Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)

Postuar nga NS-6 datė 16 Dhjetor 2012 - 12:07:

Shelgu, nuk eshte qe po flas per gjera ne tym dhe te paarritshme!
Puna eshte qe nuk duan te bejne gje por nese do kishte nje fare serioziteti, disa zgjidhje do mund te gjeheshin! Ajo qe dihet eshte qe fondet jane te pakta (dhe besoj se qeveria ma teper se vret mendjen per te permiresuar kete aspekt). Tani kur dihet qe keto fonde jane te pakta, ne kushtet ideale, specialistet e fushes duhet te merren me formulimin e udhezuesve. Formulimi i udhezuesve per secilen semundje stimulohet nga cdo udhezues si europian ashtu edhe amerikan. Udhezuesit duhet te formulohen ne baze te epidemiologjise se brendshme te vendit. Nuk mund te konsiderosh hipoteza te nje semundjeje ose te japesh ilaēe, kur ajo semundje vjen 1 ne 1 milion dhe si pasoje edhe analizat qe kerkohen, mund te fokusohen ne ato qe jane me te zakonshmet perpara se me kaluar tek ajo te rrallat! Qe nga kjo menyre ke filluar te perdoresh mire fondet!
Eshte e pamundur nda ana jona psh te perdorim ilaēe qe kushtojme me mijera euro (ku mund te permend disa antibiotike te fundit qe nje doze e vetme shkon tek 1000 euro dhe ato jepen per te pakten 7 dite si terapi) por ama mund te behet dicka qe situata te mos shkoje deri ne ate pike! Nuk i kemi ato fonde dhe per kete te jemi te gjithe te vetedijshem!
Pyetja qe shtrohet ketu, thene tamam popullorce eshte "sa u rruhet specialisteve se ca po ndodh ne Shqiperi ne aspektin shendetsor?" Sa tentativa jane bere per te pare cfare mund te ndryshohet dhe sa serioze jane keto tentativa? Logjika mjekesore mund te ndjeke edhe ate karikatures qe kam vendosur!
Sistemi mjekesor ne kohen e xhaxhit ka pase funksionuar mire dhe nuk besoj se ne ate kohe ka pasur aq shume mjete dhe fonde sa jane sot. Ndoshta eshte koha per te rianalizuar ate sistem por me seriozitet dhe me deshiren per te ndryshuar dicka, perndryshe vari trajsen, eshte e kohe te rrime gjithmone duke u ankuar!
Mund te te them qe nga menyra se si po ecin semundjet kronike, te pakten per fushen ku jam, mund te te them qe bronkiti kronik, mezoteliomat dhe kanceret e tjere te mushkerise, deri ne 2020 do behen shkaku i trete i vdekjeve ne bote! Mezoteliomat psh...sa prej nesh kane hyre ne kontakt me terrnitat qe mbuloheshin ndertesat ose qe kane pase qene material per tubacionet e ujit? Asbesti i jep shenjat te pakten 10-20 vjet me vone!
Ndersa brenda 10 vjecarit te ardhshem, pritet qe "plase" epidemia e insuficiences renale! Ne kete pikepamje, diabeti duhet marre mire ne konsiderate gjithashtu! Etj etj.
Nese vertete kane ndermend te bejne dicka, atehere duhet bere urgjentisht perpara se te behet e pamenaxhueshme situata!

Postuar nga AngelDevil datė 16 Dhjetor 2012 - 20:13:

Per Shqiperine po flasim?!

Postuar nga NS-6 datė 16 Dhjetor 2012 - 21:17:

Jo,jo!

Postuar nga shelgu datė 18 Dhjetor 2012 - 02:06:

Po qe mjeksia eshte e shtrenjte kjo dihet. Dihet edhe qe mjeksine e mbulon shteti diku me shume e diku me pak. Ketu nuk ka shume nevoje per ekonomiste qe te kuptojne se Shqiperia nuk ka per te pasur mjeksi te perparuar edhe per shume vjet.

Postuar nga ~Enigme~ datė 24 Janar 2013 - 22:13:

Sapo mora vesh se po bashkepunon Fakulteti i Mjekesise me Ministrine e Arsimit per te hapur shkollen e Menaxhereve te Shendetit Publik. Me sa kuptoj eshte miratuar hapja e Universitetit te Shkencave Mjekesore. A thua te mungojne vertet kapaciteti dhe aftesite menaxheriale te drejtueseve te sistemit shendetesor per te mundesuar mireadministrimin e spitaleve qe jane cope cope me kushtet te financimit qe u permend me pare ne kete teme? Sa ka aritur numri i universiteteve deri tani? Jam per investimin e edukimit te mases por a eshte ky nje hap qe sjell permiresimin ne spitale? Dyshoj! Si mendoni?

Postuar nga shelgu datė 24 Janar 2013 - 23:47:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~

Mos eshte edhe kjo shkolle private?

Postuar nga ~Enigme~ datė 25 Janar 2013 - 12:16:

Mbase edhe mund te jete. Nuk e di.

Postuar nga NS-6 datė 03 Shkurt 2013 - 17:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~
Sapo mora vesh se po bashkepunon Fakulteti i Mjekesise me Ministrine e Arsimit per te hapur shkollen e Menaxhereve te Shendetit Publik. Me sa kuptoj eshte miratuar hapja e Universitetit te Shkencave Mjekesore. A thua te mungojne vertet kapaciteti dhe aftesite menaxheriale te drejtueseve te sistemit shendetesor per te mundesuar mireadministrimin e spitaleve qe jane cope cope me kushtet te financimit qe u permend me pare ne kete teme? Sa ka aritur numri i universiteteve deri tani? Jam per investimin e edukimit te mases por a eshte ky nje hap qe sjell permiresimin ne spitale? Dyshoj! Si mendoni?

Nuk me duket nje manover per te cilen eshte nevoja ne keto momente! Do kishte qene mire te perqendroheshin ne gjera te tjera se si mund te permiresohet sistemi arsimor i mjekeve te rinj. Ne keto momente sme duket dicka qe do mund te ndryshonte ndonje gje te madhe perveē mundesise qe permend shelgu qe mund te jete ndonje gje private dhe e hapur nga ndonje figure me nja fare peshe qe kerkon te behet edhe drejtor i ndonje universiteti duke qene se kjo gje ka dale shume ne mode!

Postuar nga NS-6 datė 19 Shtator 2015 - 16:07:

Cfare mendoni qe ka ndryshuar prej postimit te fundit ne kete teme?

Postuar nga Fajtori datė 20 Shtator 2015 - 04:52:

He mer NS6, na jep noi lajm, si duket, ca mendohet, ca thuhet?

  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.