Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 48 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika shqiptare ne vite (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=292)
-- Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6659)


Postuar nga tresh datė 09 Nëntor 2004 - 09:57:

Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997

Nikollė Lesi lexon nė Kuvend tekstin e pėrgjuar tė dialogut nė hotel "Rogner"

"Dhjetra abuzime me pronat, vjedhje e shpėrdorime"

Botohet procesverbali i transkriptit tė pėrgjuar nė Tiranė mė 15.12.1997 ndėrmjet Kryeministrit Fatos Nano dhe deputetit tė PS Fehmi Abdiu, rregjistruar nė Rogner nė tavolinėn A 20. Eshtė rregjistruar nga ora 17.40 deri nė 18.05. Biseda ka tė bėjė me shfuqizimin e disa neneve nė Kodin Penal, tė miratuara nga Kuvendi me ligjin 8175 tė datės 23.12.1996. Pas bisedės sė bėrė mes Nanos e Abdiut, kėto ndryshime u rrėzuan nė datėn 15 janar 1998. Nikollė Lesi ishte ai qė paraqiti dje nė Kuvend njė doumkent sipas tij, ofruar nga njė ambasadė e huaj, e cila jepte njė bisedė tė pėrgjuar mes Nanos dhe Fehmi Abdiut. Nikollė Lesi nė fillim ka lexuar ligjin e ndryshuar nga ana e Kuvendit. Mė pas ai ka bėrė njė prezantim tė dokumentit qė do tė lexonte duke thėnė se kėtė dokument dhe mikrofilmin e ka prokuroria e pėrgjithshme dhe shėrbimi informativ. Ndėrsa vetė Lesi e ka siguruar nėpėrmjet njė ambasade. Lesi ishte pėrgatitur me njė ēantė ku mbante dokumentat dhe faktet qė do paraqiste nė Kuvend. Ai pasi vendosi pėrballė njė kasetė video dhe njė kasetė audio, nisi tė bėnte mbrojtjen e tij. Ndėrsa nuk dha asnjė shpjegim pėr kasetėn video ai paraqiti edhe njė dokument tė dytė, dėshminė e njė oficeri policie, tė cilėn tha se e kishte tė shoqėruar edhe me kasetė audio. Ndėrsa dokument i pėrgjimit tė bisedės mes Nanos dhe Fehmi Abdiut ai e paraqiti vetėm tė zbardhur duke e lexuar vetė fjalė pėr fjalė para deputetėve.

Fehmi Abdiu: Sidoqoftė bėre shumė mirė zoti kryeministėr. Ai shtangu kur tė pa, siē duket kujtoi se do ta shaje.
Fatos Nano: E kush e ēan bythėn pėr atė. Mė shumė i fola prej teje plehrės. Do t'ia tregoj mirė se kush jam, pasi s'i ka ardhur rradha, kam hesape tė tjera tani....
Kmarierja: Mirėmbrėma. Do porosisni tani apo tė vj mė vonė.
Fatos Nano: Jo jo, tani se nuk kam kohė. Pėr mua njė ujė, xhin tonic dhe njė kafe tė mirė, kėshtu siē je ti bukuroshe.
Kamarierja qesh
F.Abdiu: Pėr mua njė lėng portokalli dhe njė kafe.
Kamarierja: Si urdhėron.
F.Abdiu: Zoti kryeministėr, kot u munduat, e kishim lėnė pėr nesėr.
F.Nano: Jo jo. Nuk ka problem, ti ke ardhur apostafat me urgjencė dhe mua mė intereson shumė kjo ēėshtje.

Si ia bėre, e gjete zgjidhjen?

