qofshin "shpirta motrash" , qofshin mercenare, qofshin ca te duan).
Te organizosh nje sistem mjekesor qe te sherbeje ne kohe te gjate, kerkon nje stabilitet politik dhe kompetenca, por cfare mund te organizohet ne nje shtet qe kur nderron qeverite, nderron edhe pastruesit e institucioneve! Te mos flasim per kompetenca sepse nje nder ministrat e mjekesise me duket se e kemi pase me 8 klase shkolle! Efektet e ketyre problemeve? Organizim i keq, mungesa ilaēesh, mungesa aparaturash, probleme me mjeket, nje sherbim i keq! Por efekti me i keq eshte qe nuk mund te besh asnje projekt qe mund te shkoje me teper se 4 vjet sepse ekziston mundesia qe sapo te nderrohet qeveria ti te shpallesh "tradhetar" sepse ke punuar me qeverine tjeter dhe te hiqesh ose ose ne rastin me te mire te marresh komentin "po une cfare fitoj?" (kete pergjigje ja ka dhene nje person drejtues nje mikut tim kur ky i fundit kerkoi te hapte nje qender per fibrozen cistike ne shqiperi dhe te sillte mjeket nga Italia! Projekti falimentoi! ) Thene keto, fare thjeshte ti qe lexon, mund te ndalesh ne kete pike sepse vazhdimi i ketij shkrimi nuk do te te thote asgje te re por vetem do analizoje keto qe thashe me siper dhe se cfare do kishte ndryshuar nese ky element do te funksiononte sic duhet.

Duhet te kemi parasysh qe deri rreth viteve 80-85 kemi qene afersisht me nje ritem me shtetet e tjera per sa i perket kualitetit te sistemit mjekesor dhe se gjithe problemet filluan pasi qe shteti u fut ne krize. Edhe sot kemi mjeke qe njihen ne mbare Europen (ndonjeri prej tyre ndoshta nuk te merr persiper pa i lene te pakten 1000 euro, po hajd mo) qe e kane marre edukimin ne ate periudhe. Keshtu qe te thuash qe nuk kemi mjeke te afte, nuk me duket e drejte. Por mendoj qe keto mjeke kane pasur mundesine te marrin nje edukim te duhur dhe kane gjetur nje fare ambienti qe deri ne ate periudhe te lejonte "Tarrasi". Duhet thene ama qe brenda mundesive qe ka pasur, sistemi mjekesor ne ate kohe ka pasur nje fare rregulli! Nuk po them qe ishte i plote per nga menyra si ishte ndertuar por siguronte gjerat baze qe i nevojitej popullsise.

Nje pike tjeter e rendesishme eshte qe politikat shendetsore duhet te shihen edhe ne baze te potencialit qe ka shteti. Kur kemi nje shtet qe e ka PIL-in sa shpenzimet e finales se futbollit amerikan, nuk eshte qe mund te kerkojme edhe shume prej ketij shteti por te shihet se si mund te perdoren ne menyre sa me efektive keto burime! Edhe ne kete pike, nga momenti i aprovimit te ndonje fondi deri ne momentin e zbatimit, e kane "lemuar" disi keshtu qe leket qe mberrijne ne fund nuk mjaftojne me blere as nje cope te aparaturave a ilaceve. Efektet? Kushdo qe vjen me nje projekt dhe me nje fond te duhur, do ta gjeje veten qe fondin do ta menaxhojne ujqerit dhe ne fund nuk do behet asgje. Ngelim akoma me aparatura te gjenerates se pare qe te japin rezultate qe nuk hyjne ne pune ne klinike (kam pare radiografi "te djegura" nga rrezatimet dhe me kane thene qe jane bere ne laboratoret me te mire qe jane ketu).

Nje pike tjeter qe ka rendesi eshte kontrolli i shtetit mbi sistemin shendetsor! Duhet te kryhen kontrolle ne sistemin mjekesor, ne cilendo pike te ketij sistemi Komenti yt qe po lexon kete shkrim eshte alla shqiptarce : "futja pordhes kot"! E them kete gje sepse duhet te kryhen kontrolle per te pare se ku ngec sistemi, ku ka te meta, si mund te rregullohen keto te meta dhe cilat jane mundesite e zhvillimit! Kjo pike humb qe ne themel duke qene se eshte serish shteti qe nese nuk ecen, nuk ka si te krijoje nje institucion qe te beje keto gjera! Efektet? Me ka qelluar te blej amoksiciline dhe mu dhane dy alternativa : ilac grek dhe ilac italian. diferenca ishte 15.000 leke!!!! si eshte e mundur qe i njejti princip aktiv me keto diferenca? a e justifikon kjo diference ne cmim kete gje? Me ka qelluar qe mjeku dhe infermieri nuk te prek me dore te afermin nese nuk i jep leke sy per sy, me ka qelluar te shoh qe ne terapi intensive nuk kryhen analiza gjaku sepse "jane shpenzime", ashtu sic me ka qelluar qe kryerja e nje analize te vetme te kushtoje edhe me teper se 500 euro.

