Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)


Postuar nga NS-6 datė 21 Tetor 2012 - 22:26:

konceptin e kam te qarte por spo i boja dot lidhjen asaj pjese brenda mesazhit tend!
Dializa eshte nje terapi qe zgjat jeten si dhe behet nje ure lidhese per ate qe futet ne liste per te kryer nje trapiant veshke!
Mund te mos jete nje forme terapie perfundimtare por ben ate qe bejne shume ilaēe sot...mundohen te zgjasin jeten sa te mundin!
Si cdo ilaē ka indikacione dhe kunderindikacione! Pacientet kandidate zgjidhen sipas disa kritereve ashtu si edhe kryerja e dializes ka monitorimin e vet (koha, presioni, sasia e bikarbonatit qe jepet, sasia e lengut qe hiqet nga qarkullimi....deri tek integrimi i dozave te antibiotikeve qe pacienti po kryen dhe qe hiqen nga dializa)!
Si cdo procedure ka rreziqet e veta por cdo gje kryhet me idene e rrezikut/dobise!

kosto eshte e larte dhe me ate qe di, xhiron diku tek 1200 euro per cdo dite dialize (ky eshte cmimi ne itali te pakten) kosto qe paguhet nga sherbimi shendetsor kombetar!


Postuar nga shelgu datė 21 Tetor 2012 - 23:12:

Kostoja shtohet sidomos nga mjekimet shtese, kjo per hemodializen.
Dihet qe veshka pervec funksioneve sekretore dhe eksretore ka edhe te tjera funksione te rendesishme per jeten.
Ne veshke prodhohet eritropoetina nje hormonesencil per prodhimin e rruazave te kuqe. Ne te semuret me ESRD (semundje renale te stadit tte fundit) veshka nuk prodhon eritropoetine. KJo duhet marre si medikament shtese ne vartesi te nivelit te hemoglobines. Ne USA nje flakon EPO 10 000 UI kushton 110 dollare.

Nje funksion tjeter eshte edhe shnderrimi i Vit D ne formen aktive 1,25 dihydrocaliferol ose calcitriol, e cila eshte pergjegjes per rritjen e calciumit ne gjak.
Kostoja zevendesuese eshte teper e larte, nuk po ve shifra se nuk kane vlere.

Puna eshte qe doza zevendesuese duhet llgaritur nepermjet analizave perkatese dhe keto duhen kryer nje here ne jave. ose te pakten njehere ne dy jave.

NS ti sigurisht qe i di keto, por ue doja thjesht te thoja dicka ne lidhje me artikullin e Enigmes, qe me ngacmoi ne sensin e aftesise realizuese ne Shqiperi te kesaj procedure jetike per te semuret me insuficience renale.

Transplanti eshte edhe ky nje menyre trajtimi, tej me e mire, por ai kerkon nej sistem te sakte te ndritur ne detaje.
Transplanti ngre edhe mjaft probleme sociale ne te semuret qe kane indikacion per te
Psh Kush do ta marre veshken?
Kemi dy te semure. Njeri 80 vjecar qe ka disa vjet qe pret, dhe tjetri 40 vjecar i cili sapo hyri ne kete semundje.
Po t'ja japesh veshken e gjetur 80 vjecarit, ai mund te vdese qe te nesermen nga pleqeria. Por, 80 vjecari ka disa vjet qe pret dhe eshte ne krye te listes e mjeku nuk ka te drejte te diskriminoje, aq pe pak shoqeria.
Ne anen financiare, dhenja e veshkes per transplant nje 80 vjecari i cili mund te vdese shpejt nga shkaqe te tjera hedh ne plehrat mijra euro.
A ja vlen financiarisht ky transplant? etj


Postuar nga ~Enigme~ datė 10 Dhjetor 2012 - 21:16:

Mqs 2013 po afron...

Ju falenderoj per kohen dhe mendimet...shume te vlefshme hollesite. Cudira te ngjashme do te shohim edhe ne vitin 2013 me buxhetin qe eshte miratuar...

