Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datė 04 Mars 2005 - 23:27:

Kolesteroli ndryshon me stinet.

Cod. A05032005

Nivelet e kolesterolit ndryshojne me stinet. Eshte ky rezultati i arritur nga nje kerkim i kryer nga Universiteti i Masacusetit mbi 517 persona te shendetshem. Doli si perfundim qe nivelet e kolesterolit ishin me te medha ne vjeshte dhe ne dimer dhe me te ulet ne pranvere dhe vere. Nuk dihet mire se cilet jane mekanizmat qe cojne ne kete rezultat. Matjet tregonin qe vlerat me te medha per meshkujt mberrin ne dhjetor kurse per femrat ne janar. Vlerat e regjistruara tregonin nje rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga keto ndryshime mund te pershkruheshin me variacionet qe peson plasma(pjesa qe mbetet pasi hiqen qelizat e gjakut) ne stinet e ndryshme. U gjet edhe qe nuk kishte lidhje me dieten qe perdoret ne stinet e ndryshme.

Duhet te kemi parasysh qe kolesteroli luan nje rol te rendesishem ne formimin e aterosklerozes qe eshte pergjegjse per pjesen me te madhe te semundjeve te zemres dhe te disa semundjeve te eneve te gjakut si psh ajo e aneurizmes(semundje ku ka nje zmadhim te aortes ose te eneve qe ndahen nga ajo si arteria e shpretkes dhe arteriet iliake)...te me falni per gabimet ne terminologji se nuk kam ca me i bo....


  Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.