Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Te jesh vetvetja... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15494)


Postuar nga alba-lady datė 06 Shtator 2008 - 13:08:

Te jesh vetvetja...


Te jesh vetvetja asht nje gje shum e mir sepse e gjen shoqerin ne menyren se si paraqitesh s ke nevoj askujne me ju paraqit si dikush tjeter po tjesht si vetvetja...

Une vetvetja jom ne momente te caktuara po du me thon ce i pershtatem rrethit se ku jetoj...por jom VETVETJA...


Postuar nga kurt datė 09 Shtator 2008 - 12:47:

njerzit qe nuk jane vetvetja gjithmone shprehin dyshime dhe analizojn veprimet e tjereve nga edhe me te voglat, kjo vjen nga pasoja se kto dhoj tipash e shohin te gjith boten si veten e tyre dhe i duket e pamundur qe dicka qe eshte ndryshe nga personaliteti i tyre "fake" te jete e vertet. P.S, ne nje marredhennje serioze te nje cifti gjithmone personi qe tradhton ka me shume dyshime gjithmone tek partneri/partnerja tjeter. kurse ai/ajo qe nuk kane tradhtuar kurre nuk kane dyshime nuk bejne shume pyetje se nuk mendojn per gjera te tilla.
dyshime dhe sulmime qe vijn nga disa tipa te ceket por te djallzuar i verej edhe ktu ne FH shume, e di qe eshte shume i bezdisshem/anoying personaliteti im kur postoj pothuajse gjithmone gjysem pergjysem anglisht/shqip te gjitha messazhet e mija ktu. dhe per kte ju kerkoj falje. por e verteta eshte se kshtu flas me shoket e mij shqiptar edhe me disa pjestar te familjes ktu per me shume se 10 vjet, edhe ata bejne te njejten gje, cfar na vjen me leht ashtu shprehemi, dmth disave i duket e pamundur nje gje e tille, dhe e marrin gjoja se se jam duke shitur mend apo mendjemadhesi, e verteta eshte komplet e kunderta, nuk jam mendjemadh dhe jam i bindur qe askush ktu nuk shpreh hapatas urrejtje ndaj vetes me shume se bej une ne shume raste.

pra tani qe po postoj nje postim te plote ne shqip nuk jam vetvetja e perditshme sikur flas me shoket e mij gjirokastrit tirans apo durrsak ktu. thjesht se po zbatoj rregullat/ligjet shoqerore qe duhet te zbtohen ktu, por vetem ket rradhe ama

pra ne ket rast une pajtohem me Agaten, jane ligjet shoqerore qe nuk na lejojn te jemi vetvetja gjithmone.


Postuar nga Fajtori datė 09 Shtator 2008 - 14:14:

Te jesh vetvetja?

Qe te jesh vetvetja duhet te njohesh veten. Kjo eshte thuajse e pamundur qofte nga ana filozofike, qofte praktike. Me se shumti ne kete bote ka njerez qe bindin veten se jane vetja ne cdo gje qe bejne, por me se shumti eshte nje iluzion per t'ia kaluar mire derisa te vdesin. Ne te vertete njerezit e sigurt ne vetvete nuk jane as me pak dhe as me shume vetvetja sesa ata qe bien pre e normave shoqerore.

Atehere qenia vetvetja kalon nga njohja e vetvetes. Dhe njohja kalon domosdoshmerisht nga pasigurite dhe pasiviteti ndaj botes. Sepse qe te studiosh boten ose veten tende duhet te ndalosh per nje cast, te shikosh veten te dyjezuar dhe te arrish te llogjikosh mbi karakterin tend. Njesoj sic duhet te fiksosh nje qelize per ta pare ne mikroskop. Ne kete proces utopik te njohjes se vetvetes ata qe hedhin hapin me krenar jane ata qe ne fakt e kuptojne me vone (drejt plakjes) se shume gjera nga vetja dhe nga bota nuk i njihnin sic duhet. Nje celes per te lene veten te lire eshte te lesh menjane deshiren per te gjetur formulen e botes, sepse bota eshte e paperqafueshme nga nje mendje e vetme. Pra i bie te dashurosh variacionin e saj... Dhe kjo sidoqofte pa u shkaperthyer mendsh per tu bere gjithkushi, sepse te kuptosh nuk domethene te pranosh. Eshte pak a shume si hyrje dalje neper grimca karakteri ku ti gjen pjese te vetes krahas pjeseve te botes.


Postuar nga AndreaPirelli datė 09 Shtator 2008 - 15:23:

Sa bukur flisni ju artistet (cit) ............