Per momentin po ndalem ketu por kam edhe ca fjale te tjera ne te ardhmen mbi centalizimin e mjekesise ne Tirane, sistemin e ri te mjekut te familjes,cili sistem eshte me i pershtatshem per Shqiperine, mjekesia ne universitet, mjeket si individe etj etj dhe ne fund Shqiptarin vete (qe po nuk i erdhi shpirti ne fyt nuk shkon me bere nje vizite por kur ngelet ne kete pike te kryp koken me leke vetem e vetem qe ta sherosh)....qenka bere vone per sonte!

p.s: Enigem ur turn per komente! Dashje pa dashje me ktheve ne kete zone :p


Postuar nga shelgu datė 15 Qershor 2010 - 15:04:

Ne kete periudhe te zhvillimit te Shqiperise, ka nje sere kontradiktash qe pengojne aplikimin e nje sistemi shendetsor adekuat.

Ne njeren ane ka nje nxitje per zhvillim kapitalist te mirefillte dhe ne anen tjeter shohim aplikime sociale qe nuk perputhen aspak me te. Kjo sigurisht qe pjell te keqia te pafund.

Pra, ne Shqiperi funksionon nje sistem tregetar krejt i pakontrrolluar( ose i kontrrolluar ne menyre fiktive). Aty ka nje sistem ligjor qe nuk fuksionon aspak.

Ne te njejten kohe sheh reforma shendetsore qe ju pershtaten vendeve te zhvilluara industriale me histori te gjate ne luften per te drejta, si Franca, apo Suedia.

Vendosja e cmimeve eshte krejt e pakontrrolluar nga sistemi financiar dhe kjo jo vetem ne tregun e vogel te mallrave, per edhe ne tregetine me vendet e tjera. Cmimet ne treg luhaten sipas deshires se pronarit shites madje edhe brenda te njejtes dite.

Por ne mjeksi luftohet per ngritjen e nje sistemi shendetsor kryesisht publik???
Dihet qe sistemi i sigurimit shendetsor ka lindur nga nevoja per te mbuluar te varferin dhe te semurin, por kjo nuk mund te zbatohet ne Shqiperi, kur edhe i pasuri nuk e di se cdo te behet me te diten e neserme.

Kush do paguaje per te mbuluar shpenzimet e sistemit te sigurimeve?

Te huajt? Per sa kohe do kete te tille asistence? Taksat nuk mblidhen, korenti nuk paguhet, doganat nuk funksionojne, tatimet punojne per lesh. Nga do te dalin parate per te mbuluar te semuret dhe te varferit?

Pra asgje nuk mund te thuhet dhe te shpjegohet per sistemin shendetsor ne Shqiperi. Ai do te vazhdoje te funksionoje si edhe sektoret e tjere te ekonomise per aq kohe sa shteti te beje detyren e tij.


Postuar nga AndreaPirelli datė 19 Qershor 2010 - 20:10:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
Ne kete periudhe te zhvillimit te Shqiperise, ka nje sere kontradiktash qe pengojne aplikimin e nje sistemi shendetsor adekuat.

Ne njeren ane ka nje nxitje per zhvillim kapitalist te mirefillte dhe ne anen tjeter shohim aplikime sociale qe nuk perputhen aspak me te. Kjo sigurisht qe pjell te keqia te pafund.

Pra, ne Shqiperi funksionon nje sistem tregetar krejt i pakontrrolluar( ose i kontrrolluar ne menyre fiktive). Aty ka nje sistem ligjor qe nuk fuksionon aspak.

Ne te njejten kohe sheh reforma shendetsore qe ju pershtaten vendeve te zhvilluara industriale me histori te gjate ne luften per te drejta, si Franca, apo Suedia.

Vendosja e cmimeve eshte krejt e pakontrrolluar nga sistemi financiar dhe kjo jo vetem ne tregun e vogel te mallrave, per edhe ne tregetine me vendet e tjera. Cmimet ne treg luhaten sipas deshires se pronarit shites madje edhe brenda te njejtes dite.