Postuar te shtune ne 7 Dhjetor nga Aleksander Sallabanda

Buxheti pėr shėndetėsinė pėr vitin 2013 ėshtė dukshėm i pamjaftueshėm pėr pėrmbushjen e detyrimeve ndaj shtetasve, ėshtė ndėrtuar pa pėrgjegjėsi teknike dhe pa oponencė profesionale. Nė shifra, buxheti i shėndetėsisė pėr vitin 2013 (rreth 37 miliardė lekė), duket qė ėshtė pak mė i lartė se ai i vitit 2012 (rreth 36 miliardė lekė). Nė fakt, nga analiza e zėrave tė buxhetit pėr 2013-n rezulton se tė ardhurat e pritshme tė ISKSH nga kontributet e tė siguruarve nė vitin 2013 mendohet tė jetė 9 miliardė lekė kundrejt 7 miliardė tė parashikuar nė vitin 2012. Kjo diferencė e bėn nė total buxhetin e 2013-s pak mė tė lartė se ai i 2012-s, ndėrkohė qė kontributi i shtetit nė skemėn e sigurimeve pėr 2013-n rezulton mė i vogėl se ai i 2012-s. Duke i uruar ISKSH suksese nė mbledhjen e kontributeve me 2 miliardė lekė mė shumė nė 2013-n, ngelet akoma pėr t’u kuptuar se ku bazohet kjo iniciativė qė ka ēuar nė zvogėlimin e kontributit tė shteti nė skemėn e sigurimeve.
Nėse do bėnim njė analizė fare tė thjeshtė, sistemi shėndetėsor publik gjatė vitit 2012 ka vuajtur shumė nga buxheti i pamjaftueshėm i vitit qė po mbyllet. Meqenėse diferenca ndėrmjet buxhetit tė dy viteve ėshtė shumė e vogėl, pėr tė kuptuar se ēfarė na pret gjatė 2013-s mjafton tė kujtojmė vėshtirėsitė e hasura gjatė vitit 2012.
Mjaft tė sėmurė dhe familjarėt e tyre gjatė kėtij viti u pėrballėn me situata tė vėshtira pėr tė siguruar njė trajtim tė pėrshtatshėm pėr sėmundjet e tyre. Kanė shumė pėr tė folur pėr kėtė ēėshtje tė gjithė ata qė fati i keq i ēoi tė ballafaqohen me sėmundje onkologjike, ose tė gjithė ata qė, nga mungesa e respektimit tė normave, hyjnė pėr t’u shėruar nga njė sėmundje dhe vuajnė sėmundje tė tjera. Shumė tė tjerė u detyruan tė pėrballen me mungesėn e vazhdueshme tė medikamenteve spitalore, ndonjėherė edhe tė atyre mė tė zakonshme. Cilėsia e shėrbimit vazhdon akoma tė mbetet njė privilegj, ndėrsa pagesat nga xhepi pėr ilaēet, analizat mjekėsore dhe shėrbimet e tjera tė detyrueshme nuk i bėjnė mė pėrshtypje askujt. Aktivitete korruptive dhe konfliktet e interesit vazhdojnė tė ekzistojnė dhe janė gjerėsisht tė pranuara. Spitalet ēdo ditė tė vitit kanė buēitur nga zhurmat, mbipopullimi, numri i madh i makinave, nga bizneset e shumta me dhe pa leje, qė bllokojnė ēdo hapėsirė tė lirė. Kush e ka merak njė pamje tė tillė, mjafton qė tė vizitojė, qoftė edhe pėr pak kohė, spitalin mė tė rėndėsishėm tė vendit, QSUT, dhe do tė bindet se asnjė fjalė nė kėto rreshta nuk ėshtė jashtė vendit.
Por ka edhe mė tepėr. Shumė spitale janė tė gjunjėzuara prej borxhit tė lartė pėr sigurimin e ilaēeve dhe materialeve mjekėsore. Borxhi ka kohė qė ėshtė kthyer nė njė barrė e rėndė qė po frenon fuqishėm administrimin cilėsor tė kėtyre institucioneve. QSUT ėshtė nė krye, me njė borxh rekord dhe tė pashembullt nė gjithė historinė e mjekėsisė shqiptare. Ky borxh nuk duket tė ketė gjasa tė shlyhet gjatė 2012-s dhe s’ka dyshim se do tė transferohet nė vitin 2013 me tė gjitha pasojat serioze si ndaj cilėsisė sė pėrkujdesjes mjekėsore, ashtu dhe ndaj bizneseve huadhėnėse.
Sikur tė mos mjaftonte, ėshtė fakt publik se nė vitet e fundit ka njė rritje tė numrit tė sėmundjeve dhe tė sėmurėve nė tė gjithė vendin. Kjo situatė, e dukshme pėr tė gjithė ata qė duan tė shohin, flet pėr njė peshė tė rėndė mbi gjithė sistemin. Kjo peshė nuk mund tė lehtėsohet pa interesimin serioz dhe pėrgjegjėsinė e organeve qeverisėse. Ky seriozitet fillon sė pari me miratimin e njė buxheti real dhe tė efektshėm. Ky ėshtė realiteti qė po pėrjetojmė dhe dielli nuk mbulohet dot me shoshė.
Por si ka reaguar qeveria pėr tė mbėshtetur financiarisht shėrbimin spitalor dhe atė ambulator pėr vitin 2013? Faktikisht kjo pjesė e buxhetit rezulton tė jetė edhe pak mė e ulėt se nė vitin 2012. Ēdokush nuk e ka tė vėshtirė tė kuptojė se nėse ky buxhet i mangėt do tė miratohet, zhvillimet e pritshme nė kujdesin mjekėsor do jenė po ato tė vitit qė po lamė pas ose edhe mė keq. Kjo do tė thotė se edhe gjatė vitit 2013 tė sėmurėt (nė rritje) do marrin shėrbime mė pak cilėsore ose tė pamjaftueshme, se spitalet do jenė pėrsėri pa ilaēe, se njė pjesė e tė sėmurėve, sidomos ata nė gjendje mė tė rėndė (tė sėmurėt onkologjikė, me sėmundje kronike, kirurgjikalė) do vazhdojnė tė trajtohen me mangėsi dhe do vuajnė konsekuencat, si dhe se qytetarėt do vazhdojnė akoma tė paguajnė nga xhepi i tyre pėr detyrimet e spitaleve publike.

