Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Gian Maria Volonte' dhe sekreti i filmit L'America (1994) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16967)


Postuar nga Fajtori datė 15 Prill 2009 - 13:51:

Gian Maria Volonte' dhe sekreti i filmit L'America (1994)

Gian Maria Volontč eshte nje nga aktoret me te vecante te kinematografise italiane. Nuk ka bere asnje film komik, gje qe personalisht me duket mangesi, por aftesia e tij si aktor eshte e mahnitshme. Ai eshte vleresuar nga Hollywoodi qysh heret, por nuk u tentua kurre nga industria amerikane. Ne fakt ai dedikoi profesionin dhe jeten e tij levizjeve sociale te '68-es me bindje fortesisht te majta, duke u vene ne krye te levizjeve te punetoreve, studenteve dhe aktoreve te tjere. Ne fakt vitet '60 krijuan nje levizje sindikaliste edhe brenda kinematografise, ku aktoret kerkonin me ngulm zhdukjen e dublimit apo pjesemarrjen ne aspektet prodhuese te filmit (gje qe kundershtohej nga regjizoret dhe producentet).

Angazhimi i tij social beri qe mos ti jape rendesi parase dhe te luaje vetem rolet qe i pelqenin. Por ajo qe e ben aktor special eshte futja ne personazh jo thjesht gjate xhirimeve, por gjate gjithe periudhes qe mendonte per filmin. Ai studjonte cdo detaj, pamjen, ecjen e personazhit, fotografi (kur personazhet ishin reale), xhirime te verteta, dialektin, etj etj. Per te kryer personazhin e Aldo Moros qe u grabit nga brigadat e kuqe ai studjoi cdo gje te liderit politik, u mbyll ne shtepi i rrethuar me fotografite e politikanit duke pare filmimet e RAI-t qe tregonin politikanin ne raste te ndryshme. Ndersa ngjashmeria me Lucky Luciano gjate xhirmit te nje filmi ishte e tille qe dikush qe kishte njohur nga afer Lucky Lucianon mendoi se ishte ai i verteti.

Njohja me Ennio Fantastichini-n para filmit L'America.
Ne vitin 1990 Volontč merr rolin e nje gjykatesi ne filmin "Porte aperte". Regjizor eshte Gianni Amelio dhe filmi ben fjale per nje proces gjyqesor ku qarqet e larta te shtetit duan ti mbyllin gojen dikujt duke e akuzuar per vrasje dhe denuar me vdekje. I akuzuari luhet nga Fantastichini, nje aktor i ri qe adhuron mjeshtrin e kinemase dhe mezi pret ta takoje.


Xhirimet fillojne dhe dy aktoret luajne rolet e tyre para njeri tjetrit. Por sapo mbarojne xhirimet Volontč largohet pa pershendetur askend dhe aktori i ri nuk ka mundesi ta takoje. Kjo histori perseritet ēdo dite dhe Fantastichini nuk ka mundesi ta takoje kurre gjate xhirimeve. Praktikisht ishin dy njerez qe takoheshin vetem gjate roleve te tyre ne film. Kur filmi mbaron aktori i ri humbet shpresat se mund te takoje mjeshtrin, por dy dite me vone bie telefoni dhe Volontč e fton per dreke ne shtepi. Pasi e pret ne oborrin e shtepise i thote: "Tani une dhe ti mund te jemi shoke, atje ishim gjykates dhe i pandehur". E gjithe ftohtesia e mjeshtrit ishte nje menyre per tu futur akoma me shume ne rolet e caktuara ne film. Pra ishte menyra qe aktori i vjeter zgjodhi per tu futur ne rol se bashku me aktorin e ri. Pas njohjes ama dy aktoret u bene miq te ngushte.


Filmi L'America
Shume nga ju e mbajne mend si filmi i shumepritur qe do fliste per Shqiperine e viteve '90. Kur doli ama gati te gjithe u ofenduam nga menyra siperfaqsore qe Gianni Amelio kishte pershkruar shqiptaret. Ne rolin kryesor ishte Enrico Lo Verso, nje aktor thuajse gjithmone me te njejten fytyre ne cdo film. Nderkaq Volontč dhe Fantastichini (te cilet u njohen prej Gianni Amelio-s ne "Porte aperte") thirren perseri nga regjizori per te luajtur dy role ne film. Gian Maria Volontč duhet te luante rolin e plakut italian, te harruar ne Shqiperi qysh ne kohet e luftes dhe te mbyllur ne nje azil pleqsh (shiko foton lart). Volontč si gjithmone e merr seriozisht rolin. Prej muajsh mundohet te kuptoje plakun e harruar brenda nje shteti te mbyllur nga diktatura, i cili gati ka harruar te flase. Xhirimet po afronin dhe Amelio po ndryshonte gjithmone e me shume skenarin per te zgjatur skenat e Enrico Lo Verso-s. Volontč flet me regjizorin per ti spjeguar se filmi po merr trajte tjeter dhe Fantastichini, i cili eshte aktor i mire, po del jashte loje ne film. Por Amelio nuk do t'ia dije dhe lidhja mes tyre prishet. Automatikisht edhe Fantastichini le filmin dhe filmi perfundon te jete ai qe eshte sot.

Ne nje interviste Ennio Fantastchini thote se ai film do ishte nje kryeveper sikur Volontč te luante rolin e plakut, per te cilin po pergatitej prej muajsh. Aktori i vjeter kishte filluar te belbezonte si nje njeri qe kishte kohe pa folur, ne menyre qe te kuptonte si ishte ai plak ne film.

Me lehtesine e gjykimit te tanishem mund te mendojme se loja e Volontč-se mund ti jepte vertet trajta te tjera asaj historie. Ndoshta filmi do anonte nga trauma e diktatures ne mendjen e nje plaku qe jetoi ne Shqiperi ne vend qe te tregohet vetem impakti tek mendja e nje italiani te sapo-ardhur qe kurorezon moskuptimin e tij me fjalin e famshme "Albanesi del cazzo".

Filmi L'America solli efektivisht renien e Amelio-s si regjizor, i cili deri ne ate moment po prodhonte filma te vleresuar neper bote ("Il ladro di bambini", 1992). Ndoshta ishte pikerisht kapadajlleku i regjizorit qe vinte nga suksese te medha qe i mbylli syte ndaj keshillave te mjeshtrit Gian Maria Volontč.

Per ta mbyllur nje nga skenat e fundit qe Volonte interpretoi ne 1994-en. Ne krah ka Harvey Keitel:


Postuar nga Koli_tr datė 15 Prill 2009 - 18:43:

un sa her qe e shof volontene kom emocjone
nuk osht e drejt qe atij nuk i dhan asnji cmim oscar , sepse ishte i majte
sepse cmime oscar po morin ca kalamoj me filma te kote
kush osht ai burre qe e lune cucion si e ka lujt volonteja ke filmi plumbi arte ?
e plot e plot filma te tjere qe di me i lujt nji gjigand
vdiq ne 1994 ne follorine te greqis sepse kishte shku me lujt nji film


Postuar nga Fajtori datė 15 Prill 2009 - 20:05:

Foto lart per te treguar ngjashmerine me Lucky Luciano. Meqe ke nostalgji per Volonte-ne me poshte gjen nje seri skenash nga filmat e tij (ne High Definition per kenaqesine e syrit):



Kuriozitet: Monologu tek filmi "Sacco e Vanzetti" ka bere rojen ne sfond te perlotet gjate xhirimit. Kjo ka detyruar regjizorin te ndaloje monolgun dhe ta xhiroje nga fillimi pasi roja mblodhi veten.


 
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.