F.Abdiu: Po, besoj se ia kam gjetur pėr tė gjitha ato qė mė ke thėnė, vetėm po qe se me kundėrshton Thimio (e ka fjalėn pėr Thimio Kondin).
F.Nano: Vazhdo se nuk ka bythė ai tė tė kundėrshtojė.
F.Abdiu: Po flas mė shkurt meqenėse nuk kemi kohė. Unė e kam gjetur zgjidhjen mė tė mirė tė mundshme dhe e kam gati materialin. Si fillim duhet tė shfuqizojmė njė ligj tė Saliut.
F.Nano: Akoma me atė kafshėn ti?
F.Abdiu: Nuk mund tė veprojmė dot ndryshe, ėshtė shumė e rėndėsishme kjo ēėshtje dhe pėrbėn rrezik pėr nesėr. Vjet nė dhjetor, parlamenti ka miratuar disa shtesa nė kodin penal ku janė shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshtė shtuar trafiku i njerėzve me konfiskim tė mjeteve, si pėr shembull makina qė transportojnė klandestinėt, gomonet, skafet etj. Eshtė shtuar shkelja e pasurisė sė vėnė nga krimet dhe kjo me konfiskim tė pasurisė nėse provohet. Ėshtė shtuar trafiku narkotikėve.
F.Nano: Nė ē'kuptim, pse deri para kėtij ligji nuk ka patur dėnim pėr trafikantėt?
F.Abdiu: Jo, sipas ligjit tonė, import- eksporti dhe tranzitimi nuk dėnoheshin.
F.Nano: Vazhdo, vazhdo.
F.Abdiu: Janė shtuar dispozitat pėr doganat, konfiskimet lokale, prostituta etj,etj.
Kamarierja: Mė falni doni gjė tjetėr?
F.Nano: Ik ore pirdhu.
F.Abdiu: Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ka ndryshuar nė nenet 280 tė kodit penal dhe e ka trajtuar si dispozitė tė veēantė vetėm pėr trafikun e armėve. I ka futur njė sanksion deri nė 15 vjet burg dhe konfiskim tė pasurisė (pėr trafikun e armėve). Prandaj duhet t'a shfuqizojmė kėtė ligj dhe mundėsisht menjėherė, qė ēdo gjė tė jetė e sigurtė, sidomos pėr problemin e armėve, qė ato je i interesuar zoti kryeministėr.
F.Nano: Ēfarė inventar leshi, depot janė tė shpėrthyera nė tė gjitha anėt.
F.Abdiu: E di, e di. Por tė gjitha janė me numėr tė stampuar dhe shumica janė nėpėr depo qė nuk janė prekur. Le pastaj qė Gramshi nuk ėshtė prekur fare.
F. Nano: Po ke tė drejtė. Hė pėr hė, pėr Gramshin nuk do ta ngacmojmė derisa tė gjejmė njė zgjidhje. Kemi qenė boll nė opozitė, na duhen ca para.
F.Abdiu: Meqėnėse ėshtė shfuqizim i ligjit, qė tė paktėn po ndodhi gjė, askush tė mos mbajė pėrgjegjėsi penale, por tė mbetet histori gazetash e shoqėruar me ndonjė kokė turku.
F.Nano: Bukur, ateherė ēfarė do nga unė?
F.Abdiu: Dua vetėm qė tė mos ketė ndonjė reagim nga deputetėt socialistė.
F.Nano (qesh): Kaq pak kėrkon?
F.Abdiu: Pėr mua ėshtė kryesorja.
F.Nano: Deputetėt e mi? Nuk ua mban bytha atyre, po tė dua i tredh tė gjithė, dakord. Na vaftė mbarė. Nėqoftėse do tė funksionojė siē duhet edhe nėqoftėse nuk do tė na pėrzihet ndonjė.... nėpėr kėmbė, vė bast qė do ta mbajmė 50 vjet tė tjera ushtetin. Po pėr doganat si ia bėre?