Buxheti i shėndetėsisė pėr vitin 2013 nuk ėshtė debatuar mes grupeve tė interesit dhe nuk ėshtė fryt i njė debati konstruktiv. Ky buxhet ėshtė projektuar vetėm nė zyrat e mbyllura tė burokracisė dhe hidhet i imponuar pėr zbatim, pa marrė nė konsideratė nevojat reale tė shėndetit qė ka vendi. Ky ėshtė njė qėndrim i imponuar, jo i denjė pėr njė vend demokratik, qė vė nė dukje se qeveria nuk e ka prioritet shėndetin e shtetasve tė vet.
Parlamenti ka miratuar dje njė buxhet qė nuk garanton nevojat shėndetėsore tė shtetasve tė vet, duke u bėrė kėshtu pėrgjegjėsi kryesor i performancės sė dobėt tė institucioneve shėndetėsore dhe i konsekuencave mbi shendetin e popullatės. Nuk ka drejtor spitali ose menaxher qė mund t’ia dalė me ballin lart nėse nuk i vihen nė dispozicion mjete financiare tė mjaftueshme. Nuk mund t’i kėrkohet llogari mjekut dhe personelit mjekėsor pėr rezultatet e pamjaftueshme nė praktikėn mjekėsore, kur medikamentet ose mjetet e tjera tė punės nuk janė tė garantuara dhe cilėsore.
Opinioni publik e ka kuptuar mirė se nėse Parlamenti i zgjedhur prej tij ka miratuar njė buxhet tė mangėt pėr mbrojtjen e shėndetit tė shtetasve tė vet, do tė thotė se ky Parlament nuk ėshtė mė pėrfaqėsues i denjė i tij dhe ka humbur tė drejtėn morale tė pėrfaqėsimit.