Postuar nga strellci datė 24 Shtator 2008 - 11:52:

un nuk mendoj qe te jesh vet vetja eshte nje gje e veshtir.nese dikuj i pengon qe un paraqitem ashtu siq jam le te zhduket prej jets teme bashk me ''maskat e hipokretis''


Postuar nga ingmetalboy datė 29 Shtator 2008 - 07:15:

Mendoj qe gjithmone jam vetvetja ne shoqeri. Dhe kete mendoj se e bej jo nga ndonje parim i larte shpirteror apo shoqeror. Thjesht mbasi nqs perpiqem te jem "dikush" tjeter ne nje mjedis shoqeror do te kerkonte me teper pune, mendim dhe energji nga ana ime. Te gjithe e dine qe une jam shume pertac per te bere dicka te tille.
E di qe ndonjehere sillem apo flas ne menyre te pazakonte per mua. Por kjo nuk do te thote qe nuk jam vetvetja. Thjesht qe vetvetja ime kerkon te sillet apo te flase ashtu ate dite. Ky eshte mendimi im si gjithmone i ndikuar nga ideja qe kjo bote e komplikuara po shkon drejt thjeshtezimit dhe jo e kunderta.


Postuar nga agata datė 10 Nëntor 2008 - 09:36:

Re: Te jesh vetvetja?

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Qe te jesh vetvetja duhet te njohesh veten. Kjo eshte thuajse e pamundur qofte nga ana filozofike, qofte praktike. Me se shumti ne kete bote ka njerez qe bindin veten se jane vetja ne cdo gje qe bejne, por me se shumti eshte nje iluzion per t'ia kaluar mire derisa te vdesin. Ne te vertete njerezit e sigurt ne vetvete nuk jane as me pak dhe as me shume vetvetja sesa ata qe bien pre e normave shoqerore.

Atehere qenia vetvetja kalon nga njohja e vetvetes. Dhe njohja kalon domosdoshmerisht nga pasigurite dhe pasiviteti ndaj botes. Sepse qe te studiosh boten ose veten tende duhet te ndalosh per nje cast, te shikosh veten te dyjezuar dhe te arrish te llogjikosh mbi karakterin tend. Njesoj sic duhet te fiksosh nje qelize per ta pare ne mikroskop. Ne kete proces utopik te njohjes se vetvetes ata qe hedhin hapin me krenar jane ata qe ne fakt e kuptojne me vone (drejt plakjes) se shume gjera nga vetja dhe nga bota nuk i njihnin sic duhet. Nje celes per te lene veten te lire eshte te lesh menjane deshiren per te gjetur formulen e botes, sepse bota eshte e paperqafueshme nga nje mendje e vetme. Pra i bie te dashurosh variacionin e saj... Dhe kjo sidoqofte pa u shkaperthyer mendsh per tu bere gjithkushi, sepse te kuptosh nuk domethene te pranosh. Eshte pak a shume si hyrje dalje neper grimca karakteri ku ti gjen pjese te vetes krahas pjeseve te botes.



Nese kjo njohje e drejtperdrejte e vetes do te ishte e pamundur dhe iluzore, atehere me te drejte duhet shtruar pyetja se ne cfare rruge duhet qe te realizohet njohja e vetes.

Mos harrojme se brenda kultures sone duket disi absurd gjykimi postmodernist se njeriu mund ta njohe veten vetem nepermjet tjetrit dhe te tjereve. Duket si nje ide e papranueshme qe i ul gjithkujt personalitetin e vet dhe e privon nga pavaresia e gjykimeve dhe e vleresimeve mbi veten dhe tjetrin.
Nderkohe qe gjithkush vepron ne saj te gjykimeve qe i konsideron te drejta dhe te pershtatshme per te, ai nuk mund te shmange faktin se te tjeret e gjykojne nisur nga kendveshtrime te tjera, qe mund te jene te njejta, por mund te jene edhe te ndryshme, ose edhe me shume, te kunderta me te tijat. Ne kete menyre ajo qe njeriu njeh te vetja e tij dhe imazhi i personalitetit te tij ne kendveshtrimet e opinionit te tjetrit mund te kene nje dallim pak a shume te konsiderueshem midis tyre. I njejti personalitet, i pare nga vetja dhe i pare nga te tjeret, perthyhet nen prizme te ndryshme, dhe merr per rrjedhoje permbajtje te larmishme. Ne fakt eshte i njejti njeri por i shprehur ne kendveshtrime te ndryshme.
Edhe ketu pra njohja e vetes nuk kalon vetem gjykimeve qe gjithkush ka per veten e tij, por edhe duke njohur se si e vleresojne ate te tjeret. Te dyja planet kane rendesi, por ndersa i pari ka vetem vlere subjektive, i dyti, vleresimi i te tjereve, ka paradoksalisht nje vlere objektive sepse perben masen me te cilen e mat kedo shoqeria, mjedisi i jashtem qe e rrethon ate.
Per te gjitha keto aresye, filozofia postmoderne priret ta zevendesoje shprehjen e lashte : Njeri njih vetveten !, me nje shprehje me te kompletuar : Njeri, mos njih vetem vetveten, por njihe vetveten nepermjet tjetrit!
Frumezuar nga ese e Dr Artan Fuga.