F.Abdiu: Aty janė tė gjitha. Po u shfuqizua ligji, hapim dyert pėr gjithēka dhe mbyllen kur tė duam ne.
F.Nano: Kuptoj. Edhe ti ke frikė nga njė pederast qė i shpėton shurra kur mė shikon mua?
F.Abdiu: Nuk ėshtė puna aty. Thimio i ka tė gjitha. Egoist, grindavec, inatēi dhe do tė dali ai para teje si shpėtimtari i situatės.
F.Nano: Mo ēfarė ti bėj se ėshtė spiun... dhe ti e di mirė qė mė detyruan ta bėj kryetar, por po tė ishte pėr mua ai do tė kishte marrė arratinė, qeni.
F.Abdiu: E di, e di. Tani jam i qetė dhe e quaj kėtė punė tė mbaruar.
F.Nano: Meqė kėtė punė e quan tė mbaruar, quaje tė mbaruar edhe punėn e kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese. Kėshtu, qė nuk do tė ketė bir kurve qė do tė tė bėjė pordhė, jo Thimio bytha por as Bill Klintoni. Vetėm shiko qė tė zgjedhėsh ushtarėt qė .... nėnėn, se ndryshe nuk tė thonė baba. Nuk bėhet shaka aty. Ndodhi njė gjė nė Parlament, tė paktėn tė kemi njė siguresė nė Gjykatėn Kushtetuese. Boll kemi mbajtur koqet nė opozitė. Tani tė fitojmė para o Fehmi se njė jetė kemi.
F.Abdiu: Ta them kėtė se aty e kam pak vėshtirė qė ti vė njėherė dhe pastaj ti heq. Nuk ėshtė njėsoj si me kėta tė tjerėt qė janė njė laps plumbi.
F.Nano: Mos u bėj merak se nuk do tė zhgėnjej, por pėr pak desh harrova. Kam dėgjuar se ato tė Bukoshit janė lidhur me Saliun, kėshtu qė mund tė na prishin pazaret.
F.Abdiu: Pėr ēfarė e ke fjalėn?
Kamarierja: A do porosisni diēka tjetėr?
F.Nano: Ik ore pirdhu ti. Na bėj llogarinė.
F.Abdiu: Do paguaj unė se kam sebep.
F.Nano: Unė e kam lajmin mė tė mirė se ti. Do fitojmė para.
Mbaji, mbaji ti kamariere. Pėr ēfarė e kishe fjalėn Fehmi?
F.Abdiu: Mendoj qė do pėrzihen dhe ata nė lojėn e armėve dhe me siguri qė do na prishin pazaret, ose akoma mė keq mund tė na bėjnė gjėmė tė madhe.
F.Nano: Faktikisht nė njė farė mėnyre t'i ke tė drejtė. Por jo pėr atė kafshėn. Dikush tjetėr ėshtė pėrzier nė kėtė histori. Ai shkėrdhatė mė bėn tė mendohem pak. Klosi mė ka thėnė se kanė bėrė njė lidhje me njė deputet tė PD-sė, por akoma nuk di gjė tė saktė. Sipas tij, bėhet fjalė dhe pėr njė lidhje pėr Ahmet Krasniqin. (Ahmet Krasniqi ka qenė ministėr i mbrojtjes i qeverisė sė Bukoshit dhe ėshtė vrarė nė Tiranė- thotė Lesi).
Por Klosi ėshtė kurvė e keqe, intrigė e gjallė. Sidoqoftė deri tani, ēdo gjė ėshtė nė kontroll, por nuk jam plotėsisht i sigurtė. Prandaj ia kam lėnė nė dorė kėtij pisi qė edhe po ndodhi gjė, ta ēoj nė tė s'ėmės. Nejse ku e lamė?
F.Abdiu: Mbaruam. Unė jam gati qė nė janar tė paraqes nė Kuvend, kėrkesėn pėr shfuqizimin e ligjit.
F.Nano: Jo, jo mė shpejt.
F.Abdiu: E kam vėshtirė.
F.Nano: S'ka problem. Mė mirė kėshtu, shikoje edhe njėherė me kujdes. Kemi gjė tjetėr?
F.Abdiu: Kisha njė kėrkesė tė vogėl.
F.Nano: Vetėm mes nesh kėrko, se do tė kesh mundėsi tė fitosh ti dhe yt bir.

F.Abdiu: Jo, jo. Bėhet fjalė pėr tė rregulluar nė njė vend pune njė juriste. E kam porosi nga miku im i ngushtė.
F.Nano: ...etj, etj, (nuk e them dot)
F.Abdiu: Ē'ėshtė ajo fjalė, jam burrė i vjetėr, nuk e bėj dot.
F.Nano: ... (pasi thotė emrin e juristes) ububu ēfarė katundareje. Pėr nė Ministrinė e Drejtėsisė, kur tė duash mė thuaj. Pėr andej nga gjykatat mundohu vetė tani, ose kur tė fillosh nė Gjykatėn Kushtetuese. Unė vetė nuk i them atij legenit se nuk ia rris vlerat.
F.Abdiu : Jo, jo. Pėr Xhepin s'ka probem se flas vetė.
F.Nano : Kujdes me atė Rexhep trapin, ėshtė koqe po merri anėn.
F.Abdiu: E rregulloj unė me atė.
F.Nano: Megjithatė kujdes qė tė mos kuptojė gjė, se ėshtė strikt ai, koqe ėshtė, njė mut janė si ai, si Serveti, dhe Namiku. Me kėto tė dy mos fol.