Postuar nga Fajtori datė 11 Dhjetor 2012 - 02:01:

E paska shkruar me profesionalitet ky lart. Sikur te hiqte fjaline e fundit do ishte akoma me serioz shkrimi. Nuk mund te deligjitmosh parlamentin se miraton nje buxhet shendetsor pak me te ulet. Ka shume faktore qe influencojne ne nje buxhet.

Sidoqofte, ajo qe me la keq nga buxheti i Saliut eshte se investimet ne arsim po ulen. Nderkohe shkollat vazhdojne te punojne me dy turne per shkak se popullsia eshte perqendruar ne Tirane e Durres. Ne kohen tone ishte e paimagjinushme te behej gjithmnazi pasdite, tani eshte e natyrshme. Arsimi eshte investimi i pare qe duhet pare, duke filluar nga buxheti ekonomik e deri tek stimulimi i mendimit te lire e kritik, nderkohe qe nxenesit shikojne mesues te politizuar dhe profesore qe korruptohen si legena.

Jo me larg se pardje nje kushuri ne gjimnaz tha se nuk do bente mesim te nesermen, sepse ishte regjistruar ne nje forum dhe shkolla e lejonte te ikte. Forumi ishte ai i PD-se dhe nxenesit regjistroheshin per te ikur nga mesimi. Perkoi fiks me 8 Dhjetorin kur Saliu mbajti fjalim ne qytetin studenti. Dhe sheshi permbante vetem nje pjese te nxenesve qe iknin nga shkolla per event politik, sepse pjesa me e madhe kishin shkuar ne kafe me lejen e forumit rinor demokratik. Keto gjera meson arsimi sot.


Postuar nga shelgu datė 11 Dhjetor 2012 - 13:45:

Cilesia e sherbimit do te rrited dukshem atehere kur sherbimi shteteror te ballancohen ne nivelin shkencor dhe teknik me ate privat.
Akoma kjo eshte e paarritshme dhe duket si nje rruge pa krye.
Zgjidhja e vetme eshte forcimi i ekonomise dhe rritja e buxhetit shteteror.


Postuar nga ~Enigme~ datė 11 Dhjetor 2012 - 22:19:

Prandaj mburet Sala me projekt-buxhetin... si duket do te shtoje turnet ndersa te rinjte jane ne drejtimin te gares politike!

Kur mesoj se shteti meret me investime si ai lajmi qe solla para pak kohesh ketu trishtohem me keqmenaxhimin per sistemin shendetesor. Dmth Shelg, perfundimisht, 2013 do vazhdoje me zbrasien e xhepave te hallexhinjve qe te funksionoje sistemi. Me kete reth reth vicios u mbull edhe tema me duket .


Postuar nga Petter datė 11 Dhjetor 2012 - 22:35:

Cuditerisht mjeksia ne te gjithe boten ka probleme. Ne shqiperi te vrasin e ste paguajne, ne pjesen tjeter te botes se perparuar, vdes se ske te paguash.


Postuar nga shelgu datė 12 Dhjetor 2012 - 16:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~
Prandaj mburet Sala me projekt-buxhetin... si duket do te shtoje turnet ndersa te rinjte jane ne drejtimin te gares politike!

Kur mesoj se shteti meret me investime si ai lajmi qe solla para pak kohesh ketu trishtohem me keqmenaxhimin per sistemin shendetesor. Dmth Shelg, perfundimisht, 2013 do vazhdoje me zbrasien e xhepave te hallexhinjve qe te funksionoje sistemi. Me kete reth reth vicios u mbull edhe tema me duket .


Ke shume te drejte Enigme. Ne Shqiperi buxheti i mjeksise eshte i pasakte dhe i pasigurt. Megjithate funksionon duke cuditur te gjithe ekonomistet skrupuloze.

Nje sistem i tille buxhetor duket jofunksional, eshte nje shartim midis elementesh qe nuk kane kemiotaksis midis tyre.
Nuk mund te kete mjeksi cilesore pa shpenzime ne ate fushe, kjo nuk eshte nje gje e panjohur. Megjithate rrethi vicioz ku eshte ngerthyer mjeksia jone ka dhume faktore rendues dhe e ardhmja e afert duket e pashprese.