Por ne mjeksi luftohet per ngritjen e nje sistemi shendetsor kryesisht publik???
Dihet qe sistemi i sigurimit shendetsor ka lindur nga nevoja per te mbuluar te varferin dhe te semurin, por kjo nuk mund te zbatohet ne Shqiperi, kur edhe i pasuri nuk e di se cdo te behet me te diten e neserme.

Kush do paguaje per te mbuluar shpenzimet e sistemit te sigurimeve?

Te huajt? Per sa kohe do kete te tille asistence? Taksat nuk mblidhen, korenti nuk paguhet, doganat nuk funksionojne, tatimet punojne per lesh. Nga do te dalin parate per te mbuluar te semuret dhe te varferit?

Pra asgje nuk mund te thuhet dhe te shpjegohet per sistemin shendetsor ne Shqiperi. Ai do te vazhdoje te funksionoje si edhe sektoret e tjere te ekonomise per aq kohe sa shteti te beje detyren e tij.



Je bo me keq se Fatos Nano kur flet ............. .


Postuar nga ~Enigme~ datė 14 Korrik 2010 - 22:22:

Ou NS-6 me behet qefi qe te lexoj. Po c'te kontriboj une kur s'ja kam haberin fare ose me mire s'ja kam pare syte per shume vjet Shqiperise dhe s'jam prekur me realitetin as nuk e ndjek me neper gazeta.

Ti Cedrus - i ke vene kapak pasurimit te kesaj teme pse keshtu... Ne fakt eshte e veshtire te veshesh trurin dhe temen pasi eshte shume e gjere dhe e nderlikuar. Jo pak kohe me pare u be nje reforme thelbesore ne Amerike ne kete fushe dhe nuk eshte aspak e lehte sidomos akordimi ne agjensite te siguracionit, spitale, qendrat ku preken dhe ato te doktoreve etj.

Ketu mendoj se duhen te meren gjerat sere-sere.

Pikat celse qe mar nga keto materiale/mendime qe jane hedhur eshte nje pamje te procesit te tipit "atehere dhe tani" ku jane prekur aksesi, cilesia, manaxhimi, dhe burimet financiare.

Falas nuk me duket se funksionon ne Shqiperi sherbimi. Te gjithe qytetaret te ndergjegjesohen sic po behet ketu ne amerike -paguan per te mirembajtur shendetin ashtu sic paguan para per te mirembajtur makinen. Qe te mendosh andej eshte per lluks makina kurse ketej nje domosdoshmeri.

Po mire a ka ndonje komitet politik per keto transformime apo hic?


Postuar nga shelgu datė 15 Korrik 2010 - 14:27:

Komitet politik?

Puna eshte se organizmat e nevojshme ligjevenese dhe ligjzbatuese, nuk funksionojne sic duhet. Vete shteti funksionon ne menyre difektoze. Njehere republike parlamentare, nje here tjeter presidenciale, sic i do gajdja Sales, apo Edit.

Mosstabiliteti sjell te tjera pasoja, plogeshti, ngurim dhe frike.

NS flert per farmacite dhe ilacet. Po sikur te shiten vitaminat ne vend te kortizonit? Mos u cuditni, kjo eshte bere qe ne kohen e Enverit.
Po ne kete kohe qe kontrrolli i farmacive eshte pothuajse i pamundur?

Dhe nunk ka asnje cudi qe nje farmacist, brenda 10 vjetesh pune, ka aq para sa nuk e di as vete. E nderkohe bashkenxenesi i tij doktor, ose inxhiner, eshte ne nivel krejt tjeter.

Roli regulator i shtetit duhet te jete ai qe te nderhyje, te evidentoje te ardhurat dhe taksoje ne menyre selektive per te sjelle ballanca shoqerore.

Mendjoj qe kjo gje, pra evidentimi i te ardhurave, eshte hapi i pare ne rregullimin e sistemit ekonomik.

Enigme, ti sikur merr vesh nga ekonomia, na thuaj ndonje gje.


Postuar nga ~Enigme~ datė 15 Mars 2012 - 21:09:

Fjala e Kryetarit tė PS E. Rama nė Tryezėn e Programit pėr Shėndetėsinė (9 Mars 2012)

Njė shėrbim shėndetėsor sipas mundėsisė pėr tė paguar apo njė shėrbim shėndetėsore sipas nevojės?