Berisha: Pas kėsaj do tė hetojmė Nanon
Kreu i PD Sali Berisha ka kėrkuar dje pas votimit tė imunitetit tė Lesit largimin nga qeveria tė kreut tė saj Fatos Nano. "Kjo ėshtė njė fitore e madhe mes fjalės sė lirė dhe krimit tė organizuar. Do tė ndėrmerret njė hetim intesiv pėr tė gjitha dokumentat e publikuara nga Lesi. Nga nxjerrja e kėtyre dokumentave del edhe zanafilla e gjithė vendimeve tė Gjykatės Kushtetuese. Ju duhet tė merrni nė dorė tė 40 sanksionet e shfuqizuara nga Fehmi Abdiu. Me kėto dokumenta u tregua qartė qė Nano ishte arkitekt i trafikut tė armėve, drogės e prostitucionit. Nano u pėrpoq tė mposhtė mediat, por nuk ia arriti dot qėllimit" tha Berisha.

Reagimi i kryeministrit
Nano: Prokuroria e SHISH tė hetojnė
I menjėhershėm ka qenė reagimi I zyrės sė shtypit pranė kryeministrit Nano. Zėdhėnėsi Dalipi ka hedhur poshtė pretendimet e deputetit Lesi, ndėrkohė qė ka bėrė prezent disa vendime tė marra nga kryeministri pas kėsaj deklarate:
1- Kryeministri Nano i kėrkon Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės sė Shqipėrisė fillimin e njė hetimi tė plotė shtetėror dhe tė procesit penal pėr vlerėsimin e tė gjithė elementeve tė pėrmendur nga deputeti Lesi nė respekt tė kushtetutės dhe ligjit, tė marrėdhėnieve midis institucioneve, tė interesave tė sigurisė kombėtare dhe tė aleancave ndėrkombėtare tė Shqipėrisė.
2- I kėrkon Drejtorit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror qė, nėn pėrgjegjėsine ligjore dhe kujdesin e tij tė drejtpėrdrejte institucional tė administrojė tė gjithė dokumentacionin e pretenduar tė periudhės nė fjalė, qė lidhet me aspekte mjaft sensitive tė ēėshtjes dhe interesave kombėtare dhe tė Kosovės, tė verifikojė respektimin e ligjit apo shkeljen e tij nė veprimtarinė e SHISH apo nė administrimin e informacionit tė klasifikuar shtetėror dhe tė bashkėpunojė tėrėsisht me Prokurorin

e Pėrgjithshėm pėr vlerėsimin e tė gjitha pasojave qė mund tė kenė rrjedhur prej kėtej.
3- I kėrkon tė gjitha strukturave dhe institucioneve shtetėrore dhe parlamentare tė pėrfshira nė vazhdimėsi nė kontrollin dhe monitorimin e veprimtarisė sė shėrbimit informativ qė tė bashkėpunojnė nė pėrputhje me detyrimet e ligjit pėr zbardhjen e gjithė tė vėrtetės nė lidhje me ēėshtjen e pretenduar.
4- U kėrkon tė gjithė personave qė pėr shkak tė funksionit shtetėror tė asaj kohe (ish-Prokuror I Pėrgjithshem, ish-drejtor I SHISH, ish-funksionarė tė lartė tė shtetit, etj) tė bashkėpunojnė nė hetimin shtetėror pėr zbardhjen e sė vėrtetės apo tė abuzimeve me tė.