Postuar nga NS-6 datė 15 Dhjetor 2012 - 16:17:

Sistemi mjekesor ne Shqiperi ka shume probleme qe vijne kryesisht nga mungesa e reformave te duhura! Te gjitha keto gjithsesi cojne drejte per drejte ne sferen politike sepse jane ata qe duhet ti kryejne keto reforma. Por si mund te kryhen keto reforma kur ne Ministri te Shendetsise eshte me bere feste kur vjen nje minister qe eshte i fushes?
Nuk ka dyshim qe pesha e shendetsise me kalimin e kohes do te rritet derisa te behet edhe me pak i perballueshem dhe kjo sepse po rriten dita dites semundjet kronike, menaxhimi i te cilave kushton jo pak!
Per secilen nga keto semundje duhet te ndertohen protokolle qe me aq fonde sa ka, te mund te ofrojne nje sherbim sa me te mire te jete e mundur...ne nje fare menyre me optimizuar ato fonde qe jepen. Udhezuesit per cdo semundje kane kete si synim. Te udhezojne ne menyren sa me te mire, me aq sa eshte e mundur nje sherbim sa me te mire! Gjithashtu duhet ti jepet nje shtyse sa me e madhe kerkimeve te brendshme dhe sidomos fushes se epidemiologjise ne menyre qe te kuptohet se cilat jane fushat qe po shkaktojne shpenzimet me te medha dhe te shihet se si mund te menaxhohen.
Nuk them qe do arrijme te kemi nje sherbim si e kane shtetet e tjera te Europes (megjithse dikush mund te thote "pse jo" dhe do ti jepja te drejte) sepse shpenzimet qe behen ne fushen e mjekesise arrijne shifra rreth 1/10 e prodhimit te brendshem, por mendoj qe mund te permiresohen shume gjera nese personat e duhur do donin ta benin kete gje! Ka shume hallka ne sherbimin shendetsor qe mund te permiresohen.


Postuar nga shelgu datė 15 Dhjetor 2012 - 18:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Sistemi mjekesor ne Shqiperi ka shume probleme qe vijne kryesisht nga mungesa e reformave te duhura! Te gjitha keto gjithsesi cojne drejte per drejte ne sferen politike sepse jane ata qe duhet ti kryejne keto reforma. Por si mund te kryhen keto reforma kur ne Ministri te Shendetsise eshte me bere feste kur vjen nje minister qe eshte i fushes?
Nuk ka dyshim qe pesha e shendetsise me kalimin e kohes do te rritet derisa te behet edhe me pak i perballueshem dhe kjo sepse po rriten dita dites semundjet kronike, menaxhimi i te cilave kushton jo pak!
Per secilen nga keto semundje duhet te ndertohen protokolle qe me aq fonde sa ka, te mund te ofrojne nje sherbim sa me te mire te jete e mundur...ne nje fare menyre me optimizuar ato fonde qe jepen. Udhezuesit per cdo semundje kane kete si synim. Te udhezojne ne menyren sa me te mire, me aq sa eshte e mundur nje sherbim sa me te mire! Gjithashtu duhet ti jepet nje shtyse sa me e madhe kerkimeve te brendshme dhe sidomos fushes se epidemiologjise ne menyre qe te kuptohet se cilat jane fushat qe po shkaktojne shpenzimet me te medha dhe te shihet se si mund te menaxhohen.
Nuk them qe do arrijme te kemi nje sherbim si e kane shtetet e tjera te Europes (megjithse dikush mund te thote "pse jo" dhe do ti jepja te drejte) sepse shpenzimet qe behen ne fushen e mjekesise arrijne shifra rreth 1/10 e prodhimit te brendshem, por mendoj qe mund te permiresohen shume gjera nese personat e duhur do donin ta benin kete gje! Ka shume hallka ne sherbimin shendetsor qe mund te permiresohen.



NS
Lum si ti qe je kaq me shpirt te paster.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.