Kjo ėshtė pyetja qė ndan qartė nė pėrgjigje ata qė sot qeverisin, nga ne qė do qeverisim nesėr. Pėr ata, merr shėrbimin shėndetėsor kush paguan dhe nėse nuk ka punė dhe prandaj edhe nuk paguan dot le tė vdesė. Pėr ne shėrbimi shėndetėsor universal, pėr tė gjithė, ėshtė e drejtė e ēdo qytetari dhe detyrė e pashmangshme e shtetit. Nė rast se politika e atyre qė qeverisin sot nė tė gjitha aspektet, por sot flasim pėr shėndetėsinė, bazohet nė parimin “secili pėr vete dhe Zoti pėr tė gjithė”, politika jonė bazohet nė parimin “secili sipas mundėsive dhe shteti pėr tė gjithė”.


1. Sot 60 % e shpenzimeve pėr shėndetin e pėrbėjnė pagesa nga xhepi i qytetarėve. Pagesa qė bėhen direkt tek shėndetėsia jopublike, pagesa qė bėhen pėr tė plotėsuar boshllėqet e atyre qė shėndetėsia publike ka marrė pėrsipėr me ligj dhe me angazhimet e veta. Modeli ka dėshtuar dhe kalbet i gjallė mbi tokė nga korrupsioni kapilar. Kontributet e detyrueshme pėrbėjnė sot vetėm 1/5 e shpenzimeve publike pėr shėndetėsinė. Sistemi kontributiv aktual ėshtė regresiv. Pėr kėtė Sekretari pėr Programin do tė bėj njė sqarim tė mėtejshėm.

Pra, nė pėrgjithėsi ne kemi njė sistem shėndetėsor ku mė shumė se gjysma e shpenzimeve pėrbėhet nga pagesat nga xhepi dhe vetė pjesa publike mbėshtetet gjerėsisht nė buxhetin e pėrgjithshėm.

2. Sot pikėrisht sepse modeli dhe politika qė e mban atė nė kėmbė janė tė ndėrtuar mbi parimin secili pėr vete dhe Zoti pėr tė gjithė, 1 milionė njerėz gjenden tė pėrjashtuar nga sistemi i shėrbimit publik shėndetėsor sepse nuk janė tė siguruar, pėr shkak se nuk e kanė njė punė.

3. Nė tetor tė vitit 2009 tarifat pėr tė pasiguruarit u rritėn 4-5 herė. Ndėrsa nė fillim tė vitit 2011 u vendos edhe TVSH-ja 10% nė shėndetėsi. Ne jemi tė vendosur ta heqim TVSH-nė qoftė pėr shėrbimin, qoftė pėr ilaēet. Rėndesė direkte pėr 104 mijė familje qė jetojnė me 40 mijė lekė tė vjetra nė muaj, po marrim vetėm njė tė dhėnė zyrtare.

4. Jemi tė bindur se politikat aktuale garantojnė vetėm rrėnimin e mėtejshėm tė shėndetėsinė publike edhe pėr shkak tė interesave aspak tė panjohura tė prapaskenės sė vendimmarrjeve politike mbi shėndetėsinė. Nuk ėshtė vetėm modeli nė vetvete qė ka dėshtuar dhe nuk funksionon, por ai kalbet mbi tokė nga njė korrupsion kapilar i cili ushqehet nga kėto interesa dhe forcon kėto interesa. Atrofizimi i shėndetėsisė publike ashtu si edhe ai i arsimit publik, nuk ėshtė vetėm pasojė e njė qasjeje filozofike tė gabuar, e njė vizioni politik tė gabuar, e njė modeli tė dėshtuar, por edhe e njė paramendimi me nxitje korruptive.

5. Shėrbimi Shėndetėsor Kombėtar qė ne do tė ngremė do tė jetė blerėsi unik i shėrbimit shėndetėsor pėr ēdo shqiptar qė jeton nė Shqipėri. Pra nuk do t’i ndajmė shqiptarėt nė tė siguruar dhe nė tė pasiguruar kur ėshtė fjala pėr t’i ofruar shėrbimin shėndetėsor, por shteti do ta blejė kėtė shėrbim pėr tė gjithė njėsoj dhe do ta ofroj nėpėrmjet institucionit tė ri tė Shėrbimit Kombėtar Shėndetėsor.

6. Shėndetėsinė jopublike, ashtu si dhe arsimin jopublik ne e vlerėsojmė si partnere dhe si njė forcė komplementare nė ofrimin e shėrbimit. Por nė asnjė mėnyrė nuk mendojmė se roli i qeverisė mund tė katandiset nė rolin ku ajo gjendet sot. Qė nga njėra anė tė mos jetė nė gjendje tė garantojė ato ēka shėndetėsia publike ka pėrsipėr me ligj dhe me angazhime konkret dhe nga ana tjetėr pėr shkak tė boshllėqeve qė lė qeveria, t’i dėrgojė tek sistemi jopublik, siē bėn me arsimin edhe me shėndetėsinė, njerėzit qė nė atė sistem, pėrveē tė tjerash, jo vetėm qė nuk kanė mundėsi tė gjithė qė tė paguajnė, janė shumė mė tė pakėt sesa ata qė kanė nevojė, por nuk ėshtė se domosdoshmėrish marrin gjithmonė shėrbimin konform pagesės.