Postuar nga Fajtori datė 10 Nëntor 2008 - 10:15:

Ne fakt ashtu eshte, por duhet bere nje dallim. Te tjeret mund te na shikojne si te duan po kjo nuk zevendeson veten tone. Me pak fjale te tjeret jane vetem mjet per te kuptuar pjese te karakterit. Intuitat e tyre jane vetem pjese te ekuacionit te madh, te cilin s'mund ta kuptojne ne teresi.

Dje po flisja me nje te aferm dhe po diskutonim edukimin qe me eshte dhene. Nisur nga tjetri "une kisha dale per bukuri", por nisur nga vetja i rrjeshtova disa difekte qe vareshin komplet nga edukimi. Aty e kuptoi qe isha i sakte dhe me ne fund relativizoi ate qe tha me pare.

Ne fakt po te relativizojme qenien tone mund te lengezojme pjeset e ngurta dhe mund te kuptojme shume me mire pse sillemi ne menyre te caktuar. Pse filan sjellje e bejme se jemi mashkull apo femer, dhe nje tjeter sepse jemi shqiptare apo emigrante. Gjithmone duke patur parasysh se te kuptosh nuk domethene te pranosh.

Ekzistenca e te tjereve ne bote behet keshtu nje thumb qe ngacmon pjeset tona qe nuk njohim akoma. Per kete aresye dhe renia ne dashuri eshte thuajse gjithmone nje adhurim i vetvetes qe ka prodhuar raporti me tjetrin dhe jo nje dashuri per menyren si eshte gatuar tjetri. Ndryshe i bie te duam tjetrin e te hedhim poshte veten dhe kjo nuk ka asgje kostruktive brenda.

Pyetja qe mbetet eshte: a jane te domosdoshem te tjeret qe te njohim veten? Une mendoj se po, perderisa jemi kafshe shoqerore dhe menyra si e konceptojme veten sot eshte e lidhur me marredhniet sociale. Ndryshe do ishte sikur karakterin tone ta tregonte menyra si gjuanim kafshe te egra apo si ndertonim kasolle ne nje ishull te vetmuar. Pra, eshte vete menyra jone e jeteses (rrethuar me miliona njerez cdo dite) qe na ka mesuar qe karakteri yne te mos ekzistoje vecse ne raport me te tjeret. Por nuk duhet harruar se te tjeret mbeten te tjere, pra njerez qe nuk zevendesojne dot shpirtin tone 100%. Te tjeret, pra, jane vetem qenie komplementare te perkohshme.


Postuar nga briseide datė 13 Nëntor 2008 - 17:54:

Re: Re: Te jesh vetvetja...

Citim:
Po citoj ato qė tha Klodel


Normalisht qe vishen maskat, sepse duhet te luash rregullat e lojes se shoqerise ku jeton. Vetvetja mund te jesh ne shume menyra dhe ne shume momente gjate dites, por maskat zakonisht vihen jo dhe aq per te qene hipokrite sesa per te mbrojtur vetveten, mendimet, boten, planet nga njerezit qe nuk kane pse t'i dine.

Mendoj qe te jesh vetvetja domethene te jesh i/e balancuar dhe te tregosh aftesite dhe karakterin tend pa harruar miresjelljen dhe taktin.

Une e kam te veshtire te fsheh emocionet, me lexohen te gjitha ne fytyre, edhe nese nuk them asnje fjale.



Jam d'akord me cdo koncept.Besoj ne pershtatshmerine ndaj situatave,personave e shoqerise,qe s'do te thote te jesh me shume fytyra por thjesht te nxjerresh ne pah disa ane te karakterit e te fshehesh/t'u ulesh intensitetin te tjerave,eshte dicka qe me kalimin e kohes dhe me plasmimin e karakterit vjen natyrale.


Edhe une e kam te veshtire te fsheh emocionet por po mesoj!


Postuar nga Deb* datė 13 Nëntor 2008 - 22:37:

Per mua me e veshtire eshte te shtirem se te jem vetvetja.Ja qe ka situata qe na duhet te dalim jashte vetes sone ''per t'ju bere qejfin botes''apo shoqerise ku jetojme.Duhet te pershtatesh .Ndonjehere themi gjera apo bejme ca veprime jo se duam ,por se duhet.Nuk ka njerez me te shtirur se Amerikanet.Te presin e te percjellin me buze ne gaze kudo qe vete edhe kur ti ja sjell ne maje te hundes.Kjo jo se vertet jane te tille ,por ua do puna.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.