MARRE NGA GAZETA SHQIPTARE e dates se sotme


Postuar nga tresh datė 09 Nëntor 2004 - 10:19:

Pas zbardhjes se bisedes, Lesi deklaron: Po me ndodhi gje, Nano te beje gati arkivoli

TIRANE (9 Nentor) -Mazhoranca humbi dje votimin ne parlament ndersa kerkonte heqjen e imunitetit te deputetit Nikolle Lesi. Me 70 vota kunder, 62 pro, 5 abstenime dhe tre deputete qe nuk ishin prezent ne salle, u hodh poshte kerkesa e Gjykates se Larte per heqjen e imunitetit te deputetit Nikolle Lesi. Ndersa ne kampin opozitar rrezimi i kerkeses per doreheqje u shoqerua me duartrokitje dhe hilaritet ne salle, ne kampin roze asnje prej socialisteve nuk reagoi ndersa mbizoteronte heshtje. Gjate votimit munguan tre deputete, Taulant Dedja, Maks Begeja dhe Arben Imami. Ndersa aleatet tradicionale te PS, sipas te gjitha gjasave, kane votuar kunder kerkeses. Gjate fjales se tij ne Kuvend, Lesi aludoi edhe per nje heqje vullnetare te imunitetit, por nese nje gje te tille do ta bente edhe Nano me ane te nje akt-marreveshjeje, sic u shpreh ai. "Tani, une nuk rrezikoj vetem imunitetin tim, por edhe veten time. Nese Nano urdheron ndonje segment te tijin per eleminimin tim, te beje gati edhe arkivolin per veten" tha Lesi ne perfundim te fjales ne Kuvend, pasi kishte deklaruar me pare se eshte ne dijeni edhe te vendqendrimit te tre personave qe bejne trafikun e droges ne Shengjin-Han i Hotit-Durres, e qe ndonjehere flene ne nje "hotel afer Pallatit te Kultures e ndonjehere ne nje hotel tek rruga e Elbasanit.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)


Postuar nga azurro datė 09 Nëntor 2004 - 18:24:

Per tresh

Ju sollet dy artikuj te dy gazetave te ndryshme por nuk bete asnje koment. Do te me interesonte te dija opinjonin tuaj per kete ngjarje duke ju bere edhe disa pyetje.
1 - Cfar interesi kishin sherbimet e huaja per ti dhene nje informacion te tille z N. Lesi ?
2 - Perse z Lesi priti rastin e diskutimit te imunitetit te tije per ta bere publik kete raste ?
3 - Perse ky informacion nuk ju dha nje partie me peshe ne jeten politike (PD-se) por ju dha nje njeriu qe persa i perket peshes ne jeten politike thuajse eshte inegzistent ?
4 - perse z Lesi nuk beri denancim ne gjykaten e krimeve te renda por priti nje raste te tille ?
5 - Me kete denancim qe beri i sherbeu interesave te tije te ngushta apo Shqiprise.

P.s Ne qofte se nuk deshironi nuk jeni i detyruar te pergjigjeni.
Me respekt


Postuar nga wydra datė 09 Nëntor 2004 - 18:46:

Citim:
Po citoj ato qė tha azurro

5 - Me kete denancim qe beri i sherbeu interesave te tije te ngushta apo Shqiprise.



pak si naive kjo thenia jote. E kush deri tani ka bere ndonje gje per te mbrojtur interesat e shqiperise dhe jo te vetes se vet? Akoma me ideale? Me falni, por mua me vjen veshtire nga politikanet shqipetare, dhe nga asnje s'pres asgje te mire.


Postuar nga tresh datė 09 Nëntor 2004 - 18:57:

BISEDA E NANOS ME ABDIUN S'KA KOMENTE pse flet shume mire e na tregon shume mire se kush eshte njeri e tjetri.
Shpresoj qe tia beje prokuroria shqiptare nqs ekziston komentet e duhuna.

Lesi ben interesat e tia pse nuk do qe ti ikin Koka si Azem Hajdarit (besoj une ) kur filloi te beje komentet mbi kasetat qe kishte.

Ka shume interes biseda e mesiperme e Nanos pse na tregon se cfare njeriu na qeveris......e cfare ndolli ne 1997


Postuar nga amor alucius datė 09 Nëntor 2004 - 21:25:

Nanua ate dite ndodhej ne UK,si mund te ndodhej dhe ke Rogneri?