7. Po tė bėjmė njė retrospektivė tė rrugės sė rrėnimit tė sistemit shėndetėsor, do tė gjejmė nė ēdo stacion tė kėsaj rruge moment pas momenti si pjesė tė kėtij rrėnimi, rrėnimin e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ministria e Shėndetėsisė sot ėshtė haptazi organizatė partie, njė organizatė partie nė shėrbim tė njė partie tė koalicionit. Ministria e Shėndetėsisė prej kohėsh ka qenė pjesė e pazareve tė koalicionit, si njė trofe i njė partie tė vogėl. Dhe nė mėnyrė tė hapur ajo ėshtė lejuar tė kthehet nė organizatė partie ku tė gjitha shpezat e buxhetit tė shtetit, tė gjitha paratė e taksapaguesve pėr tė mbajtur nė kėmbė sistemin e saj janė kthyer nė rroga pėr anėtarėt e partisė.

8. Nė programin tonė tė 5 nėntorit ne kemi marrė pėrsipėr njė angazhim shumė tė madh nė tėrėsi, ” Pėr Njė Rilindje Shqiptare” qė do tė bėj kthesėn duke ndaluar rrugėn e rrėnimit tė mėtejshėm dhe njė nga angazhimet mė tė forta, pėr njė nga politikat mė radikale tė ndryshimit ėshtė angazhimi pėr ndryshimin nė sistemin e shėndetėsisė.

Shėndetėsia shqiptare sot nuk arrin tė realizojė asnjė nga funksionet e saj: nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk kuron dhe nuk rehabiliton. Flasim pėr sistemin si i tėrė, nuk flasim pėr heroizmat apo sakrificat e individėve tė veēantė, mjek ose infermierė. Flasim pėr sistemin si i tėrė, nuk flasim pėr personalitete tė fushės sė shėndetėsisė, apo pėr nxėnės tė tyre tė pasionuar qė nė kushte barbarie nė spitalet e Shqipėrisė vazhdojnė t’u shėrbejnė, lavdi Zotit qytetarėve dhe vazhdojnė tė mbajnė gjallė njė fije drite nė tunelin tėrėsisht tė errėt ku ka hyrė sistemi shėndetėsor shqiptar.

Ne dėshirojmė qė sot t’ua them qartė qytetarėve shqiptarė, ata marrin njė shėrbim gjithnjė e mė pak tė sigurt pėr shėndetin dhe gjithnjė e mė fyes pėr dinjitetin nė kushtet e sotme. Ndėrkohė qė ne duam qė kushtet tė ndryshojnė qė edhe shėrbimi pėr shėndetin tė jetė i sigurt edhe dinjiteti i tyre tė mos jetė i fyer sa herė duhet tė kapėrcejnė pragun e sistemit shėndetėsor, apo kur fatkeqėsisht nuk marrin as kurajon tė shkojnė ta kapėrcejnė sepse duhet tė paguajnė dhe rėndomtė paguajnė dy herė. Tė paguajnė tarifat e rritura 4-5 vetėm dy vjet mė parė, sepse janė tė pasiguruar sepse nuk kanė punė dhe paguajnė edhe nėn dorė tarifat e korrupsionit kapilar. Qė ėshtė njė sistem i tėrė i organizuar me njė prapavijė politike dhe me qėllimin aspak tė fshehtė pėr ta atrofizuar tėrėsisht sistemin publik shėndetėsor.

Ndėrkohė qė nga ana tjetėr vetė profesionistėt e shėndetėsisė janė lėnė edhe ata nė kushte pasigurie dhe nė kushte fyese pėr dinjitetin e tyre profesional dhe njerėzor. Me njė financim publik krejt tė pamjaftueshėm, me njė model financimi krejt tė dėshtuar dhe tė kalbur, nėn tutelėn e drejtimit tė korruptuar politik dhe injorant dhe nė kanosjen e vazhdueshme tė sigurisė sė tyre fizike. Rastet kur siguria e mjekėve ėshtė vėnė nė rrezik kanė qenė jo tė pakta dhe tėrėsisht tė mjaftueshme, pėr tė krijuar njė klimė pasigurie nė kushtet kur mjekėt e kanė tė pamundur tė ofrojnė shėrbimin qė nuk u takon atyre personalisht por i takon shtetit ta garantojė nė spitalet ku ata punojnė.

