Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)
Fjale te harruara shqipe ose dialektore.
Eshte i lutur cilido te shkruaje ne kete teme, fjale qe mund te themi se jane te harruara apo fjale dialektore.
Po e filloj un i pari me dy fjale.
Cakorre = sopate.
Nagaēe = sopate e vogel.
Vdore = bore.
Gjoku = kali
Ati = kali
Ēili = kali
Kulli = mėz
Kolt = kuajt
Visku = kėrriēi
Kisku = kėrriēi
Shpesh here me perkedheli, emri i fundit i kėrriēit thuhet dhe kisku
Karabobe = carac
Fjalen karabobe e kam degjuar nga elbasonllijte.
Pasvon
Kjo fjale eshte zhdukur fare pothuajse.
Cfar ka qene pasvoni ?
Dikur, pasvoni ishte ai i punesuar nga bashkia, etj. qe ndizte dritat ne qytet (qirijte) ne vendet kryesore te qytetit.
Te mos harrojme se qytet dikur kane qene me permasa te vogla.
Pra pasvon ishte profesioni i ketij njeri qe lidhet me fjalet pas + vonė ne kuptimin pasi kishte perenduar dielli dhe ishte errur.
Gjithmone nona me thoshte...- Me je bo si pasvon ec heret ne shpi, mistrec.
Kjo fjale nga Shqiperia e mesme.
PS; nuk eshte e cuditshme qe kjo fjale te jete dhe ne trevat e tjera.
Kallnur = Janar
Frur = Shkurt (muaji shkurt)
Kurse Qershorit, ne kohen e Skenderbeut i thoshnin; Ēershinar
Llajk = hu gardhi, ne dialektin Lezhian dhe Shkodran.
Kacorr = eshte me shume si kasolle prej thuprash
Rube = shami koke
Bofce = perparese e vogel
Krane = thuper
Keto fjale kater fjale ketu me lart i perkasin dialektit te veriut.
Pėrdaf = mistri = vegel qe savaton muret (e perdor muratori).
Por, pėrdaf, quhet dhe llaēi, kur muratori e sperkat murin me nje lloj llaēi me te lenget se i zakonshmi.
Xinxife = ide.
Ne Shqiperine e mesme i themi ide (theksi tek germa i) kurse ne Fier, kam degjuar se ketij fruti i thoshnin; xinxife.
Teveqel = budalla, idjot, i manget etj.
Fjala teveqel eshte ne zhdukje, sepse nuk ka me teveqele.
Gjithsej 68 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.