Ajo revista ne te cilen eshte publikuar thoshte qe biseda eshte regjistruar ne ate date,kurse Lesi tani thote qe eshte transkriptuar ne ate date e jo regjistruar.Hajde e merre vesh!

Mgjth nje vend s'duhet te lejoje qe kokat e shtetit te behen lecke nga te huajt.


Postuar nga Fajtori datė 10 Nëntor 2004 - 02:48:

Mua me behet qejfi qe ka plasur nje rast i tille sepse ne nje menyre apo ne tjeter duhet te priten koka ne arenen tone politike. Jam shume dakort te hetohet nese keto materiale jane te verteta apo jo, per cfare flasin (sepse lart nuk u kuptua) dhe kur jane regjistruar. Jam shume dakort te vihet drejtesia ne vend dhe te paguajne fajtoret. Gjithashtu jam po aq dakort qe Lesi te paguaje per shpifje nese keto materiale nuk jane te verteta.

Pra nje gje eshte e sigurte, nese puna ecen mire nje koke apo nje tjeter duhet te bjere.

Dicka ne lidhje per treshin. Une jam oponent i shume veprimeve te qeverise socialiste apo Fatos Nanos, por nuk me duket se dialogu i mesiperm provon se "nga kush qeverisemi". Ate mund ta shkruaje kushdo qe ka fantazi ashtu sic fallsifikohen dhe logjet e chatit. Ndoshta militantizmi politik vesh lajmet me ngjyra opinionale, por do ishte mire te tregohemi te kujdesshem kur faktet nuk jene verifikuar. Ne fund te fundit kush je ti (apo une) qe te thuash "Ja nga kush qeverisemi", kur ka nje popull dhe parlament te tere qe po mundohen te kuptojne dicka dhe akoma nuk duket kush po genjen, Lesi apo Nano.


Postuar nga Klodel datė 10 Nëntor 2004 - 18:23:

ajo qe me duket cudi eshte pse paraqitet tani ky procesverbal dhe jo kur ishte komisioni parlamentar qe hetoi ngjarjet e 97 i cili i nxorri te gjithe te pafajshem.

aq me teper qe ne ate kohe shik-u ishte ne duart e PD-isteve.

vertet fakte interesante por shume me vonese.

pervec kesaj ambasadat e huaja pergjokan politikanet tane, atehere ne kete rast nuk kemi shkelje te sovranitetit e pavaresise? mbi bazen e cfare te drejtave nej ambasade e huaj i dorezon nje politikani shqiptar nje transkript te tille?

koken le te hane po thjesht po flas per konceptin.


Postuar nga wydra datė 10 Nëntor 2004 - 18:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha analistja

koken le te hane po thjesht po flas per konceptin.




Kete e ke thene bukur, jam e nje mendimi me ty. Po ne pergjithesi kot diskutojme ne, politikaneve shqiptare ju eshte rregjur cipa fare, as e cajne menderen gjekundi. Ta shihni, nga nje vesh do t'u hyje, nga tjetri do t'u dale, prape aty lart do jene, njehere opozite njehere pozite. Roza rozina. Ne kurrizin tone.


Postuar nga tresh datė 11 Nëntor 2004 - 19:05:

Fajtor.
Une jam anetar e moderator i forumithorizont. (deri tani)
Pse mos te shpreh mendimin tim edhe une thjesht pa e nise me kend....nqs dicka me pelqen apo jo.

Une e fillova me nje cut/copy te marre ne internet dhe e lashe me kaq.Mqs me pyeten, u pergjigja dhe do te pergjigjem perseri, vetem ne baze te cut/copy tim dhe qe s'eshte i shpikur nga TRESH po i marre nga gazetat.
Si duhe te thonja......cfare kafshe po na qeveris??!!
Besoj se fjala njeriu s'ishte fyese per nje politikan i cili ne baze te bisedes perdore fjale shume me te rendomta se te miat.

Kur te verifikohet nga hetusia,ashtu siq eshte kerku nga Nano,qe e mesipermja eshte fallco,une do ti kerkoj falje Nanos me nje teme ne forum.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 48 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.