Sfida jonė ėshtė t’u rikthejmė qytetarėve besimin e humbur tek shėrbimi shėndetėsor, t’u japim atyre mbrojtjen e merituar pėrmes njė shėrbimi shėndetėsor universal dhe t’u krijojmė edhe profesionistėve mjekėve, infermierėve e me radhė, kushtet e nevojshme qė tė rifitojnė besimin, tė rimotivohen brenda njė modeli i cili nga njėra anė duhet tė garantojė ēdo qytetar, por nga ana tjetėr duhet tė stimulojė shpėrblimin e tyre nė rrugė transparente dhe publike pa patur nevojė qė tė tundohen nga rrugė jo transparente dhe korruptive dhe njėkohėsisht kushtet pėr tė shėrbyer me cilėsi.

Sistemi i sotėm i financimit tė shėndetėsisė e stimulon korrupsionin. E stimulon burokracinė e tepruar nė funksion tė rritjes sė numrit tė rrogave qė i duhen organizatės sė partisė, qė gabimisht quhet Ministria e Shėndetėsisė sė Republikė sė Shqipėrisė dhe diskriminim nė masė tė qytetarėve tė kėtij vendi dhe tė mjekėve, infermierėve e tė profesionistėve tė kėtij vendi. Ėshtė njė sistem qė i diskriminon tė dyja palėt dhe i kundėrvendos rėndom nė pozicione konfliktuale, nė pozicione kundėrshtie, nė pozicione ku ndihen tė kėrcėnuar nga njėri tjetri.

Paratė publike, edhe pse tė pamjaftueshme nė funksion tė njė sistemi i cili do tė donim t’i ngjante sistemeve shėndetėsore tė vendeve rreth e rrotull nesh, nė fakt nuk shpenzohen pėr shėndetėsinė publike nė njė masė tė madhe, por shpėrdorohen nė mėnyrė kriminale, ndėrsa qytetarėt paguajnė nėn dorė deri edhe pėr shėrbime jetike minimale. Ky sistem i marrė fund shėndetėsor nuk arrin tė plotėsojė as edhe nevojat e asaj gjysme tė popullsisė qė ėshtė e siguruar. Pa llogaritur tė varfrit, apo ata janė tė papunė edhe prandaj edhe tė pasiguruar qė po e po sistemi as nuk mund t’ua plotėsoj nevojat nė kėto kushte ku ėshtė katandisur.

Shėndeti publik ėshtė pėr ne njė pasuri e pėrbashkėt, por ėshtė edhe njė faktor themelor i zhvillimit shoqėror dhe ekonomik. Tė gjithė atyre qė varfėria apo papunėsia i ka lėnė pa shėrbim shėndetėsor, njė shėrbim shėndetėsor publik universal, mund t’u ofrojė jo vetėm mundėsinė qė tė trajtohen nga pikėpamja shėndetėsore por po aq e rėndėsishme edhe mundėsinė qė tė trajtohen dhe tė ndjehen tė barabartė nė kuadrin e Republikės sė Shqipėrisė edhe tė shoqėrisė sot ku jetojmė.

Sot 1/5 e territorit tė vendit gjendet pa asnjė shėrbim shėndetėsor. Shėrbimi Kombėtar Shėndetėsor ( SH. K. SH), siē e thashė, ku tė gjithė do tė jenė tė siguruar sepse do tė jetė shteti qė do ta blej shėrbimin dhe do ta ofrojė pastaj pėr tė gjithė, do tė bėj tė mundur qė tė gjithė tė kenė mundėsi ta marrin kujdesin e duhur shėndetėsor, pavarėsisht nga vendbanimi, pavarėsisht nga gjendja shoqėrore dhe sigurish, e thashė, pavarėsisht nga situata financiare. - A ESHTE KJO E MUNDESHME NE KUSHTET E SHQIPERISE?

Gjithashtu besojmė shumė se kjo shoqėri ka sot nevojė imediate pėr njė solidaritet social mes tė shėndetshme dhe tė sėmurėve. Tė gjithė kemi pasur mundėsinė tė shkojmė nė spitale, qoftė pėr tu vizituar, qoftė pėr tė vizituar njerėz tė shtruar nė spital. Gjendja e spitaleve publike ėshtė e mjerueshme, por akoma mė e mjerueshme bėhet kur llogarit sesa shumė para publike figurojnė tė shpenzuara pėr rindėrtimin, rikonstruksionin, rigjenerimin, ri rindėrtimin, ri rikonstruksionin, ri rigjenerimin e tyre. Praktikisht, ėshtė fare e qartė sapo e kapėrcen derėn e spitalit, qė mė shumė sesa vende ku paraja publike shkon nė shėrbim tė shėndetit publik, ato janė vende ku paraja publike shpėrdorohet pėr shkak tė njė modeli dhe njė sistemi qė mbahet nė kėmbė nga organizata e partisė, e quajtur Ministria e Shėndetėsisė.

Mungesa e ilaēeve nė spitalet tona ėshtė tanimė njė dukuri kronike, aq sa shqiptarėt mund tė konsiderohen edhe nga anketimet qė ne kemi bėrė nė funksion tė programit, tė mėsuar me faktin se nė spital duhet tė shkohet me ilaēe me vete. Se pėr ēarēafėt e kanė parasysh vetė dhe kanė kohė qė janė mėsuar me kėtė.

Ne do tė hapim kantierin e shėndetėsisė, me qėllim modernizimin infrastrukturor dhe rritjen e sigurisė nė spitale dhe nė ambulanca. Qoftė pėr personelin, qoftė pėr tė sėmurėt. Ėshtė fakt qė pamja e parė qė tė vjen nė sy kur pėrfytyron njė hapėsirė spitalore, s’ka lidhje fare me njė vend ku nė fakt kurohen njerėz tė sėmurė. Kaos, anarki, pisllėk, rrėmujė, zhurma dhe gjithēka tjetėr qė mund t’i ngjaj shumė mė tepėr njė stacioni treni nė ato filmat bardhė e zi tė Far West-it sesa njė hapėsire spitalore nė mes tė Europės. Spitalet publike duhet dhe ne do tė bėjmė ēmos tė jenė, jo vetėm vendet ku njerėzit vizitohen dhe kurohen, por edhe qendra qė e mishėrojnė nė pėrmbajtjen dhe nė pamjen e tyre solidaritetin shoqėror dhe kulturėn e tė jetuarit shoqėrisht nė mes tė Europės.

Ne besojmė se janė tė gjitha mundėsitė qė tė rritet financimi pėr shėndetin publik edhe nė aspektin e programeve tė parandalimit. Nga ana tjetėr shpenzimet farmaceutike dhe nė rastin e programit tė parandalimit ne besojmė se njė rol tė rėndėsishėm do tė luaj sinergjia mes sistemit shėndetėsor publik dhe sistemit arsimor publik. Shpenzimet farmaceutike zėnė 1/3 tė shpenzimeve tė pėrgjithshme tė shėndetit. Por ēmimet e barnave, dihet botėrisht, se shpesh janė shpesh janė mė tė larta se nė vendet e Bashkimit Europian. Nė zonat rurale nuk ka shėrbimi farmaceutik. Skema aktuale mbulon pjesėrisht vetėm ¼ e barnave tė regjistruara qė jepen me recetė. Ulja e ēmimit tė shitjes sė barnave nė Shqipėri ėshtė njė sfidė mė vete. Ata qė e kanė studiuar problemin, e dinė mirė qė kjo sfidė lidhet jo vetėm me mėnyrėn sesi funksionon sistemi, jo vetėm me organizatėn e partisė qė menaxhon sistemin pėr llogari tė partisė, nė emėr tė Ministrisė sė Shėndetėsisė kuptohet, por edhe me njė politikė qė duhet tė ndryshojė nė kėtė drejtim.

Ne duam tė vendosim njė kusht, qė asnjė produkt farmaceutik i regjistruar qė do tė shitet nė vendin tonė nuk do tė shitet me ēmim mė tė lartė se vendi i origjinės. Sigurisht qė nga ana tjetėr kėtu bėhet edhe njė pėrpjekje e madhe pėr ta ndotur sistemin farmaceutik dhe shėrbimin farmaceutik me barna qė kanė njė siguri tė ulėt. Ndėrkohė qė ne dėshirojmė dhe kemi bindjen se kemi identifikuar edhe rrugėn pėr t’ja dalė jo vetėm zgjerimin me mbulim tė shėrbimit farmaceutik tė kualifikuar nė tė gjithė vendin, por edhe njė koordinim duke garantuar shėrbim farmaceutik publik, aty ku nuk ka mbulim me shėrbim privat.

Njė gjė dėshiroj ta them me zė shumė tė lartė. Ėshtė bėrė modė dhe praktikė banale, sidomos nga pėrgjegjėsit e mėdhenj tė kėtij rrėnimi nė sistemin shėndetėsor shqiptar, qė janė ata qė kanė drejtuar nė vite organizatėn e partisė, tė quajtur Ministri e Shėndetėsisė, qė sa herė lind ndonjė problem akut me korrupsionin nė sistemin shėndetėsor, apo sa herė flitet pėr korrupsionin nė tėrėsi tė kėtij sistemi, tė drejtojnė gishtin nga mjekėt apo nga infermierėt. Madje janė vėnė nė lėvizje edhe metoda tė denja vetėm pėr diktaturat banale, tė pėrndjekjes sė mjekėve dhe tė pėrndjekjes sė personelit shėndetėsor me spiunė, anėtarė partie edhe ata, shumica tė angazhuar si spiunė pėr tu shkuar mjekėve nga mbrapa dhe pėr t’i kapur mjekėt me korrupsion, ndėrkohė qė marrin pėr vete rrogė si anėtarė partie. Deri dhe nė pėrpjekje pėr tė diskretituar kėshtu figurėn e mjekut.

Pėr ne mjeku, mėsuesi dhe polici janė tre figura qendrore tė cilave do t’jua kthejmė plotėsisht dinjitetin dhe autoritetin. Do tė jemi vendosmėrisht nė krah tė mjekėve, infermierėve dhe profesionistėve tė shėndetit. Nuk do tė bėjmė njė reformė tė imponuar nga lart poshtė, por do tė bėjmė njė reformė tė dakordėsuar. Ku ne besojmė qė mjekėt dhe posaēėrisht personalitet qė sot vazhdojnė tė kontribuojnė nė kėtė sistem qė nuk i meriton, do tė jenė me ne nė njė dialog tė vazhdueshėm dhe ndėrkohė duhet tė marrin pėrgjegjėsi shumė mė tė mėdha nė administrimin e spitaleve. Ne respektojmė pėrkushtimin dhe sakrificat qė bėjnė mjekėt dhe i gjithė personeli i profesionistėve tė shėndetit.

Nga ana tjetėr duam tė ndėrtojmė njė rrugė bashkėpunimi me ta pėr tė adresuar ēėshtjet qė lidhen me formimin e gjeneratės sė re tė mjekėve, me kėrkimin shkencor, me autonominė profesionale, me pėrfshirjen nė qeverisjen klinike, pa lėnė mėnjanė boshllėqet e krijuara nė vite nė trupėn mjekėsore tė vendit. Ku mė tė talentuarit qė rriten nėn kujdesin e profesorėve tė shquar, nė njė moment tė caktuar largohen pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė vazhduar tė mbeten nė lartėsinė e ambicieve tė tyre dhe pėr tė vazhduar tė zhvillojnė dijet e tyre nė raport tė drejtė me arritjet dhe me praktikat bashkėkohore.
Profesorėt e shquar me eksperiencė tė gjatė nė shėrbimin shėndetėsor shqiptar, pa asnjė lloj dallimi pėr shkak bindjesh apo simpatish politike, do tė jenė pėr ne partnerėt e pandashėm pėr reformimin e gjithė sistemit tė formimin tė mjekėve tė rinj dhe pėr njė transformim qė ne e kemi premtuar solemnisht nė Kongresin e 5 nėntorit dhe unė dua ta pėrsėris nė mbyllje tė fjalės sime, tė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė njė universitet mjekėsor tė Shqipėrisė ku tė garantohet ky transferim dijesh dhe pėrvojave tė ēmuara, por mė shumė se kaq. Ku tė ndėrtohet njė model rrezatues pėr atė ēka ėshtė pėr njė vend europian shėndetėsia publike, formimi i gjeneratave tė mjekėve dhe profesionistėve tė shėndetit publik dhe vendi ku garantohet njėkohėsisht pa u ankuar dhe pa u kufizuar nga fakti se financimet mund tė jenė gjithmonė tė pamjaftueshme pėr tė bėrė idealen, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, dinjiteti shoqėror, kultura e njė vendi dhe vetėdija e njė shoqėrie nė hapėsirėn ku tė shėndetshmit dhe tė sėmurėt qė ndajnė bashkė tė njėjtin atdhe, jo vetėm qė duhet tė ndjehen njėsoj tė trajtuar dhe duhet tė ndjehen njėsoj bashkė nė anijen e pėrpjekjeve pėr tu shėruar nga sėmundjet por edhe ku merr jetė njė solidaritet qė shkon pėrtej derės sė spitalit kur secili kthehet nė shtėpinė e tij, apo nė punėn e tij apo nė jetėn e pėrditshme shoqėrore.

Dua ta mbyll duke thėnė, se edhe kėtu zgjedhja ėshtė e qartė:
Njė Rilindje Shqiptare, apo njė Rrėnim i Mėtejshėm.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.